Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vesa Luma zhvendoset në Tiranë Empty Vesa Luma zhvendoset në Tiranë

Mon 27 Dec 2010 - 15:41
Vesa Luma, pas festave të fundvitit ka vendosur që të vendoset të jetojë në Tiranë, për një periudhë prej dy deri në tre muaj.Arsyet e kësaj zhvendosjeje, vetë këngëtarja nuk dëshiron t’i bëjë publike, por thuhet që ajo ka marrë një ofertë nga organizatorët e spektaklit “Dancing with the stars Albania”, për të qenë një nga konkurrentet e këtij viti.Edhe pse ishte përfolur më herët se në këtë garë do të marrë pjesë këngëtarja tjetër, Dafina Zeqiri, ajo vetë e ka mohuar një fakt të tillë.Ndërkohë që nëse bisedimet me Vesën shkojnë mirë, ajo do të jetë e dyta këngëtare nga Kosova që garon meVIP-at shqiptarë, pas Genta Ismajlit. Ndërkohë, Vesa tregon se këtë herë do të jetë më e pranishme në xhirimet televizive për festat, që janë duke u realizuar në Kosovë, ndryshe nga viti i kaluar, ku për shkak të disa obligimeve kishte pezulluar disa xhirime.Ajo do të jetë e pranishme edhe me muzikë “live” me “Zig Zag” – orkestra në RTK, ku do të këndojë një këngë të huaj. Përveç angazhimeve në televizione, këngëtarja po punon për realizimin e një kënge të re. “Jam në përgatitje të një kënge shumë ritmike, por nuk e di kur do e përfundoj, pasi vitin e ardhshëm do të vendosem në Shqipëri.

Do të jem në Tiranë për gati dy-tre muaj, kështu që nuk e di se kur do e përfundoj këngën, por mendoj se do të jetë një këngë shumë e mirë dhe publikut do t’i pëlqejë”, ka pohuar ajo, pa dhënë shumë detaje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi