Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova luajti me flamur dhe himn, serbët çmenden Empty Kosova luajti me flamur dhe himn, serbët çmenden

Mon 17 Jun 2013 - 17:55
Përfaqësuesja e futbollistëve të rinj të Kosovës (U21) e luajti ndeshjen në Valais Cup në Zvicër, ku është pranuar si anëtare me të drejta të plota, ndonëse ende nuk është, gjë që ka çuar pluhur të madh në Serbinë fqinje. Mediet serbe shkruajnë për këtë si “një skandal pa precedent” dhe se "Sepp Blatter i ka bërë serbët gomarë”, sepse kreu i FIFA-s para ca ditësh në Beograd ka kërkuar që  fëmijët nga Kosova të mund të luajnë futboll, transmeton gazeta kroate V. List.

Në ndeshje janë paraqitur simbolet shtetërore dhe është lëshuar himni i Kosovës, me çka është shkelur vendimi i FIFA-s, e cila ka lejuar zhvillimin e ndeshjeve por pa simbole shtetërore, pasi që Kosova ende nuk është njohur nga Kombet e Bashkuara. 

“Do të protestojmë  në FIFA dhe ndaj Federatës së futbollit të Zvicrës”, ka thënë për mediet serbe kreu i FFS-së, Tomislav Karaxhiq.

Pos këtij suksesi të rinjtë e Kosovës nuk kanë kaluar edhe aq mirë në këtë turne. Në ndeshjen e parë kundër Ganës humbën me penallti (në kohë të rregullt ndeshja përfundoi baras), kurse në ndeshjen e dytë kundër moshatarëve të Egjiptit pësuan humbje katastrofave me rezultatin 0:8. Ndeshjen e ardhshme të rinjtë e Kosovës e luajnë kundër Brazilit.  
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi