Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Zbuloni vetë sëmundjen tuaj  Empty Zbuloni vetë sëmundjen tuaj

Mon 20 Dec 2010 - 21:08
Në kohët e vjetra, nuk kishte as barna dhe as pajisje për të diagnostikuar sëmundjet, kështu që mjekët, për të zbuluar se nga çfarë vuante pacienti, bazoheshin vetëm në simptomat e jashtme.

Në ditët e sotme, pajisjet e sofistikuara kanë lehtësuar punën për të gjithë, por mjekët e aftë shpesh nuk kanë nevojë për rezultatet për të kuptuar çfarë i bën njerëzit të ndihen keq.

A është e mundur që të kuptojmë pa shkuar tek mjeku se nga çfarë vuajmë? Mjekët amerikanë thonë se po, por njëkohësisht rekomandojnë që të mos zëvendësoni për këtë arsye vizitat. Këto janë disa këshilla të vlefshme për të kuptuar vetë se nga çfarë lëngojmë, bazuar në simptomat më të zakonshme në pjesë të ndryshme të trupit.

Këmbët - Shumë persona ankohen për dhimbje nga këmbët. Kjo është pjesërisht normale, pasi në fund të fundit, ato duhet të mbajnë të gjithë peshën e trupit tonë. Ajo që shumë persona nuk arrijnë të vënë re, është zbehja e shputës së këmbës.

Nëse diçka e tillë ndodh, është e domosdoshme që të kontrollohet gjendja e shtyllës kurrizore. Zbehja e shputave shkaktohet vetëm në rast se sistemi nervor qëndror nuk është duke funksionuar në mënyrën e duhur, ose nëse zemra nuk pompon dot gjak deri në skajet më të largëta.

Kyçet - Të shumta janë edhe ankesat nga kyçet. Njerëzit shpesh kanë kavilje dhe kyçe të fryra. Kjo ndodh zakonisht prej jetës sedentare, pa shumë lëvizshmëri dhe me punë të vazhdueshme zyre.

Një arsye më shqetësuese se përse kjo mund të ndodhë, është një mungese e funksionimit të plotë të veshkave apo zemrës. Nëse njerëzit me jetë aktive kanë këtë problem, atëherë duhet të bëjnë një kontroll të plotë, por pirja e më shumë uji, gjithsesi do të ndihmonte nëse problem janë veshkat.

Lëkura - Eshtë organi më i madh i trupit të njeriut dhe nëse ajo është veçanërisht e thatë, kjo do të thotë zakonisht se personi vuan prej mungesës së vitaminës A ose B. Edhe zbehja tregon mungesë vitaminash, por të llojit C.

Kjo mund të jetë gjithashtu edhe shenjë e zhvillimit të problemeve me tiroiden apo të diabetit. Në rastin e dytë, është e zakonshme që përveç zbehjes, edhe hematomat të krijohen me lehtësi pas goditjeve të lehta. Anemia dhe probleme me sistemin kardiovaskular mund të jenë gjithashtu shkaktare.

Hunda - Kur maja e hundës është e kuqe, zakonisht tregon se personi ka probleme me alkoolin. Megjithatë, kjo është edhe një shenjë tipike e problemeve me zemrën. Nëse e gjithë hunda është e kuqe, atëherë problemet duhet të jenë në stomak dhe duoden.

Thonjtë - Nëse thonjtë nga rozë marrin një ngjyrë si më të kuqërremtë, atëherë problemi qëndron tek veshkat. Shpesh herë, kjo tregon edhe mungesë jodi apo probleme të tiroidit.

Sytë - Jo më kot, thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit. Mjekët, prej kohësh janë mësuar që të shikojnë sytë për të kuptuar më shumë për problemet e pacientëve të tyre.Nëse syri është i kuqërremtë, zakonisht tregon për probleme me mëlçinë, por në rastin e femrave, është edhe një tregues për probleme gjinekologjike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi