Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kundër Rihanna-s Empty Kundër Rihanna-s

Sat 29 Jun 2013 - 14:59
Kundër Rihanna-s Rihana1-1372505618
Zyrtarët e një grupi kundër drogës në Britani, kanë kërkuar nga shefat e një zinxhiri britanik të modës në këtë shtet, që të largoj Rihanna-n nga fushatat e saj reklamuese, për shkak të veprimeve të fundit të këngëtares në Holandë.
Ylli i hitit ‘Umbrella’ kishte shkaktuar kontroversë duke pozuar në foto me dy cigare gjigante me marihuana, gjatë një argëtimi të çmendur në një klub nate vikendin e kaluar. Dhe këto foto ajo i kishte postuar në faqet e saj në Twitter dhe Instagram dhe tani kërkohet që shefat e ‘River Island’ t’i japin fund kontratës së saj.
“Ajo duhet të dëbohet nga River Island pasi ajo konsiderohej si një model shembull për të rinjtë, por me veprimet e saj, ajo e ka bërë të kundërtën”, është shprehur Lucy Dave nga grupi kundër drogës ‘Cannabis Skunk Sense’.
Në një prononcim, Rihanna ka deklaruar se ajo nuk duhet të shihet si një shembull, pasi ajo e bën jetën e saj sipas qejfit.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi