Si mund të dukemi tërheqëse në sy të meshkujve?
Fri 28 Jun 2013 - 15:07
Është për t’u habitur, por e vërtetë, mashkulli gjatë shtatë sekondave të shikimit të ndonjë femre vendos se a do t’i ofrohet apo jo! Në të shumtën e situatave formula më e mirë për sukses është të jeni e natyrshme, mirëpo në disa situata, siç janë ato kur dëshironi që ai t’ju vërejë, nuk është keq që të aktroni paksa dhe të përdorni disa truke të vogla.1.Rrobat me vija janë në modë, mirëpo rrobat njëngjyrëshe rrezatojnë më shumë energji dhe më shumë vetëbesim. Megjithatë, shmanguni rrobave me ngjyrë të zezë, e cila krijon përshtypjen se jeni tepër serioze. Përveç nëse, natyrisht, nuk vishni fustan të vogël ngjyrë të zezë.2.Rregullimi subtil i rrobave, si p.sh. rregullimi i rrudhave të fustanit, meshkujve u jep shenjë që dëshironi të dukeni mirë, ndërkaq ajo gjë ua ngre egon.
3.Këpuca gjysmë e zbathur tregon që jeni e lumtur, por nëse me atë rast i keni këmbët të kryqëzuara, kini kujdes që këmba e cila është sipër të jetë ajo më larg nga mashkulli, i cili ju pëlqen.
4.Krahët e zbuluar meshkujt i krahasojnë me gjoksin, prandaj fustani pa epoleta apo fanella pa krahë janë zgjedhje e pagabueshme për tërheqje të vëmendjes. Kur të vëreni që ai lehtë ju vështron, lëvizni me krah dhe ai si i hipnotizuar do të vijë tek ju.
5.Me njërën dorë mbështetuni për banak, në mënyrë që të qëndroni më stabël. Vetëbesimi është seksi, mirëpo mos e teproni duke i mbajtur hijet me duar, sepse ashtu nuk do të dukeni joshëse por vetëm si e paarritshme.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi