Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

UEFA: Nuk e kemi penguar Shaqirin që ta bartë flamurin kombëtar Empty UEFA: Nuk e kemi penguar Shaqirin që ta bartë flamurin kombëtar

Tue 28 May 2013 - 10:42
Futbollisti shqiptar që luan më kampionin e saposhpallur, Bayern-in, Xherdan Shaqiri, pas fitores së Champions League, ai edhe pse nuk luajti gjatë ndeshjes, ka festuar në fushën e blertë me flamurin e Kosovës, së bashku me atë zviceran.

Mirëpo, pas disa reagimeve nëpër rrjetet sociale, se pse Shaqiri nuk e kishte përdorur flamurin kombëtar shqiptar, Shaqiri, përmes Facebook, pati shpjeguar se ka qenë i penguar nga UEFA.

Por, zyrtarët e UEFA-s këtë lajm e kanë demantuar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Ne natyrisht posedojmë disiplinë dhe rregulla gjatë ndeshjeve apo pas tyre, por asnjëherë nuk kemi penguar ndonjë lojtar apo ta mësojmë se cilin flamur të bartin apo valavitin ata. Pra, në këtë rast, as Shaqirin nuk e ka penguar UEFA. Ai ka qenë dhe mund të jetë i lirë të përdor çfarëdo flamuri”, ka pohuar zyrtari i UEFA-s për “Presheva jonë”.

Madje sipas UEFA-s, as që është pyetur pardje UEFA nga ndokush se çfarë flamuri të bartë me vete.

“Ne, nga UEFA sikur ta kishim dashur ta pengonim, do të pengonin atë me flamur të Kosovës, që s’është anëtare e UEFA-s, e pse ta pengojmë atë të Shqipërisë?!”, ka shtruar në fund zyrtari UEFA-s.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi