Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kuçova, vendbanim i ilirëve Empty Kuçova, vendbanim i ilirëve

Sat 29 Jun 2013 - 15:09
Kuçova, vendbanim i ilirëve Ku%C3%A7ova-1372318665
Kuçova ka qenë vendbanimi i hershëm ilir i fisit Desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qenë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj.
Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10 metra gjerësi dhe 50 metra gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun, armikun, nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën.
Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 - ‘50 të shekullit të kaluar u nxorën në sipërfaqe shpata e mburoja të kohës ilire.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi