Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

  Pukë vetëvaret infermierja Empty Pukë vetëvaret infermierja

Thu 6 Jun 2013 - 17:49
jep fund jetës me vetëvarje një infermiere në një fshat të Pukës. Policia thotë se 39-vjeçarja me profesion infermiere, nga Puka, i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetvaruar.



vetvrasje_11-300x224Njoftohet se shtetasja B. Matoshi, 39 vjeçe, është gjendur e vetëvarur nga familjarët e saj pranë banesës. Policia tha se ajo ka lënë të shkruar edhe një copë letër mbi shtratin e saj, në të cilën thuhej: ”Jeta ime kaq ka qenë e shkruar”. Burime nga Policia e Shkodrës kanë thënë dje se ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të së mërkurës. Në këtë kohë është marrë informacion se është gjetur e vetëvarur shtetasja B. Matoshi, 39 vjeçe, lindur në fshatin Iballë të rrethit Pukë dhe banuese në Kamzë, Tiranë.

Policia ka bërë me dije se me të marrë këtë informacion, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se viktima është gjetur e vetëvarur me litar, pikërisht në një degë peme në oborrin e shtëpisë dhe nga këqyrja e kufomës rezultoi se nuk ka dëmtime apo shenja dhune, transmeton panorama.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe sipas informacioneve të marra nga të afërm të 39-vjeçares, konkretisht sipas babait të saj, vajza ka qenë me banim në Kamzë, por dy muajt e fundit po banonte në fshatin Iballë, Pukë, dhe punonte si infermiere në këtë fshat. Dyshohet se vetëvarja ka ndodhur në gjendje depresive të rënduar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi