Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës Empty PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës

Mon 3 Jun 2013 - 20:08
Parita Drejtësi, Integrim dhe Unitet është zhvendosur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mes mijëra mbështetësve, kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi, ka prezantuar kandidatën për deputete në këtë qark, gazetaren e njohur znj. Aida Shtino. Në fjalën e tij, zoti Idrizi vlerësoi maksimalisht kontributin që ka dhënë znj. Shtino si gazetare dhe garantoi përpara mbështetësve të qarkut të Lezhës, se angazhimi i saj do të vijoi të jetë maksimal edhe në Parlamentin e Shqipërisë. “Ajo është gazetarja që kultivon shpresën. Shikojeni me vëmendje: dëgjojeni në emisionet e saj. Dëgjojeni në fushatën e saj. Ajo jep shpresë. Aida bën e vetme, me një grup gazetarësh të rinj një mision, një vepër që mund dhe duhet ta bënte shteti, ose shteti së bashku me organizata joqeveritare, apo me komunitetet fetare. E vetme bën diçka që duhet ta bënte shteti. Aida e zëvendëson shtetin në misionin e saj dhe punon si gazetare. Aida me zgjedhjen e saj është konfirmimi më i mirë se PDIU-ja në skenën kombëtare është pranuar gjerësisht nga qytetarët e thjeshtë, nga intelektualët, si një parti dinjitoze, kombëtariste, liberale, ku nuk bëhesh pis, ku nuk njollosesh, dhe ku vijnë me dëshirë për të kontribuar njerëz si Aida. Kështu ka ndodhur me ne në Tiranë, në Korçë, në Devoll, në Pogradec, në Korçë, e gjetkë.” – u shpreh zoti Idriz.

Më pas në fjalën e tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet u ndal tek e ardhmja e Qarkut të Lezhës, si një zonë me potencial shumë të madh si në turizëm ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ne do ta bëjmë Lezhën etapë të detyrueshme të udhëtimeve të rinisë sonë të të gjitha viseve kombëtare. Për varrin e Skënderbeut, për kështjellën, për shumë bukuri të tjera. ne do mbështesim idenë për një port të Shëngjinit të projektuar për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Jo për këtë port ekzistues, por për një port të ri. Ka studime në këtë drejtim dhe ne do të shtyjë përpara së bashku me Aidën dhe miq të tjerë në këtë drejtim. Ne, siç e dini, jemi një parti që kemi në programin tonë Komunuelthin kombëtar, njëlloj bashkimi ekonomik të gjithë viseve shqiptare. Sipas vizionit tonë,çdo pjesë e territorit ku jetojnë shqiptarët duhet të jetë në funksion të këtij zhvillimi. Shëngjini është porti më interesant për gjithë rajonin dhe sigurisht, dhe më së pari për Kosovën. Ne duhet të ndihmojmë që Kosova të jetë e vetëmjaftueshme ekonomikisht. Kosova duhet të hapet. Kosova duhet të ketë dalje në det. Që qarku i Lezhës të ketë një port të vetin si pikë dalëse për gjithë rajonin dhe në veçanti për Kosovën, do të thotë që gjithë qarku të ketë një rëndësi që kapërcen Lezhën. Që këtu të ketë turizëm të lidhur me jahtet, të ketë industri peshkimi, të ketë më shumë punësim.” – deklaroi zoti Idrizi. Në fund të fjalës së tij, zoti Shpëtim Idrizi kërkoi nga të gjithë banorët e Lezhës që për t’i dhënë dinjitet vetes së tyre dhe Parlamentit të Shqipërisë, në datë 23 qershor të votojnë për Aida Shtinon, të votojnë numrin 50.

Nga ana e saj, kandidatja për deputete e PDIU-së në Qarkun e Lezhës, zonja Aida Shtino felenderoi të gjithë mbështetësit dhe u shpreh se siç ka bërë këto 8 vite në televizion, duke ndihmuar qindra e mijëra familje, të njëjtën gjë do bëjë edhe në Parlamentin e Shqipërisë. Zonja Shtino e cilësoi një prej sfidave më të vështitra përfshirjen e saj në politikë. “A e dini sa e vështirë është për mua t’i futem politikës, sepse unë nuk jam politikane, por jam gazetare dhe për mua një gazetar është misionar. Pra dua t’ju them se për mua kjo është një nga sfidat më të veshtira të jetës time, por jo çdo gjë e vështirë është e pamundur për t’u realizuar. Prandaj më duhet ndihma e juaj, që këtë sfidë ta kalojmë bashkë, ashtu siç kemi kaluar sfidat për gjetjen e qindra e qindra personave të humbur. Ju ftoj që më 23 qershor të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të votoni numrin 50, pasi PDIU është e vetmja forcë politike patriotike dhe ku në themel të saj janë problemet e shqiptarëve, kudo ku Zoti i ka vënë.” – mbylli fjalën e saj kandidataj për deputete e PDIU-së znj, Aida Shtino.
(m.a/BalkanWeb)
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës Empty Re: PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës

Mon 3 Jun 2013 - 20:16
e meriton aida shtino nje grua me shume personalitet e meriton kete shperblim fale punes teper fisnike qe ajo ben.......
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës Empty Re: PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës

Mon 3 Jun 2013 - 20:17
po nje grua me peshe fisnike moral e keshtu me radh
Sponsored content

PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës Empty Re: PDIU prezanton Aida Shtinon si kandidate të saj në qarkun e Lezhës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi