Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Empty Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World”

Mon 24 Jun 2013 - 19:57
Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Sabina%202-1372060965
Është kjo Sabina Burgaj modelja shkodrane e cila gradualisht pretendon të korrë suksese në fushën e modës.
Edhe pse është në fillim të karrierës, ajo sukseset i ka nisur që në start duke përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Freedom of the World. Sabina do të tregoj më shumë rreth punës dhe planeve të saj për gazetën “Zëri”.
Çfarë ju shtyri të hyni në botën e modelimit?
Nuk besoj se ka vajza që nuk i pëlqen bota e modës, çfarëdo lloj fushe qoftë ajo, si fotografia, kamera, pasarela apo edhe vetë konkurset e bukurisë. Personalisht ka qenë një dëshirë e hershme por që e kisha lenë pak pas dore. Si të thuash po prisja për diçka që të vinte dhe “Miss Freedom of the World” erdhi fiks në kohë.
Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Sabina%201-1372060987
Si erdhi deri te përfaqësimi juaj në “Miss Freedom of the World”?
Në fakt ky konkurs bukurie është arritja më e madhe për mua në fushën e modelimit dhe për këtë gjë jam mjaftë e kënaqur duke qenë se është një konkurs bukurie internacional, ku vajza nga shtete të ndryshme të botës vijnë dhe përfaqësojnë vendin e tyre. Për mua të jem përfaqësuesja e Shqipërisë është diçka shumë e rëndësishme.
Ishte diçka komplet e rastësishme, nga një përzgjedhje e organizatorëve të konkursit. Nuk e kisha menduar që do isha përfaqësuesja e Shqipërisë në një konkurs ndërkombëtar dhe tani që jam këtu, jam shumë e gëzuar për eksperiencën dhe ditët e mbushura me shumë aktivitet siç kanë qenë këto dy javë.
Gjatë qëndrimit këtu në Kosovë, çfarë do të kishe veçuar më shumë?
Kosova është një vend shumë i bukur dhe të gjitha vajzat janë shumë të befasuara nga natyra dhe vendet e ndryshme turistike që kemi vizituar. Unë do të veçoja Bjeshkët e Nemuna në Deçan. Ishte hera e parë që shkoja atje dhe natyra e paprekur nga dora e njeriut ishte si parajsa në tokë.
Mitrovica gjithashtu është shumë e bukur dhe njerëzit atje na kanë mirëpritur shumë mirë. Por qyteti ku po qëndrojmë Prizreni është i preferuari im, është po thuajse si qyteti im Shkodra, njerëzit gjithashtu janë njësoj si në Shkodër, mjaftë mikpritës dhe të dashur dhe sa herë që dalim në qytet më duket vetja si në shtëpi.
Në mesin e 30 bukurosheve nga shumë vendeve të botes, jeni edhe ju, sa mendoni se mund të rrëmbeni ndonjë çmim?
Shumë njerëz ma bëjnë shpesh këtë pyetje këto ditë dhe ajo çfarë unë kam dëshiruar që kur jam zgjedhur për të qenë përfaqësuesja e Shqipërisë ka qenë dëshira për të njohur njerëz të rinj nga vende të ndryshme të botës dhe për të vizituar dhe njohur më shumë Kosovën, për kaluar një kohë të mirë dhe për të pasur një eksperiencë ndryshe nga të tjerat.
Vajzat kanë qenë pa përjashtim shumë të mira dhe kemi kaluar 2 javë të paharrueshme. Secila ka ardhur me të njëjtën dëshirë dhe qëllim, por ajo çfarë do të dëshiroja është që ajo që do e fitojë të jetë ajo çfarë e meriton vërtetë. Këtë vit mendoj se konkurrenca është mjaftë e madhe. Ka vajza të cilat i kanë vërtetë të gjitha parametrat për të qenë fituese dhe do isha vërtetë e lumtur sikur njëra prej tyre do ishte “Miss Freedom e këtij viti.
Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Sabina-1372060989
Kush mendon se duhet ta rrëmbej çmimin e parë në “Miss Freedom of the World?
Në fakt për të veçuar vetëm një është e vështirë, por për tu zgjedhur Miss -i i parë i një konkursi bukurie tashmë nuk ka rëndësi vetëm bukuria. Përveç kësaj duhet të jesh shumë e afrueshme, e dashur, të transmetosh pozitivitet dhe buzëqeshja nuk duhet të mungojë asnjëherë, sidomos kur ajo vjen natyrshëm dhe përcjellë lumturi. Për mua janë disa nga vajzat që i kanë këto cilësi si p.sh Canada, Russia, apo Tajvani.
Cila është jeta juaj jashtë modelimit?
Jashtë modelimit është një jetë tipike studentore. Shkollë gjatë javës, kohë e lirë me shoqërinë, gjëra të ndryshme të jetës së përditshme dhe shumë provime të lëna mënjanë gjatë kësaj periudhe kur të kthehem në Shqipëri.
Jeni e dashuruar?
Tani nuk jam me dikë, por që vërtetë do të dëshiroja që gjërat të merrnin një tjetër drejtim tashmë.
Ndonjë plan për të ardhmen?
Për planë afatgjatë mund të them vetëm përfundimin e studimeve në psikologji dhe masterin në një degë tjetër, për diçka tjetër, të presim njëherë si po shkon konkursi dhe finalja dhe të shpresojmë për diçka të re më të mirë.

/ ZERI INFO /
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Empty Re: Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World”

Mon 24 Jun 2013 - 23:10
alamet goce qenka
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Empty Re: Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World”

Tue 25 Jun 2013 - 16:17
Epo pi ujin e embel ajo, per ate ka kte nur dhe shkelqen Very Happy (Pak modeste po tregohem per (patrioten) Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” 721253
Sponsored content

Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World” Empty Re: Konkurrencë e fortë për “Miss Freedom of the World”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi