Tatuazhisti I Berishës: Tani Më Kanë Kërkuar Edi Ramën e Enver Hoxhën
Wed 3 Jul 2013 - 12:52
TIRANE- Sali Berisha duket se nuk do të jetë politikani i vetëm “tattoo” në trupin e një të riu. Pas publikimit të historisë së Julit, 33- vjeçarit që vendosi të bëjë tatuazh në krahun e zemrës politikanin e tij të preferuar, të tjera kërkesa janë bërë pranë studios që e realizoi të parin. Olsi Clinic Tattoo, duket se ka patur një “boom” kërkesash, ku përveç kryeministrit në ikje, tani po kërkohen edhe politikanë të tjerë. Ashtu siç tregon Olsi, tatuazhisti i Sali Berishës, tani po kërkohet Edi Rama, ndërsa së bashku me të edhe ish-diktatori Enver Hoxha.
Olsi, si e more kërkesën për të bërë Sali Berishën tatuazh?
Të premten mbrëma isha i ftuar tek emisioni i Çanit. Pas daljes më mori Juli (djali që bëri tatuazhin) në telefon dhe më tha që donte të bënte tatuazh Sali Berishën. Në fakt m’u duk pak në gjendje të dehur dhe thashë se po bënte shaka. Të nesërmen më telefonoi sërish dhe erdhi në studio për të bërë tatuazhin. Më tha t’i jepja ndonjë ide, ndërsa unë i kujtova që mbrëmë më kërkoi Sali Berishën. Dhe atje vendosëm që ta bënim.
Ai realisht kishte qenë në gjendje të dehur kur iu bëri kërkesën?
Jo, nuk ishte i dehur, por ishte në humor. Më tha: Dua ta bëj dhe se nuk më intereson mendimi i njerëzve.
Sa kohë ke që punon si tatuazhist?
Kam mbi 8 vjet.
Në këto tetë vjet, “Sali Berisha” është tatuazhi më i veçantë që ke bërë apo jo?
Kam bërë shumë gjëra të veçanta po kjo mendoj se ishte diçka ekstreme. Është një gjë shumë e rrallë të bësh tatuazh një politikan, aq më tepër në Shqipëri ku njerëzit të paragjykojnë për gjënë më të vogël, jo më për një diçka të tillë. Ishte diçka shumë e bujshme, sidomos në rrjetin social “Facebook”.
Teksa e punoje tatuazhin, a kishe ndonjë emocion të veçantë?
Emocion të veçantë sigurisht që kisha sepse prisja që ky tatuazh të bënte shumë bujë. Ndaj dhe duhej përkushtim maksimal për të realizuar një diçka të tillë sepse nuk është një tatuazh i thjeshtë. Për të gjithë tatuazhet duhet një përkushtim maksimal, por në këtë raste duhej akoma më tepër, duke marrë parasysh këtu edhe stafin që më ndihmuan për ta realizuar sepse arritëm maksimumin tonë.
Sa kohë u nevojit për ta realizuar?
U nevojitën 5-6 orë për t’u realizuar i gjithi. Normalisht është me ngjyra dhe jo bardh e zi. Pastaj duhet të merret parasysh përpjekja që të mos ketë ndryshim nga letra.
Çfarë teknike përdorët?
Janë teknikat e punës, ku çdo gjë ka hapat e saj e që janë shumë të gjata. Nuk dëshiroj të hyj në detaje të zanatit, por u realizua me ngjyra dhe u dha maksimumi për të realizuar edhe më mirë se në letër. Shumë njerëz, në momentin që e kanë parë kanë menduar se ka qenë ‘photoshop’ dhe se nuk ka qenë i vërtetë.
A ka patur të tjerë më pas, që e kanë kërkuar Sali Berishën tatuazh?
Ka patur. Ka patur edhe të tjerë. Ka patur edhe shumë telefonata si dhe shumë reagime nga miq. Po ashtu edhe në “Facebook” sepse njerëzit nuk e kanë pritur që të dalë aq mirë dhe aq perfekt.
Po politikanë të tjerë a ju kanë kërkuar?
Dua të them që do të kemi surpriza edhe më të fuqishme.
Më e fuqishmja në këtë rast do të thotë se është Edi Rama?
Besoj se po.
Ka qenë vajzë apo djalë personi që e ka kërkuar?
Është vajzë.
Po përveç Edi Ramës dhe Sali Berishës, a kanë kërkuar politikanë të tjerë për t’i bërë tatuazh?
Janë edhe militantët e hershëm të Enver Hoxhës. Më kanë marrë në telefon dhe ka pasur kërkesa edhe nga ata për të bërë portretin. Pra, aktualisht kanë kërkuar vetëm këta të tre.
Ju vetë e keni realizuar tatuazh Enver Hoxhën?
Unë vetë, akoma ajo.
Në momentin që vijnë në studion tuaj, sjellin me vete edhe foton? Domethënë e zgjedhin vetë foton që duan të bëjnë tatuazh apo ua lenë juve në dorë zgjedhjen?
Të gjithë e dinë se çfarë cilësie pune kam dhe nëse është portret familjar logjikisht vijnë së bashku me foton. Në qoftë se kërkojnë portret publik ma lenë mua në dorë dhe unë zgjedh gjithmonë atë foto që ka një karakter më të qartë dhe më të bukur. Ashtu ishte rasti konkret i Julit, ku e zgjodha unë foton.bota-shqip.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi