Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rregullat e ndarjes së civilizuar Empty Rregullat e ndarjes së civilizuar

Mon 24 Jun 2013 - 18:16
Rregullat e ndarjes së civilizuar Images4
Nëse lajmin për ndarje ia bëni partnerit me dije, duke ndryshuar statusin në “Facebook”, atëherë kjo flet shumë për papjekurinë tuaj, përpos nëse keni 12 vjet. Në këtë rast, një sjellje e tillë do të mund të të falej. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndarjet me SMS, apo e-mail. Ndarjet nuk janë të këndshme, por me rëndësi është që ta ruani dinjitetin, pa marrë parasysh a jeni ju ai që e lë partnerin, apo anasjelltas.
Rregulli i parë i ndarjes së civilizuar është që ajo të bëhet në katër sy. Këtë e meriton çdo qenie njerëzore.

Para se të ndaheni, gjejeni një banesë tjetër!

Nëse jetoni në një banesë të përbashkët, atëherë para se të ndaheni, duhet të mendoni rreth disa gjërave. Gjejeni ndonjë banesë tjetër, apo merruni vesh me ndonjë të afërm, shok (shoqe) që të rrini tek ai/ajo për një kohë të caktuar.

Ndani shpenzimet e qirasë dhe të shërbimeve të tjera!

Nëse keni jetuar bashkë, atëherë do të ishte në rregull që t’i ndani shpenzimet e fundit, ashtu si i keni ndarë edhe derisa ishit bashkë. Kështu, asnjëri nga ju nuk do të ndihet i mashtruar.

Seksi lamtumirës nuk është ide e mirë

Seksi për herë të fundit pa dyshim se nuk është aspak ide e mirë. Përshëndetuni me një përqafim, apo puthje në faqe. Po ashtu është gabim ta mbani kontaktin seksual, derisa jenë në kërkim të lidhjes së re. Kur gjërat marrin fund, ato duhet me të vërtetë të përfundojnë.

Hakmarrja është e ëmbël, por mendoni dy herë para se ta bëni

Nëse personi i dashur ju ka lënë, atëherë mos u hakmerrni, pa marrë parasysh sa joshëse ju duket një ide e tillë. Ju vazhdojeni jetën tuaj, e atë lëreni që ta vazhdojë jetën e vet.

Pa deklarata të dykuptimta

Mos u ndani duke bërë deklarata me dy kuptime, të llojit: “Në këtë fazë të jetës nuk më konvenon që të jem në lidhje”, apo “Për momentin nuk mund të krijojë lidhje”, meqë deklaratat e tilla, te pala tjetër, ofrojnë shpresë të rreme.shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi