Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Rastësi historike pas 456 vjetëve Empty Rastësi historike pas 456 vjetëve

Mon 20 Dec 2010 - 21:29
Washington, 20 dhjetor - Barazimi i ditës më natën (21 dhjetor) dhe eklipsi i Hënës, do të ndodhin në një ditë në kontinentin amerikan pas plot 456 vjetësh. Në këtë “rastësi historike”, Hëna do të marrë ngjyrë bakri.
NASA bëri të ditur se eklipsi, i cili do të mund të shihet në një pjesë të Amerikës Veriore dhe të asaj Jugore, për herë të fundit është parë në ditën ku barazohet dita me natën në vitin 1554.

Shkencëtarët këshillojnë të përdoren dylbi ose teleskopë që nuk dëmtojnë syrin. Eklipsi do të ndodhë nesër në orën 09:41 dhe do të zgjasë afërsisht një orë.

Fred Espanak nga Qendra e Fluturimit Hapësinor “Goddard” e lidhur me NASA-n theksoi se e gjithë Amerika e Veriut mund ta shohë këtë takim historik.

Bëhet e ditur se për shkak të veprimtarive vullkanike të ndodhura këtë vit në të gjithë botën, në atmosferë është përhapur shumë pluhur dhe për këtë arsye gjatë eklipsit të Hënës ajo mund të duket pak më e errët se zakonisht.

Brenda vitit 2011 do të realizohen dhe dy eklipse të tjera të Hënës, përkatësisht në muajin qershor dhe dhjetor.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi