Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt janë më romantikë, por tradhtojnë edhe më shpesh Empty Meshkujt janë më romantikë, por tradhtojnë edhe më shpesh

Sun 16 Jun 2013 - 21:09
Meshkujt janë më romantikë, por tradhtojnë edhe më shpesh Meshkujt
Vërtet mund të harrojnë përvjetorët apo ditëlindjet, mund të blejnë dhuratat e Shën Valentinit në çastet e fundit, por megjithatë, meshkujt janë më romantikë se femrat.
Sipas një studimi të ri botëror, që publikohet në librin “The Normal Bar”, ku kanë marrë pjesë 10.000 vetë nga e gjithë bota, 48% e meshkujve janë dashuruar me shikim të parë, ndryshe nga 28% e femrave.
Ky studim është përgatitur nga Pepper Schwartz, profesore e Sociologjisë në Universitetin e Uashingtonit, si dhe nga profesor James Schwartz, drejtor i Qendrës Kërkimore në Universitetin “George Mason” në Virxhinia.
Nga rezultatet e nxjerra, 74% e të pyeturve janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ndërsa 66% besojnë se kanë gjetur shpirtin e tyre binjak.
Sipas “Daily Mail”, 15% e tyre u përgjigjën se në të shkuarën e kanë tradhtuar partnerit/en, ndërsa pyetjes “keni kryer marrëdhënie seksuale jashtë lidhjes suaj”, po iu përgjigjën 33% e meshkujve dhe 19% e femrave.

Gjithsesi, të gjithë të pyeturit thanë se çelësi i lumturisë në një marrëdhënie është komunikimi. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi