Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Njeriu i afërt me BDI-në ofendon myslimanët Empty Njeriu i afërt me BDI-në ofendon myslimanët

Wed 12 Jun 2013 - 11:11
Miku i ngushtë i udhëheqësve të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI, Ibrahim Kelmendi i ka ofenduar myslimanët duke i quajtur ata mercenarë.

Duke reaguar ndaj deklaratës së deputetit Gëzim Kelmendi, i cila në një emision televiziv tha se Gjergj Kastrioti Skënderbeu është hero i katolikëve, Ibrahim Kelmendi i quan mercenarë shqiptarët që u konvertuan në myslimanë në shekullin 15.

“Në shekullin e 15-të shqiptarët vazhdonin t’i përkisnin besimit ortodoks dhe katolikë, fare pak ishin konvertuar në besimin islam (mercenarë të sojit tënd). Ndërsa një pjesë e fisit Kelmend është konvertuar në besimin islam gjatë shekullit të 19-të”, shkruan ai.

Sipas analistëve, gjuha e përdoruar nga Ibrahim Kelmendi është gjuhë e urrejtjes.

“Gjuha e përdorur nga ky person është gjuha e urrejtjes, pasi stigmatizon një pjesë të madhe të popullit shqiptar dhe është hyrje në vëlla - urrejtje”, tha për “Lajm” analisti Ramadan Ramadani.

Ndërkaq, BDI nuk dëshiron që të prononcohet në lidhje me këtë çështje. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, nuk iu përgjigj as thirrjeve të panumërta të “Lajm”-it dhe as mesazhit të dërguar në telefon.

Ibrahim Kelmendi është një nga themeluesit e LPK-së dhe ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret”. Ai ka bërë recensionin e librit të Bedri Islamit “I vërteti (Ali Ahmeti)” dhe bashkëbisedues në librin “Lindja e përgjakur” e Bedri Islamit.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera Ibrahim Kelmendi në reagimin e tij drejtuar bashkë-fisasit Gëzim Kelmendi: “Në shekullin 15-të vërtet nuk ka pas kombe sipas përcaktimeve politike të fund-shekullit të 19-të dhe shekullit të 20-të, megjithatë popuj me përkatësi etnike, bazuar kryesisht në gjuhë, kulturë e tradita, kanë ekzistuar. E Gjergj Kastrioti është ka çliruar një pjesë të popullit dhe territorit shqiptar, duke ia shkërdhyer famën dhe duke ia ndal turrin Perandorisë Osmane, e cila kishte synim dhe ishte në ofensivë për të pushtuar gjithë Evropën. Meqë je një injorantë i shpërfytyruar, lexo historinë e sulltanit të parë, Osman Gaziut, për të cilin thuhet se kishte parë një ëndërr që të jetë ngarkuar nga Allahu me mision për të përhap islamin me shpatë, në emër të xhihadit...”, shkruan ndër të tjera ai.





Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi