Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë e bën një grua të lumtur? Empty Çfarë e bën një grua të lumtur?

Mon 24 Jun 2013 - 18:14
Një grua mund të jetë e lumtur, pavarësisht rrethanave dhe faktit se është e martuar, e pasur apo e varfër, është me apo pa fëmijë, punon ose është shtëpiake.Kjo do të thotë që lumturia është një çështje e brendshme dhe se burri dhe paratë, janë ‘mjete të tjera ndihmëse’. Por a është në të vërtetë kaq e thjeshtë, lexoni se çfare shkruan ‘People’.Gjatë një seminari për çiftet, një gruaje i bëhet kjo pyetje: “Burri juaj ju bën të lumtur? Ju bën me të vërtetë të lumtur?”. Në atë kohë, burri i saj reagon duke ngritur kokën, gjë që nënkuptonte besim.
Ai e dinte se gruaja e tij do të thoshte Po, sepse ajo kurrë nuk ishte ankuar gjatë martesës. Megjithatë gruaja u përgjigj me oshëtimë: Jo!

“Jo, burri im nuk më ka bërë të ndihem e lumtur!”
Në këtë moment, burri po kërkonte me sy daljen më të afërt të sallës.

“Burri im nuk më ka bërë të lumtur, nuk më bën të lumtur, unë ndihem e lumtur!”

Dhe vazhdoi:
“Fakti që unë jam apo jo e lumtur nuk varet nga ai por, nga mua! Lumturinë time e vendos vetëm unë! Unë vendos të jem e lumtur! Në çdo moment, në çdo situatë të jetës time, nëse lumturia ime do të varej nga dikush tjetër, atëherë unë do kisha telashe të mëdha!”
- Unë vendos të jem e lumtur! Nëse shtëpia ime është e zbrazët apo e mbushur: Unë jam e lumtur!
- Nëse dalim bashkë, apo kur dal vetëm : Unë jam e lumtur!
- Nëse në punë më paguajnë mirë ose jo: Unë jam e lumtur!
-Jam e martuar, por isha e lumtur kur isha vetëm! Jam e kënaqur për veten time!
-Gjërat e tjera, njerëzit, situatat, apo momentet unë i quaj: Përvoja që mund të më japin momente gëzimi apo trishtimi!
-Kur më vdes një person i afërt, unë jam një person i lumtur, në një moment të pashmangshëm trishtimi.
-Kam mësuar nga eksperiencat kalimtare dhe jetoj ato që janë të pafundme: Të dashuroj, të fal, të ndihmoj, të pranoj, të kuptoj…
-Ka njerëz që thonë: Unë tani nuk mund të ndihem i lumtur, sepse jam keq, sepse nuk kam para, sepse bën shumë nxehtë, sepse më kanë fyer, sepse dikush nuk më do më, sepse nuk arrijnë të më vlerësojnë, sepse im shoq nuk është ai që prisja , sepse fëmijët e mi nuk më bëjnë të lumtur, sepse punoj në një profesion të rëndomtë, e kështu pa mbarim…
-Unë e dua jetën, jo sepse jeta ime është më e lehtë se e të tjerëve. Është sepse unë kam vendosur të jem një person i lumtur dhe jam përgjegjëse për lumturinë time! Kur kam marrë këtë vendim e kam bërë për të vetmen arsye: T’ju heq një barrë të rëndë nga supet tim shoqi dhe të tjerëve…
-Në këtë mënyrë martesa ime funksionon e lumtur prej shumë vitesh.
-Mos lejo askënd të jetë përgjegjës për lumturinë tënde!shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi