Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një në katër amerikanë besojnë tek UFO-t Empty Një në katër amerikanë besojnë tek UFO-t

Sun 23 Jun 2013 - 12:09
Një në katër amerikanë besojnë tek UFO-t Thumb_250x150Gjysma e shtetasve amerikanë besojnë se nuk jemi të vetmit në hapësirë dhe 25% e tyre beson se UFO-t na kanë vizituar. Këto janë rezultatet e kompanisë statistikore YouGov, gjatë sondazhit të bërë për llogari të gazetës “Huffington Post”. Vetëm 17% e amerikanëve beson se jemi të vetëm dhe se nuk ka jetë në planete te tjerë, ndërsa 50% deklaron që ka, ndërsa 33% që edhe mund të ketë.
Ndërsa kur u pyetën nëse ka njerëz apo qenie të logjikshme në botë të tjera, 33% e tyre u përgjigjën të sigurt, 21% tha që nuk ekzistojnë, ndërsa 42% thanë se nuk janë të sigurt.
Gjithsesi, mbresëlënës është fakti që një në katër beson se UFO-t ekzistojnë. Fizikanti britanik Steven Hokings, i njohur për studimet e tij për vrimat e zeza, por edhe për deklaratat provokuese, ka thënë se ka shumë gjasa që të ketë jetë edhe në planete të tjera veç Tokës, por nëse këta banorë të panjohur do na kishin vizituar, do të përjetonim një “eksperiencë shumë të hidhur”.
Vlen për t’u përmendur se shumica e të pyeturve gjatë këtij sondazhi, të cilët besojnë tek UFO-t, theksuan se nuk u besojnë disqeve fluturues, të cilët janë pjellë e fantazisë njerëzore. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi