Studimi tregon si i mësojmë fjalët
Thu 16 Dec 2010 - 14:38
Truri i njeriut nuk harron më kurrë një fjalë të dëgjuar më shumë se 160 herë, vërtetoi një studim shkencor i Universitetit të Kembrixhit. Studimi i publikuar sot mund t’i shërbejë të gjithë atyre që përpiqen të mësojnë një gjuhë të re.Sipas përllogaritjeve, mjaftojnë vetëm 14 minuta për të përvetësuar një fjalë të një gjuhe të huaj të panjohur. Duke përsëritur fjalën vazhdimisht gjatë kësaj kohe, tingujt e rinj zhduken dhe truri nis t’i njohë si gjuha amtare.Eksperimenti i publikuar në “Journal of Neuroscience”, u zhvillua me 16 persona të rastësishëm, aktiviteti celebral i të cilëve u monitorua gjatë të gjihë kohës.Fillimisht, personat nisën të dëgjonin fjalë të zakonshme të gjuhës së tyre. Puna që i nevojitej trurit për t’i njohur ato, u mat prej ekspertëve. Më pas, personat u përballën me fjalë të gjuhëve të huaja, të panjohura nga ta.Mesatarisht, pas 160 përsëritjesh, aktiviteti i tyre celebral ulej deri në nivelin e fjalëve të zakonshme të njohura prej tyre.“Studimi hedh dritë edhe me mënyrën se si të porsalindurit mësojnë gjuhën nga prindërit e tyre”, deklaroi Yuri Shtyrov, drejtuesi i eksperimentit. “Për të mësuar një gjuhë të huaj, mjafton ta dëgjosh atë”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi