Niveli mesatar i viteve të shkollimit në Kosovë: 9.5 vjet!
Fri 28 Jun 2013 - 21:05
Për çdo 101.32 meshkuj ka 100 femra në Kosovë. 8.3 për qind e familjeve drejtohen nga një grua si kryefamiljare. Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 29.5 vjeçare. Shkalla a analfabetizmit është 4.18 për qind në popullsinë mbi 15 vjeç, ndërsa në mesin e grave është 5.07 për qind. Këto janë disa nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në statistikat e tyre për “Gratë dhe burrat në Kosovë”.
Aty thuhet se shkalla e papunësisë për gratë është 55,5 për qind kundrejt meshkujve që është 40,5 për qind. Ndërkaq, 49,4 për qind e grave të punësuara punojnë në sektorin publik, ku 33.3 për qind e grave zënë vend në Parlament.
Kur flitet për qasjen në Internet dhe dallimi ndërmjet brezit të ri që jeton në zona rurale dhe atij që jeton në zona urbane, thuhet se është 42 për qind.
Sipas këtyre statistikave thuhet se krahasuar me vitin 2010, ku gratë ishin me 80 për qind të viktimave të dhunës në familje, në vitin 2011 kjo shifër bie në 77 për qind.
Për gratë kryefamiljare thuhet se burimi kryesor i të ardhurave të jetesës të familjes janë “mbështetje tjetër”, ndërkaq 54 për qind e grave kryefamiljare të njësive ekonomike bujqësore kanë tokë.
“Shkalla a analfabetizmit është 4.18 për qind në popullsinë mbi 15 vjeç, ndërsa në mesin e grave është 5.07 për qind. Ndërkaq, raporti i popullsisë me të paktën arsimim të mesëm të lartë të përfunduar është 60.6 për qind meshkuj dhe 27.3 për qind femra. Kurse, niveli mesatar i viteve të shkollimit në Kosovë është 9.5 vjet. Ndërkohë që, hendeku gjinor në nivelin e arsimit të lartë është 60 për qind. Njohja e gjuhëve të huaja është 68 për qind e grave, që nuk dinë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare”, transmeton KP.
Sipas këtij publikimi, popullsia e përgjithshme rezidente në Kosovë në fund të vitit 2011 rezultoi 1,789,645 banorë, ku 61 për qind e saj jetojnë në zona rurale me dendësi të popullsisë 177.4 banorë për kilometër katrorë. Madhësia e ekonomisë familjare është 5.85 persona, ku raporti meshkuj /femra është 96 për qind. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi