- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Berisha: Nuk kam rekomanduar asnjë person për zëvendësimin tim
Tue 2 Jul 2013 - 19:38
Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh të gjithë drejtuesve të Partisë Demokratike nga kryetare seksioni deri në anëtarë të kryesisë së PD-së dhe për të gjithë anëtarët e PD-së që punojnë ose mbajnë funksione drejtuese në të gjithë nivelet e qeverisjes qendrore ose vendore.
Berisha shkruan se, me shpalljen e kandidaturës së parë në garën për zgjedhjet e kreut të ri të PD-së hapet edhe procesi ku çdo anëtarë dhe anëtare e PD-së mundtë bëhet pjesë e garës. Ai i referohet shpalljes së kandidaturës së Sokol Olldashit duke injoruar kështu kandidaturën e Aleksandër Biberajt.
“Ditën e enjte kryesia e PD-së do të mblidhet për vlerësimin dhe shprehjen e mbështetjes së saj për kandidatin apo kandidaturat që mendon se, meritojnë të mbështeten prej saj zyrtarisht”, shkruan Berisha.
“Kjo nuk do të thotë se, jashtë mbështetjes së kryesisë së PD-së anëtarë apo anëtare të partisë mund të pengohen dhe nuk mund të konkurrojnë për kryetar të PD-së. Dallimi i vetëm është se, ata nuk do jenë kandidatura zyrtare të Kryesisë së Partisë Demokratike”, nënvizohet në mesazh.
Berisha u kërkon që askush të mos përdorë pushtetin partiak, publik administrativ që ka në mbështetje apo lobim të një kandidati të veçantë. “Asnjë drejtues në asnjë nivel partiak apo qeverisës të mos prononcohet publikisht apo jo publikisht për shkak të postit që ka në mbështetje të një kandidati të caktuar”.
“Por çdo drejtues, në çdo nivel partiak apo në qeverisje ka të drejt të lobojë publikisht ose jo publikisht për kandidatin e preferuar ose të bashkohet me stafin e tij vetëm pasi ai ose ajo të ketë dhënë dorëheqjen nga funksioni partiak apo publik qeveris që mban”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi