Rekord i ri, 7 hektarë flamur, me peshë 5 tonë!
Tue 28 May 2013 - 14:28
Libri Guinness i Rekordeve e ka cilësuar si flamurin më të madh në botë, atë që kanë shpalosur 200 njerëz në fshatin rumun Clincen. Flamuri, me përmasa 349 dhe 227 metra dhe me peshë prej 5 tonësh, është shtrirë në shtatë hektarë tokë, në jug të Bukureshtit. Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Kryeministri rumun, Victor Ponta, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kanë ndjekur nga afër ngjarjen e së hënës. Qepja e fijeve për flamurin gjigand thuhet të ketë nisur para dy muajve. Jack Brockbank, nga Libri Guinness, ka konfirmuar se ky është flamuri më i madh në botë. Rekordin e mëparshëm për këtë e ka mbajtur Libani.
Përgatiti: A.Kosovari
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Rekord i ri, 7 hektarë flamur, me peshë 5 tonë!
Wed 29 May 2013 - 15:55
Po Shqiperia qe i ka fushat nga Shkodra ne Sarande pa punuar fare pse nuk e shtrojne nje flamur te pakten per te kryer rekordin e pathyeshem rrine qe rrine kote ato fusha?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi