Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rama i përgjigjet Berishës për ‘çeçenët’: “Jemi shumë pak për t’u ndarë”. Një ish- themelues i PD gr Empty Rama i përgjigjet Berishës për ‘çeçenët’: “Jemi shumë pak për t’u ndarë”. Një ish- themelues i PD gr

Fri 31 May 2013 - 19:57
Një ditë më parë, në Kamëz, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi kryetarin e opozitës, Edi Rama, duke thënë se ai i quan të ardhurit nga veriu ‘çeçenë’.

Ishte një deklaratë vetëm për të nxitur urrejtje dhe ndasi, por Edi Rama është përgjigjur në mënyrë indirekte, duke thënë se Shqipëria është shumë e vogël për të qenë e ndarë.

“Shqipëria është shumë e vogël për ta ndarë në veri e jug, po t’i hyjmë origjinës të gjithë dalim pak nga jugu e pak nga veriu. Problemi është kush të bën punën, lëreni ndarjen veri-jug”, tha Rama përpara banorëve të zonës së Don Boskos në Tiranë.

“Kisha kohë pa kaluar, por siç e kam lënë e kam gjetur këtë zonë. Jam shumë krenar që me mundësi të kufizuara në Bashkinë e Tiranës të nxjerrim këtë zonë nga balta, por shih e shkruaj,” tha ish-kryebashkiaku i Tiranës.

Rama tha se komunisti më i rrezikshëm është ai që është antikomunist, duke iu referuar Berishës.

“Ka një histori që i ka penguar shqiptarët ta shohin qetësisht marrëdhënien me politikën, ta shohin Partinë Socialiste si alternative për shumë arsye të së shkuarës, gjyshit që ka qenë i persekutuar apo diçka tjetër. Ky është gabimi më i madh i këtyre 20 viteve. Njerëz të ndershëm, që kanë arsye të ndihen keq kur kthejnë kokën në të kaluarën, kanë votuar djathtas, por sot PD është kthyer në partinë familjare të një komunisti. Komunisti më i rrezikshëm është ai që është antikomunist, nga ky të gjen belaja. Ne jemi shumë të bindur që përfaqësojmë me dinjitet interesat edhe tuajat, sepse në fund të fundit është e thjeshtë, sot të përndjekurit, pronarët që për gjithë këto vite ia dhanë votën me sy mbyllur PD-së, janë po aq në hall sa ç’janë të gjithë të tjerët. Halli i tyre lidhet me tradhtinë e madhe të PD-së, i përdori, i abuzoi, shpërdoroi dhe i tradhtoi tërësisht. Ne nuk jemi parti ideologjike, ne jemi të lumtur që jetojmë në një epokë jo ideologjike, ato kanë marrë fund. Sot jemi në kohën e idealeve dhe ideve. Ne i besojmë shumë fort idealit të lirisë, drejtësisë shoqërore dhe solidaritetit”, tha Rama.

Në këtë takim një qytetar, i quajtur Jashar Shehu, që pretendonte se ishte themelues i Partisë Demokratike në Dibër, kërkoi që të digjte teserën e partisë përpara kamerave.

Pasi nuk u lejua të digjte teserën, ai e grisi atë.

“Unë dua thjesht shtet. Rama i ka dhënë provat për Tiranën,” tha ai./ep
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi