Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nallbani: Thyem bastionin e PD në Tiranë, Basha ka shkatërruar ekipin e futbollit Empty Nallbani: Thyem bastionin e PD në Tiranë, Basha ka shkatërruar ekipin e futbollit

Sun 30 Jun 2013 - 20:40
Blendi Nallbani, një prej njerëzve që ka qenë mbështetës i flatkë i PD-së, por që tashmë është pjesë e PS-së, pas zhgënjimit të pësuar nga demokratët, ka thënë se fitorja e socialistëve ishte spektakolare, madje edhe në bastioned e PD-së.

“Kjo fitore e tillë e madhe e Partisë Socialiste pritej. Në disa zona të caktuara të Shqipërisë jepnin sinjale për votën pro PS-së. Por ajo që nuk pritej ishte fitorja e PS-së në disa zona të njohura të Tiranës si bastione të së djathtës. Fitorja më speciale për PS-në ka qenë te njësia bashkiake numër tetë, e cila historikisht ka qenë bastion i PD-së, kur për 23 vjet radhazi që pas rrëzimit të komunizmit është votuar djathtas”, ka thënë Nallbani për “Shqip”.

Nallbani është shprehur se Lulzim Basha e ka shkatërruar klubin e Tiranës.

“Klubi i Tiranës historikisht si emër ka qenë i tillë, por si persona nuk ka qenë shumë të majtë. Meqenëse varet nga Bashkia e Tiranës nuk e di çfarë të them më shumë, por mendoj se Ministria e Kulturës dhe Sporteve duhet të japë kontributet e veta në ndihmë të klubeve shqiptare, sidomos të Tiranës. Mendoj se Tirona duhet të ngjitet në vendin ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar. Më vjen keq që klubi u la pas dorë nga ana e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Basha dha shumë premtime për forcimin e klubit të futbollit, premtoi investime dhe donatorë, por ata nuk u mbajtën dhe ekipi gjendet jo në vendin ku i takon të jetë. Lojtarët e Tironës u stërviten pa marrë pagat për 5 -6 muaj, ndërsa kryebashkiaku Basha paratë e klubit i përdori për asfalte elektorale, fushatën zgjedhore dhe vendosjen e banderolave dhe flamujve”, ka thënë Nallbani./b.l
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi