Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sekretet e femrave Empty Sekretet e femrave

Tue 2 Jul 2013 - 11:05
Femrat janë qenie misterioze të cilat i ruajnë sekretet shumë mirë, madje edhe nga vetja e tyre, ndërsa në qoftë se mendoni se nuk ka sekrete në lidhjen tuaj, atëherë lexoni më poshtë sekretet të cilat femrat i ruajnë me shumë kujdes.- Kujtimet: Ndoshta partnerja juaj nuk vuan nga partneri që ka pasur para jush, por me siguri që ruan ndonjë letër dashurie apo detaj tjetër nga e kaluara. Mos u shqetësoni, sepse ato vetëm i përkujtojnë femrat se sa kanë përparuar në jetë.

- Ndonjëherë ju urren: Nuk ekziston femër e cila kohë pas kohe nuk e urren të dashurin e saj për shkak të arsyeve të ndryshme. Thjesht, për to është e natyrshme një gjë e tillë.

- Kontrolli: Nuk ekziston femër e cila nuk ka dëshirë të interesohet për punët intime dhe private të partnerit.

- Pa dhurata?!: Kur e dashura juaj ju thotë se nuk dëshiron dhuratë për ditëlindje apo diçka të ngjashme, dijeni se po ju gënjen.

- Fantazimi: Ndoshta asnjëherë nuk do t’ua pranojnë këtë, por femrat fantazojnë shumë, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ngjarje të rëndomta të përditshme, apo për ndonjë moment në krevat.

- Dushi i gjatë: Në qoftë se ndonjëherë jeni pyetur se pse e dashura juaj kalon gjatë kohë nën dush, atëherë e vërteta është shumë e thjeshtë. Kjo për të është ikja e vetme nga realiteti dhe koha kur i kushton rëndësi vetëm vetes.

- Femrat kalojnë shumë kohë para pasqyrës: Ato dëshirojnë ta analizojnë fytyrën dhe trupin e tyre, madje edhe detajet më të vogla.

- Dinë të dashurohen në femër tjetër: Ndoshta do të befasoheni, por ndonjëherë disa femra mund të dashurohen te ndonjë femër tjetër. Nuk bëhet fjalë për dashuri klasike, por interesim për stilin, sjelljet dhe mënyra e jetesës.

- Kur i pyesni se a ka veshur diçka të re…: Atëherë shumica e femrave do t’ju thuan “jo”. E më pas mund edhe të hidhërohen se pse nuk e keni vërejtur fustanin e saj të ri.

- Dëshirojnë të ndihen të dëshiruara nga meshkujt: Femrave ju vjen mirë kur kanë vëmendje nga mashkulli, si dhe kur ai shpreh pasionin që ka ndaj saj.

- Dëshirojnë t’ju ndjekin në “Facebook”: Disa femra vazhdimisht kontrollojnë profilin e partnerit të tyre në “Facebook”. Shumica e bëjnë këtë jo nga xhelozia por nga arsyeja se dëshirojnë dëshmi se pa të nuk funksiononi si duhet.

- Pëlqejnë filmat pornografik: Disa skena erotike të cilat nuk janë të vrazhda nuk i lënë femrat indiferente.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi