Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gjumi mbi tastierë i kushton bankës mbi 222 milionë euro! Empty Gjumi mbi tastierë i kushton bankës mbi 222 milionë euro!

Tue 11 Jun 2013 - 13:00
Gjumi mbi tastierë i kushton bankës mbi 222 milionë euro! 68639_1BERLIN-
Një punonjës banke në Gjermani e ka zënë për një moment gjumi mbi
butonin "2" të tastierës së kompjuterit duke shndërruar një transfertë
prej 62 eurosh në mbi 222 milionë. Me vendim të një gjykate gjermane,
kolegia e tij është pushuar nga puna sepse nuk e ka vënë re.

Punonjësja
e pushuar, e punësuar në bankë që prej vitit 1986 me detyrën e
kontrollimit të transfertave bankare, u është drejtuar organeve të
drejtësisë në lidhje me pushimin e saj nga puna. Punëdhënësi e pushoi
sepse ajo nuk e vuri re kolegun që kreu transfertën prej 222 222 222,22
eurosh.

"Kolegun, që nuk ishte përgjegjës për kontrollimin e
transfertave bankare, e zuri gjumi mbi butonin '2' të tastierës", -
citoi gjykata rajonale e punës në Hessen në një deklaratë për shtyp.

Gjykata urdhëroi rikthimin në punë të punonjësit të pushuar padrejtësisht.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi