Kufoma e gjetur në lumin e Tiranës, policia: E vranë prindërit
Fri 21 Jun 2013 - 21:47
TIRANË- -E vranë prindërit për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin në familje dhe e hodhën në lumin e Tiranës para një jave me pretendimin se vrasja nuk do zbardhej kurrë. Këto dyshime ka ngritur sot Sektori i Krimeve të Rënda në Tiranë gjatë hetimeve që ka kryer vdekjen e 44-vjeçarit, Agron Fisniku, banor i Babrrusë. Burime nga Sektori i Krimeve të rënda konfirmuan për BalkanWeb se kufoma që u gjet dje në lumin e Tiranës me një qese në kokë është vrarë metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë. Hetuesit kanë ndërtuar dhe skenën e krimit duke përforcuar dyshimet se autorët e krimit janë prindërit e Agron Fisnikut.
Policia pasi identifikoi sot se trupi i pajetë i masakruar është shtetasi Agron Fisniku nisi hetime intensive me qilim zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Dyshohet se prindërit Ruzhdi Fisniku dhe H.Fisniku para një jave kanë pasur një grindje të radhës me djalin e tyre. Grindja ka kaluar në konfrontime fizike dhe dyshohet se 44-vjecari është qëlluar për vdekje me sende të forta në bark. Plagët në bark janë tre dhe të thella, ndërsa mjeti i përdorur mund të ketë qenë send prerës. Nha hetimet e kryera dëshmohet se në banesën e prindërve të 44-vjecarit janë gjetur gjurmë gjaku, gjë që sipas policisë dëshmon se krimi ka ndodhur aty.
Sipas dyshimeve të hetuesve, prindërit kanë marrë trupin e djalit dhe pasi i kanë vënë një qese plastmasi në kokë e kanë hedhur në Lumin e Tiranës. Për një javë trupi u dekompozua dhe u gjet vetëm ditën e djeshme nga banorë të rastësishëm.
Mbi krimin e ndodhur pritet të lëshohet një urdhër arresti për Ruzhdi Fisnikun.
Ndërkaq janë ngritur dy pista për shkaqet e vrasjes. Dyshohet se varfëria, mungesa e një pune e djalit të familjes kishte krijuar situata konfliktuale më shumë se njëherë në familjen Fisniku.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
/BalkanWeb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi