Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmeti: Ideja për "Shqipërinë e Madhe" ka lindur në qendrat serbe Empty Ahmeti: Ideja për "Shqipërinë e Madhe" ka lindur në qendrat serbe

Sat 15 Jun 2013 - 18:55
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në intervisën për Dojçe Velen vlerëson se tani është koha të zgjidhet kontesti për emrin me Greqinë, që do t'ia hapte rrugën Maqedonisë drejtë BE-së dhe NATO-s. Megjithatë nuk është optimist nëse kjo çështje do të zgjidhet në qershor me ç'rast do të fillonin negociatat për anëtarësim në BE.
Ahmeti thotë se në koalicionin qeveritar ka mirëkuptim se duhet të arrihet kompromis me palën greke rreth emrit.
"Ne si shqiptar i informuam të gjitha partitë e bllokut politik maqedonas me cilat emra nuk pajtohemi. Nuk pajtohemi vendi të quhet Republika Sllovene Maqedone, as Republika Nacionale e Maqedonisë, dhe as të mbetet në përdorim Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Çdo kompromis tjetër për ne është i pranuar. Për shembull: Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë Veriore, etj...", thekson Ahmeti.
Ai përkujton se ideja e fundit e ndërmjetësuesit Nimic dhe për shkak këtë arsye, ashtu siç thekson, BDI ndërrmori aktivitet të theksuar politik, spese vlerëson se tani është momenti që palët të ulen në tryezë të përbashkët.
"Nuk dua të keqkuptohem nga asnjë politikan dhe lider në vend, por dua të tregoj se tani është momenti të kemi guxim dhe t'i mbyllim temat e rëndësishme të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë si dhe të gjithë atyre që vijnë pas nesh - për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë", thotë lideri i BDI-së.
Anulimi i zgjidhjes së problemit në afat më të gjatë, sipas tij, nuk do të ishte mirë as për Republikën e Maqedonisë as për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nuk do të ndikonte mirë edhe ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.
I pyetur për idenë për "Shqipëri të Madhe" është realitet apo ëndërr, Ahmeti u përgjigj se ai projekt ka lindur në qendrat e mëdha serbe të Millosheviqit me qëllim të hidhet poshtë kërkesa legale e shqiptarëve të cilët ateherë kanë jetuar në ish Jugosllavi.
"Qëllimet e prioriteteve të shqiptarëve të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë janë: implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi  i vendit në NATO dhe BE, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike mes të gjithëve të cilët jetojnë në vend: maqedonasve, shqiptarëve, vllehëve, turqve, romëve, boshnjakëve...", potencon Ali Ahemti. 

/almakos.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi