Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zgjidhni manikyrin që përshtatet me lëkurën e duarve tuaja dhe strukturën e thoit. Empty Zgjidhni manikyrin që përshtatet me lëkurën e duarve tuaja dhe strukturën e thoit.

Mon 17 Jun 2013 - 19:34
  • Kujdesi për duart nuk duhet parë si luks, por si doshmëri. Këtu do të gjeni disa nga mënyrat e trajtimit të duarve dhe të thonjve që përfshijnë kujdesin shëndetësor dhe atë kozmetik.

Zgjidhni manikyrin që përshtatet me lëkurën e duarve tuaja dhe strukturën e thoit. 8f8f8738-55c0-4389-b5ff-66983f0a05a8---0-
Lëkura është barriera e parë që mbron duart nga efektet e dëmshme të ambientit. Ajo pengon depërtimin e mikroorganizmave brenda trupit, nxjerr jashtë toksinat dhe mbi të gjitha është sensori që përgjigjet për shqisën e të prekurit. Falë receptorëve nervorë të lëkurës së duarve, mund të ndiejmë një prekje të dashur, ngrohtësi, dhimbje, etj. Për këtë arsye, kujdesi i duarve nuk duhet parë si një luks dhe nuk duhet bërë vetëm nëse ke pak kohë të lirë, por është një domosdoshmëri. Para se të fillojmë trajtimin e duarve, duhet patjetër të njohim strukturën e tyre, të lëkurës dhe të thoit. Në këtë mënyrë do të kemi një ide më të mirë rreth asaj që dëshirojmë të realizojmë.
Këtu do të gjeni veçoritë e disa llojeve të manikyrëve që korrespondojnë me nevojat fiziologjike të duarve.

Manikyri SPA

Është një ndër llojet më të fundit dhe më cilësore të kozmetikës së manikyrëve.Përfshin disa procedura, duke filluar nga skrabi, heqja e kutikulave, aplikimin e një maske për duart dhe në fund, masazhim të duarve. Produktet e përdorura në këtë trajtim janë të pasura në lënde ushqyese dhe minerale. Efekti është absolutisht gjallërues!

Manikyri DeLux

Nëse ju vëreni se lëkura e duarve tuaja është bërë tepër e thatë dhe e ashpër, bëjini asaj një trajtim me manikyrin DeLux. Kjo është një procedurë më e komplikuar e rrjedhimisht më e shtrejntë. Diferenca kryesore që bën dallimin në çmim dhe efekt vjen nga përdorimi i një lloj parafine dhe terapie aromatike. Trajtimi me këtë lloj manikyri përfshin gjithashtu kujdesin ndaj bërrylave, si dhe depilimin e krahëve dhe duarve.

Manikyri Hot.

Manikyri Hot konsiderohet si një procedurë e ndarë. Rekomandohet për lëkurë të thatë dhe për rastet kur keni probleme me rritjen e thoit shtresa-shtresa. Gjatë kësaj procedure, duart vendosen në një enë me vaj të ngrohtë ose locion, masazhohen dhe më pas thahen. Efektet e dëshiruara janë menjëherë të dukshme, që pas trajtimit të parë..ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi