Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Basha - Ramës: Paragjykues ndaj myslimanëve, reagon PS: Mos i ndajë shqiptarët Empty Basha - Ramës: Paragjykues ndaj myslimanëve, reagon PS: Mos i ndajë shqiptarët

Wed 5 Jun 2013 - 22:10
Lulzim Basha është përfshirë ethshëm në këtë fushatë elektorale, pavarësisht se kur kandidoi për t’u rizgjedhur kryebashkiak, tha se do merret vetëm me qytetarët. Tashmë nuk ka ditë që ai të mos akuzojë kryesocialistin Edi Rama. Këtë radhë Basha e ka akuzuar Ramën si të kompleksuar dhe paragjykues ndaj myslimanëve.

Sulmet e Bashës kanë ardhur pas faktit se ende nuk kanë nisur punimet për ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Basha, pavarësisht se Rama nuk është shprehur për këtë çështje, ka thënë se ai po shpif që nuk ka leje për ndërtimin e xhamisë.

“Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri xhaminë, vendosi të mos e bënte xhaminë, ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje. Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e z. Rama që për 11 vjet zgjodhi të mos e ndërtojë xhaminë dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman, por jo vetëm”, ka thënë Basha.

Me këtë sulm, Basha synon që të mbledhë sa më shumë mbështetje dhe vota të myslimanëve. Jo më kot, së bashku me Berishën, ata vendosën për ndërtimin e xhamisë vetëm pak para zgjedhjeve.

Ndersa, nga ana tjeter Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, sipas të cilit, Edi Rama ka është i kompleksuar dhe paragjykues ndaj myslimanëve. Sipas PS-së, Berisha dhe Basha, nën panikun e humbjes, janë duke i fryrë dasive fetare dhe krahinore.

“Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë ç’vijnë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t’i fryjnë dasive fetare e krahinore. Për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë. Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të çlirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve. Në 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun edhe për këtë turp të radhës”, thuhet në reagimin e PS-së
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Basha - Ramës: Paragjykues ndaj myslimanëve, reagon PS: Mos i ndajë shqiptarët Empty Re: Basha - Ramës: Paragjykues ndaj myslimanëve, reagon PS: Mos i ndajë shqiptarët

Wed 5 Jun 2013 - 23:55
vrasesi i 21 janarit lul basha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi