Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare Empty Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare

Sun 7 Jul 2013 - 1:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare Xhon+Gazulli
Dom Lush Gjergji. Kosovë
Hulumtimet në lëmin e fesë janë pothuaj ende të panisura aty–këtu kemi ndonjë vlerësim dhe shqyrtim më tepër të nivelit intuitiv, sipas njohurive të pakëta dhe jokomplete, gjertani shpeshherë edhe të ngarkuara me përcaktime jetësore, vlerësime ideologjike, politike, paragjykime fetare, pa ndonjë studim interdisiplinor dhe shkencor. Kjo edhe sot vështirëson vlerësimin e gjendjes fetare në popullin shqiptar, sidomos tani para sfidave të reja pothuaj në çdo pikëpamje, pra edhe në anën fetaro–shpirtërore dhe kulturore.
Feja si botëkuptim jetësor, edhe më shumë si jetë me Zotin dhe me të afërmin, me bashkësinë kombëtaro–fetare, ka ndikim të madh, shpeshherë edhe vendimtar, në jetën e njeriut, popullit, historisë, traditës, kulturës, me një fjalë, në tërësinë njerëzore shumëdimensionale. "Askush s'mund ta kuptojë njerëzimin pa e kuptuar së pari fenë e tyre, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës së lashtë" .
Kjo gjë vlen për të gjithë popujt, pra, edhe për ne shqiptarët, që për fat të keq s'kemi një histori të religjionit për popullin tonë, aq më pak atë botërore. Si popull kemi trashëguar dy fe nga përvoja dhe ndikimet historike: krishtërizmin dhe islamizmin. Krishterizmi ndër shqiptarët, për rrethana më tepër politike dhe kulturore, se sa fetare, u nda në dy kisha motra: Kisha katolike dhe Kisha ortodokse. Islamizmi po ashtu ndër shqiptarët ka dy drejtime apo degë: muslimane dhe bektashiane.
Historia jonë kombëtare, pra, edhe historina fetare lypset hulumtuar, vështruar, vlerësuar edhe interpretuar në konteksin e historisë më të gjerë, asaj evropiane, si dhe të historisë së shëlbimit. Historia duhet të mbështetet në faktologji, kurse shpjegimi i ngjarjeve do të themelohet në të vërtetë dhe në dashuri (veritas in caritate).
Nga faktet historike mund të nxjerrim disa veçori të krishterizmit ndër shqiptarë.

I. Krishtërizmi martir gjatë shekujve

Një ndër veçoritë dhe thesaret më të çmuara të krishtërizmit tonë është pa dyshim martirizimi shumëshekullor, aftësia për të vuajtur, pësuar, mbijetuar edhe në kushte pa kushte. Kjo dëshmon gjallërinë, begatinë, praninë dhe provaninë e Zotit në historinë tonë kombëtare dhe fetare.
Këtë të vërtetë e ka pranuar dhe pohuar botërisht edhe Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në Shqipëri (25 prill 1993), ku ndër të tjera tha: "Përvoja e juaj e vdekjes dhe ringjalljes i përket Kishës së mbarë botës".
Fjala martir apo martirizim vjen nga greqishtja martyros dhe domethënë "dëshmitarë; i vuajtur, vuajtje e rëndë dhe e gjatë, një që vuan shumë e jep edhe jetën për një ideal që ka; dëshmor, therror".
Fjala martir apo martirizim në Besëlidhjen e Re, së pari, ka këtë vështrim dhe kuptim: dëshmia me fjalë mbi Lajmin e Gëzuar – Ungjillin nëpërmes kuptimit apo shpalljes së porosisë.
Mirëpo ky kuptim së shpejti ndërrohet dhe begatohet me domethënie të re qysh në fillim të shekullit të dytë pas Krishtit. Martir dhe martirizim tani domethënë dëshmi me gjak, flijim jete për dashuri ndaj Zotit, Kishës, njeriut, në shumë raste edhe ndaj vrastarit, përndjekësve.
"Martir së pari ishte titull që iu jipej të krishterëve të parë, të cilët më parë vdisnin se e tradhtonin fenë e tyre. Sot shprehje për çdo njeri që flijon jetën për bindje fetare".
Prandaj martirizimi si dukuri ka këto dy dimensione themelore:
A) Dëshmon fenë, besimin në Zotin si dhe besimin në pavdekshmërinë e njeriut, jetën e amshuar, dhe shi për këtë flijohet edhe jeta, sepse besohet në Jetë, në ngjallje.
B) Dëshmon dashurinë e madhe ndaj Hyjit, Kishës, bashkësisë së besimtarëve, çdo njeriut, shpeshherë edhe ndaj armikut, sipas shembullit të mësimit të Jezu Krishtit.
Martirizimi, si flijim i lirë, i vetëdijshëm dhe i tërësishëm i jetës për dashuri dhe besnikëri ndaj Zotit, Kishës, na ka përcjellë ne si popull iliro-shqiptar qysh nga kohët apostolike, gjatë përndjekjeve të perandorisë romake kundër Krishtërizmit. Janë të njohur katër martirë dardanë: "Flori, Lauri, Proku dhe Maksimi. Në martirologjiumin e Romës janë shënuar vetëm emrat e dy të parëve, edhe atë në ditën e 18-të të gushtit"
Ky martirizim zgjati deri në vitin 313, kur u dha Edikti i Milanit dhe liria fetare në Perandorinë Romake.
Përndjekjet dhe martirizimi i dytë i madh ishte gjatë sundimit pesëshekullor turko-otoman (1468–1912).
Dhe, së fundi, përndjekjet 50-vjeçare komunisto–ateiste, pasojat e së cilës po i përjetojmë ende sot.
Jezusi thotë: "Dashuria më e madhe që ndokush mund ta tregojë është: të japë jetën e vet për miqtë e vet. Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni çka ju urdhëroj unë".
Shën Pali thotë: "Dhe njëmend, së pari, ju shpalla ato të vërteta që edhe unë vetë i mora: se Krishti vdiq për mëkatet tona e paralajmëroi Shkrimi shenjt. Qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin shenjt".
Kryqi, si mjet flijimi dhe ngadhënjimi, shëlbimi, pajtimi me Zotin dhe me të afërmin, është bërthama e fesë së krishterë dhe gjithmonë ka dy dimensione: atë vertikale, ndaj Zotit, dhe atë horizantale, ndaj njeriut, si përqafim pajtimi, mëshire, lirie, përqafim dhe afrim mes qiellit dhe tokës, njerëzores dhe hyjnores.
Etërit e Kishës shohin lidhjen e ngushtë mes mundimit, vdekjes dhe ngjalljes së Jezu Krishtit dhe jetës së njeriut në këtë botë plot me lotë, pësimeve, vuajtjeve, sprovave të ndryshme gjatë shtektimit tokësor. Tertuliani thotë kështu: "Sanguis martyrum, semen christianorum"(Gjaku i martirëve, fara e të krishterëve), duke lidhur kështu fatin e përhapjes së krishtërizmit në botë me anë të martirizimit.
Në mësimin e Jezusit, vend të spikatur ka ftesa dhe kushti për të qenë nxënësit e tij: pranimi dhe bartja e kryqit, si bashkëpunim më i ngushtë me të në veprën e shëlbimit. "Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen mbas meje, nuk është i denjë për mua". Ose trajta pozitive e të njejtës ftesë dhe të vërtetë ungjillore: "Nëse ndokush do të vijë pas meje, le ta mohojë veten, le ta marrë kryqin e vet e le të vijë pas meje! Sepse kush do të ruajë jetën e vet, do ta bjerrë, kurse ai që do ta bjerrë për shkak timin, do ta gjejë.
"Marrja e kryqit"dmth. pranimi i vuajtjeve trupore-shpirtërore me fe dhe me dashuri, si intim i Jezusit, si përgjasim me të, si lehtësim dhe pjesëmarrje në vuajtjet e vëllaut – njeri.
Kemi dy mënyra të bartjes së kryqit: pasive – s'kam çka të bëj, s'mund të dal prej lëkurës sime, prandaj çdo gjë e pranoj prj dorës së Zotit (krh.1Pjt1,6) dhe aktive – jo vetëm pranimi i kryqave, por edhe vetëdija fetare se kryqi, vuajtja janë shenja të qarta se Zoti na do, na thërret në bashkëpunim, na bën pjesëmarrës në vuajtjen dhe ngjalljen e Jezusit (Krh. Kol1,24). Krishtërizmi është feja e Zotit të mishëruar i cili e ndan fatin e njeriut, fe dashurie ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit, ndaj çdo njeriut si vëlla apo motër, vërtetim i dashurisë ndaj Hyjit. Dashuria është gjithmonë zbulim–dhurim, flijim, altruizëm, ndërsa egoizmi është mbyllje në veti, vetëvrasje dhe vëllavrasje.
Jezusi ndër të tjera thotë: "Lum ata që qajnë sepse do të ngushëllohen!…Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon, sepse e tyre është Mbretëria e qiejve. Të lumët ju kur t'ju shajnë e t'ju salvojnë dhe kur, për shkak timin, t'i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë. Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush".
Në jetë kemi tri lloj vuajtjesh apo kryqe:

Me vetveten apo me brendinë tonë, sepse ne jemi qenie e kufizuar në kohë dhe në hapësirë, kurse në veti kemi dëshira dhe nevoja të pakufizueshme, si p.sh. dëshira për jetë, për lumturi, për liri, për paqe, për mirëkuptim, për bashkëjetesë, për dashuri… Prandaj jemi të "kryqëzuar" mes mundësive të vogla dhe dëshirave të mëdha, mes trupit, psikës dhe shpirtit, thënë figurativisht mes qiellit dhe tokës. Këtu mund t'i numërojmë edhe sëmundjet, varfërinë, mossukseset, pësimet, mëkatet, pleqërinë…


Vuajtja e shkaktuar prej të tjerëve, si në rastin e Jezusit, tradhtia e nxënësit të tij – Pjetrit, shitja e Judës, kryqëzimi dhe dënimi, dëbimi nga ana e popullit…, kur i afërmi – vëllau nuk të kupton, të largon, mundohet dhe vepron për të asgjësuar tërësisht.


Vuajtja në qenien tonë dhe ajo e shkaktuar prej të tjerëve, prej jetës, rrethanava, por e pranuar me fe dhe dashuri, si dhuratë, shenjë besnikërie ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit – vuajtja e krishterë – kryqi – martirizimi.
Krishtërizmi ynë martir gjatë shekujve ka grumbulluar një pasuri, do të thoja kapital të madh dhe shumë të çmueshëm, që duhet ta ruajmë në kujtimin historik sot dhe për brezat e ardhshëm, si zinxhir që na lidh me të kaluarën tonë të lavdishme, si frymëzim për t'u ballafaquar me vështirësitë e tashme të shumëfishta, si garanci për të ardhmen sa më të mirë, si "mbjellje" që vërtet premton.
Vetëm kështu populli ynë do ta gjejë vetveten në kontekstin krishtero–evropian me ide, ideale, aftësi për të jetuar, punuar, vuajtur me dinjitet, bindje dhe siguri se mbjellja me djersë, lotë dhe gjak kurrës s'është e kotë, por jep fryte, thënë figurativisht: edhe guri do të lulëzojë! Ky botëkuptim është më se i domosdoshëm sot dhe tani për popullin tonë dhe krishtërizmin tonë, kur shumëçka ndërrohet, në kohën e konsumizmit dhe materializmit, ateizmit praktik, në prizmën e hedonizmit të shfrenuar, kur njeriu dëshiron të ketë çdo të mirë truporo – epshore dhe menjëherë, duke ikur prej çdo mundi, flijimi. Populli këtë të vërtetë dhe urti e ka përmbledhur dhe shprehur kështu: sa ke vuajtur aq edhe vlen!
"Kisha e mijëvjeçarit të parë ka lindur nga gjaku i martirëve: Sanguis martyrum – semen christianorum… Në mbarim të mijëvjeçarit të dytë Kisha prapë u bë martire. Përndjekjet ndaj besimtarëve, meshtarëve, rregulltarëve dhe rregulltarëve – ishin mbjellje e madhe martirësh në viset e ndryshme të botës. Kjo është dëshmia që s'duhet harruar. Kisha e shekujve të parë, edhe pse kishte vështirësi të mëdha organizative, ishte angazhuar për të shënuar dëshminë e martirëve në martirologji përkatëse… Edhe në shekullin tonë kemi rishtas martirë shpeshherë të panjohur, gati "milites ignoti" (ushtarë të panjohur) për kauzën e madhe të Zotit. Sa të jetë e mundshme mos të humbet dëshmia e tyre. Si këshilloi Konsistori i Kishave vendase duhet të bëjnë çmos që mos të humbet kujtimi për ata që kanë pësuar martirizimin… Kjo tregon gjallërinë e Kishës vendase…
Është detyrë e Selisë Shenjte që për hyrjen në tremijëvjetorin e krishtërizmit t'i përtrijë martirologjitë për Kishën e përgjithshme duke pasur vëmendje të posaçme edhe për ata që kanë jetuar shenjtërisht në kohën tonë".
Kjo vlen sidomos për Kishën dhe popullin tonë martir, si borxh i madh për të kaluaren tonë, si nevojë, domosdoshmëri për ta kuptuar, pranuar dhe jetësuar të tashmen nën hijen e kryqit, si lite motiv, motivim themelor dhe jetësor për zhvillimin tonë shkallor në paqe, mirësi dhe dashuri.
Këtë ia ka lënë si testament shpirtëror Shqipërisë, mbarë popullit tonë, Papa Gjon Pali II, kur ndër të tjera tha: "Le të shoqërojë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në rojë të lirisë në vitet e pafundë të shtypjes së regjimit totalitar".
Këtë më së miri e ka vërtetuar dhe dëshmuar Nëna jonë Tereze, tashmë në dimensionet botërore: "Pa dashuri dhe flijim, jeta s'ka kuptim!".
Martirizmi i krishterë i ka dy veçori: in odium fidei – për shkak të urrejtjes dhe bindjes fetare dikush e flijon edhe jetën, dhe përgjasimi Jezusit në falje, duke falur edhe vrastarët dhe armiqtë, pra, dashuria edhe ndaj kundërshtarëve.
Mendoj se ne, si Kishë, krishterizëm, por edhe si popull në tërësi, kemi pasur mjaft batica dhe zbatica, pësime, flijime, rrënime, por të gjitha këto do të vlenin pak, mos të them aspak, pa praninë dhe fuqinë e dashurisë, pa aftësinë e faljes.
Këtë në mënyrë përmbledhëse dhe bërthamore mund ta themi me fjalën e urtë latine: "Per crucem ad lucem" (Nëpërmjet kryqit deri te drita), ose: In cruce salus (Në kryq është shpëtimi).

II. Krishtërizmi lashtësoro–traditor

Veçoria e dytë e krishtërizmit tonë 2000 vjeçar është lashtësia e me këtë edhe tradita shumëshekullore, të cilën fatkeqësisht pak e njohim, çmojmë dhe kultivojmë, gati s'është e pranishme në vetëdijen tonë kombëtare dhe fetare. Grekët e vjetër thonin: Njihe vetveten, si hap i parë për çdo njohuri, për ta pranuar veten, si parakusht dhe mundësi për njohjen dhe pranimin e ndërsjellë të tjerëve.
"Prania e krishterë në Shqipëri i përket kohës së Apostujve: ndoshta vetë Shën Pali ka shkuar në këtë rajon, meqenëse porti i Durrësit përbënte në atë kohë një stacion të zakonshëm në rrugën drejt Romës".
Lashtësia dhe tradita kanë rrënjë të thella dhe domethënie të madhe nëse kuptohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë, si burim i pashterrshëm për të tashmen dhe si frymëzim i fuqishëm për ardhmëri, sipas parimit mjaft të qëlluar dhe kuptimplotë: "Pa histori s'ka as as ardhmëri".
Është detyrë e ngutshme e historianëve tanë ta hulumtojnë, ndriçojnë dhe vlerësojnë sa më mirë këtë lashtësi, si për ne, po ashtu edhe për paraqitjen tonë para popujve të tjerë, në dritën e bashkëpunimit ndërshqiptar dhe ndërkombëtar edhe në anën apo sferën ndërfetare.
Mirëpo kjo traditë dhe lashtësi e krishterë shpeshherë është dëmtuar, cunguar, tjetërsuar, mbuluar me pakujdes dhe me harresë, sidomos gjatë sundimit pesëshekullor turko – otoman, si dhe gjatë përndjekjeve 50 vjeçare komuniste. Në një anë është lashtësia dhe tradita, kurse në anën tjetër janë ndikimet e dhunshme dhe të dëmshme të të huajve, takimi, ndeshja dhe përleshja mes dy feve, asaj të krishterë, që ishim ne shqiptarët, dhe fesë muslimane, që ishin turiqt dhe aleatët e tyre. Ndikimi i ndërsjellë nuk ishte vetëm në lëmin fetar, por edhe në atë kulturor, kombëtar, gjithënjerëzor.
Pikërisht nga ky "gërshetim" apo shtresim lindi ajo që ne deri diku jemi sot, tradita, kultura jonë shpeshherë e tjetërsuar dhe kombinuar - huazuar nga ndikimet e huaja. Ky fenomen në psikologjinë shoqërore quhetprocesi i akulturimit apo inkulturimit "që përmban ato fenomene që vërtetohen kur dy grupe personash me kultura të ndryshme hyjnë në kontakt apo marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ndërrime në modelet kulturore burimore të njërit apo të dy palëve".25
Kjo ngjau në marëdhëniet e dy kulturave dhe feve: shqiptaro-krishtere dhe turko-muslimane, me sundim të madh dhe të dhunshëm të së dytës dhe me pasoja të rënda në " ndërrimin e tërsishëm të strukturës së brendshme të kulturës, e kjo mund të ngjajë në raste të dominimit apo shtypjes, të presionit të njërës kulturë".26
Këtë konflikt fetaro-shpirtëroro-shoqëror në mes të dy kulturave dhe feve populli shqiptar e ka "zgjedhur" me një mekanizëm mbrojtës që në psikologji quhet procesi i identifikimit me sundimtarin apo agresorin, kuptohet jo me vetëdije, por për t'iu ikur ndjenjave të frustrimit (hurxhit), poshtërsimit, pësimit, konflikteve të brendshme të pazgjedhura. Kështu, edhe pas largimit të sundimtarit turk, botëkuptimi i tyre disi vazhdon në ne, si p.sh. në botëkuptimin e përgjithshëm të jetës dhe të punës, në mentalitetin lindor lidhur me familjen, veçmas me trajtimin ndaj femrës, në kulturë, në gjuhë, në veshmbathje, në muzikë, sidomos në islamizimin e shqiptarëve.27
Pikërisht për këtë shqiptarët ishin të kushtëzuar nga rrethanat historike në shumë mënyra edhe në aspektin fetar, duke shkaktuar disa veçori: marrë në përgjithësi shqiptari pothuaj ka një fe natyrore, deri diku edhe filozofiko-botëkuptimore, tradicioanale, intuitive, të papërpunuar dhe të pazbatuar në përpikëri. Pjesa shqiptare e islamizuar kishte pranuar fenë kryesisht me imponime dhe ajo ishte e përhapur me anë të ushtrisë, fuqisë sundimtare, kushtëzimeve, përjashtimeve, interesave, kështu që disi "s'kishte fjetur" në shpirt dhe në zemër. Pjesa shqiptare e krishterë s'ka pasur një jetë të qetë, normale, një vazhdim dhe një zhvillim harmonik së bashku me Kishat tjera të krishtera, por më tepër kanë jetuar në ethe, janë mbrojtur, kanë luftuar dhe vepruar për të mbijetuar.
Përpos kushteve të përmendura historike, pa dyshim, ndikim të madh pati edhe komunizmi ateist, i cili fenë e kishte përjashtuar nga jeta botore, duke e luftuar atë në çdo mënyrë, deri te vrasjet barbare, duke e privatizuar, ndaluar dhe dëmtuar dukshëm.
Duke marrë në shqyrtim psikologjiko-shoqëror këtë gjendje mjaft specifike, ne sot duhet ta hulumtojmë historinë tonë kombëtaro-fetare, nga ajo të mësojmë, por kurrsesi mos të kushtëzohemi nga ajo dhe vetëm ne të mos të ndalemi, fosilizohemi.
Vetëm kthimi në të kaluarën, pa të tashme dhe pa ardhmëri, do të ishte më i kobshëm, proces glorifikimi, fajësimi apo shjafësimi, proces psikologjiko-shoqëror i regresionit në histori, prapë si mekanizëm mbrojtës, shmangieje apo largim në të kaluarën, sepse s'kemi forcë për t'u ballafaquar dhe jetuar hic et nunc (këtu dhe tani).
Një gabim tjetër do të ishte projektimi në ardhmëri, ëndërrimi syqeltas, ngushëllimi dhe mashtrimi i vevetes, por pa kurrfarë arsye dhe baze: do të jetë më mirë, do të bëhet mirë…,si një llojë fatalizmi dhe determinizmi, por pa pjesëmarrjen tonë aktive.
Lashtësia dhe tradita është e mirë, e nevojme, e domosdoshme, e shenjtë, rrënja dhe begatia jonë, pjesa e çmueshme e qenies sonë kombëtare dhe fetare, por ajo, fatkeqësisht, tek ne është dëmtuar mjaft, si gjatë sundimit turko-otoman, po ashtu edhe nën diktaturën komunist-ateiste, dhe si e tillë tashmë nuk është e mjaftueshme për sfidat e reja të kohës dhe hapsirës së sotme.
Feja është dhe duhet të jetë më parë përcaktim personal, pastaj familjar, kulturor, shoqëror, filozofik, botëkuptimor, në bazë të bindjes dhe të vlerave,e jo vetëm në bazë të traditës, të historisë, të lashtësisë apo trashëgimisë.
Prandaj, mos ta mbulojmë fytyrën, ndërgjegjen, edhe më pak historinë tonë, por të kemi guxim ta shikojmë dhe ndriçojmë të kaluarën tonë, të shihemi dhe të njihemi, pranohemi mes veti si vëllezër–motra, të ballafaqohemi me të tashmen dhe të punojmë vëllazërisht dhe bashkarisht, si shqiptarë dhe si fetarë, për ardhmërinë tonë më të mirë.
Mirëpo shtohet pyetja: E ku është ardhmëria jonë?
Ndjenja e përkatësisë së përbashkët e trungut kombëtar iliro-shqiptar, me shekuj edhe atij fetaro-krishterë, edhe pse e zbehur në disa periudha historike, prapseprapë ishte dhe mbeti mjaft e fortë, e qartë dhe vendimtare për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar, deri diku edhe fetar, së paku filo-evropian dhe filo-kristian.28
Sot kemi rast dhe mundësi historike ta dëshmojmë lashtësinë dhe traditën tonë fetare, kulturore, por mbi të gjitha aftësinë për ta dashur dhe nderuar njëri–tjetrin, çdo njeri. Për çdo popull, pra, edhe për ne shqiptarët, feja është dhe duhet të jetë ndihmë e madhe, frymëzim i pashterrshëm, shtyllë e pamposhtur për takim-afrim-bashkim me Zotin dhe me njeriun në baza fetaro-kombëtare.29
Kjo na ka mundësuar të mbijetojmë si popull dhe si krishtërizëm, sepse të huajt janë munduar me të gjitha mjetet, sidomos nëpërmes fesë, të na ndajnë dhe përçajnë, të na asgjësojnë dhe asimilojnë. Turqit menduan se do ta kenë të lehtë, nëse asgjësojnë elementin shqiptar të krishterë, me islamizimin tonë, sepse shpresonin se shqiptarët e islamizuar do të turqizohen. Por kjo, fatbardhësisht, nuk ndodhi, sepse ajo do të ishte tragjedia jonë kombëtare dhe fetare.30
Kështu duhet të vijmë deri te parimi i shenjtë: pranimi i bashkimit në dallime, sepse vëllaun apo motrën nuk e zgjedh, por të dhurohet.31 Këtë, në dimensione tashmë botërore e ka vërtetuar dhe dëshmuar Bija dhe Nëna jonë Tereze. Ajo, pikërisht njeriun vëlla apo motër, e pati si pikënisje dhe përfundim, pa dallime kombëtare, fetare, racore, kastore, duke zbatuar deri në fund ligjin e dashurisë me të gjithë dhe për të gjithë.32

III. Krishtërizmi ekumenik

Fjala ekumenik rrjedh nga greqishtja oikoumene dhe domethënë toka e banuar, toka e punuar (nga kjo rrënjë vjen edhe fjala ekonomia).
Më vonë kjo shprehje kishte kuptimin toka e banuar me grekët, si dhe nga njerëzit tjerë.
Ky koncept qe aplikuar edhe për përkatësinë fetare dhe kishtare, si p.sh. koncilet ekumenike, që dmth. të vlefshme për mbarë besimtarët dhe Kishën e përgjithshme.
Sot ekumenizmi ka një vështrim dhe kuptim edhe më të gjerë, si marrëdhëniet e ndërsjella të Kishave të krishtera. Kuptimi më i ri është nevoja dhe domosdoshmëria e kërkimit të afrimit, dikur edhe i bashkimit të plotë ne mes të të gjithë të krishterëve.33
Kjo sot ndihet dhe përjetohet pothuaj në mbarë krishterëzimin si nevojë fetare, por edhe kohore, që të largohet "shkandulli i madh", siç thonte Papa i Mirë – Gjoni XXIII (1881-1963).34
Koncili i Dytë i Vatikanit ishte ngjarje e rëndësishme ekumenike e shekullit XX, ku morën pjesë në mënyra të ndryshme, pas shumë shekujve, gati të gjitha Kishat e krishtera. Puna e begatshme në këtë drejtim u kurorëzua me shpalljen e dekretit mbi ekumenizmin "Unitatis redintegratio" (UR) në vitin 1964.35
"Me të ka filluar dialogu i ri doktrinor dhe praktik me të gjitha Kishat lindore jokatolike dhe me shumë bashkësi kishtare perëndimore".36 Dekreti dëshiron ta ndihmojë dhe përparojë jetën e krishterë, si lidhje dhe bashkëpunim mes Zotit dhe njeriut dhe si marrëdhënie ndërvëllazërore, për ta dëshmuar fuqinë dhe praninë e dashurisë – Zotit edhe sot në botë. "Bashkimi i të krishterëve s`guxon të kuptohet si një lloj integrimi i bashkësive të krishtëra, si një lloj tabori i të gjithë atyre që besojnë në Krishtin, (kështu deri diku mendonte Këshilli Botëror i Kishave), por në kutpim të bashkimit të brendshëm dhe të jashtëm, shpirtëror dhe kanonik (communio, koinonia)".37
Hov të madh kësaj lëvizjeje ekumenike i kanë dhënë Papa Gjoni XXIII, Papa Pali VI (1897–1978)38, sidomos Patriku Ekumenik i Kostantinopojës – Shqiptari Atenagora I (1886–1972).39
Ai tri herë u takua dhe u përqafua me Papën Pali VI, në Jerusalem (6 janar 1964), në Konstantinopojë (25 korrik 1967) dhe në Romë (26–28 tetor 1967). Fryti i këtyre takimeve vllazërore ishte ndër të tjera edhe heqja e njëkohësishme e anatemimit – mallkimit dhe përjashtimit të ndërsjellë në mes të Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse, që ishte në fuqi qysh nga lashtësia e 16 korrikut 1054.
Për ne rëndësi të madhe, ndoshta edhe vendimtare, ka dhe do të ketë për krishtërizmin ndër shqiptarë, marrëdhënia ekumenike mes Kishës katolike dhe Kishës Ortodokse Shqiptare (1937).40
Kjo Kishë nga gjiri i saj ka dhënë dy personalitete të spikatura kishtare dhe kombëtare, me peshë edhe ndërkombëtare dhe ndërfetare: arqipeshkvin Fan Stilian Nolin (1882–1965), themeluesin e Kishës Autoqefale Shqiptare, dhe patrikun e gjithëmbarshëm Ekumenik të Konstantinopojës Atenagora I, profetin, vizionarin, dëshmitarin dhe luftëtarin e bashkimit të të krishterëve në botën mbarë. Imzot Fan Stilian Noli e bëri këtë hap të pavarësisë kishtare shqiptare, së pari në Sh.B.A. (1919), pastaj edhe në Shqipëri (1922), por qe pranuar zyrtarisht nga Stambolli në vitin 1937. Motivet ishin të qarta si kombëtare, po ashtu edhe kishtaro – fetare: ruajtja, thellimi, kultivimi dhe përparimi i gjithanshëm i ndjenjave kombëtare dhe fetare – kishtare te shqiptarët. "Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare është një ndër veprat e mëdha të Nolit të madh fetar dhe kombëtar për të arritur dhe zbatuar kërkesat e ligjshme të ortodoksëve shqiptarë".41
Kjo veprimtari e begatshme dhe bujare bëri që Imzot Noli të jetë edhe më afër edhe me Kishën Katolike, sidomos me katolikët shqiptarë. Ai, edhe pse ishte ipeshkëv ortodoks shqiptar, ishte përkrahës i bindshëm dhe tejet i vendosur për bashkimin e të krishterëve shqiptarë. "Bashkimi fetar i popullit shqiptar, sipas Fan Stilian Nolit, hapte rrugën e vërtetë çlirimit të vendit nga zgjedha e huaj".42
Populli shqiptar është ndër popujt e parë që ndjeu nevojën dhe bëri hapa konkret për afrimin dhe bashkimin e të krishterëve ortodoksë dhe katolikë, duke u nisur nga përvoja e hidhët e ndikimit negativ të ndasive fetare edhe në çështje kombëtare, politike, kulturore, shoqërore, gjithnjerëzore. Kisha Katolike në popullin shqiptar pati formuar edhe komisionin përkatës i cili qe përbërë prej këtyre etërve françeskanë: Atë Palë Dodaj, Atë Shjefën Gjeçovi dhe Atë Vinçenc Prennushi. Atë Gjeçovi u takua me Imzot Nolin për qëllime ekumenike ndërkishtare shqiptare. Ja përshkrimi i Gjeçovit mbi këtë takim vëllazëror: "Më priti me dashteni e buzëqeshje. Shkëlqësi i thaçë, kam pasë nderen të njihem me Ju në Vlorë në vjetë 1920 e qysh atëherë më keni pasë thanë se përpiqeni për bashkimin e Kishave. E vërtetë, më përgjigji, e jo veç atëherë, por edhe sot jam n'at mende… e sikur i kam thanë At Fishtës, ashtu Ju tham edhe Juve, se unë sot si Kryeministër i Shtetit Shqyptar nuk mundem të përzihem në nji t'atillë punë, porse të jeni të sigurtë se menden e zembrem e kam për bashkimin me Kishën katolike".43
Në këto qëndrime ishte edhe Atenagora I, sepse nisej prej ndasive ndër të krishterë shqiptarë katolikë dhe ortodoksë, pastaj nga dasia fetare shqiptare në të krishterë dhe myslimanë, si dhe nga përvoja e tij e gjerë ndërkombëtare evropiane dhe amerikane, por edhe nga bashkëpunimi i pandërprerë që pati me Imzot Nolin. Atenagora këtë e ka shprehur në shumë raste dhe rrethana: "Populli shqiptar është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Evropë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishterizmin…".44
"Shumë mendime, ide që i kishte Patriku, shumë vlerësime mbi ngjarjet apo njerëzit, si nga e kaluara, po ashtu edhe e tashmja, pasqyronin mendimin e ipeshkvit ortodoks shqiptar (mendohet për Fan S. Nolin, vër. ime). Atenagora më shpjegoi më vonë se jo vetëm e kishte pasë njohur Nolin në Amerikë, por kishte pasur me të shumë biseda dhe drejtpërdrejt kishte pasë mësuar shumë nga shqiptari i madh…"45
Imzot Fan Stilian Noli i kapërcente edhe kufijtë e përkatësisë kishtare dhe mendonte dhe vepronte në dobi të mbarë popullit shqiptar. Në këtë prizmë ai së bashku me Atenagorën mendonin dhe vlerësonin si të domosdoshëm afrimin dhe bashkimin kishtar të krishterëve të ndarë shqiptarë, që pastaj do të ishte hapi i parë i mirë, do të thoja edhe parakusht për dialog dhe bashkim të mbarë popullit shqiptarë, sidomos për dialogun ndërfetar krishtero – mysliman.
Atenagora i madh thoshte: "Dashuria është fuqia e madhe, e vetmja, hyjnore që depërton dhe ndërron çdo gjë…, e kjo kurrrë s'është e mundshme pa uratë…"46 Dhe vazhdon: "Dialogu do të sqaronte shumë gjëra. Unë jam gjithnjë i gatshëm…"47. "Ne të krishterët s'duhet të lodhemi kurrë në kërkimin e dy gjërave: afrimi i Kishave motra dhe popujve vëllezër; i tillë duhet të jetë shembulli i ynë dhe dëshmia jonë".48
Rolin e dialogut ndërkishtar katoliko–ortodoks besoj se na ka dhuruar historia, e kaluara, ndasitë mes Romës dhe Kostandinopojës, por edhe provania e Zotit, si sfidë për t'u dëshmuar të krishterë të hapur dhe në kërkim të së mirës aq të madhe të bashkimit të të krishterëve. Kjo ishte dhe mbetet dëshira e Jezu Krishtit: "Që të gjithë të jeni një. Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë jam në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota se ti më dërgove".49
Këtë e ka dëshmuar historikisht, sidomos bashkësia kishtare lindore ndër arbëreshët, e cila, sa i përket ritit, liturgjisë, traditës, është kryekëput lindore, ndërsa strukturalisht është e lidhur–njësuar me Kishën e Romës, me Papën.50
Këtë e ka vërtetuar edhe Papa Gjon Pali II në Shqipëri ku ndër të tjera thotë: "Një ndihmë e madhe do të jetë mirëkuptimi, që duhet ripërtërirë vazhdimisht midis katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve".51 Ai vazhdon: "Rilindja shpirtërore e Shqipërisë po ndodh nën simbolin e dialogut ekumenik dhe bashkëpunimit ndërfetar. A nuk është kjo një shenjë e madhe shprese…"52
Papa Gjon Pali II na porosit: "Uroj që Shqipëria të bëhet përherë e më tepër atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndërfetar. A ka lavdatë më të denjë për ju, sesa tregoheni me gisht nga Evropa dhe mbarë bota, si shembull dialogu, mospërdorimi të dhunës, mirëkuptimi të anasjelltë?…
Nuk është e rastit që populli shqiptar e ka pranuar një thirrje të tillë: ai, në të vërtet ka provuar varfërinë e shtypjen e egër. E Shkrimi i Shenjtë na mëson se pikërisht të varfërve dhe të shtypurve Zoti u tregon rrugët e veta, rrugë që nga robëria të çojnë në liri"53.
Patriku ekumenik, Atenagora I, vizionin e tij profetik rreth bashkimi të plotë me Kishën e Romës, edhe më gjerë, mes Kishave lindore dhe perëndimore e sintetizoi kështu: "Ne mendojmë kah çasti i madh dhe i shenjtë, kur ipeshkvitë e Perëndimit dhe të Lindjes do të bashkmeshojnë në të njejtin lter, duke ngritur kelkun e Zotërisë nga Euharistia e përbashkët. Kjo kohë ndoshta do të jetë më vonë. Por ora, koha e dashurisë, ja, është e pranishme, është tani, këtu…".54
Dialogu ekumenik ndërkishtar shqiptarë përgatit, begaton dhe paraprin dialogun ndërfetar, atë në mes të të krishterëve dhe myslimanëve.55
Nëna Tereze, lidhur me ekumenizmin thotë: "Puna jonë është ekumenike, sepse ne punojmë për të gjithë njerëzit, pa dallim, që ata sa më tepër të afrohen mes veti, që ta njohin Zotin si Dashuri. Detyra jonë kryesore është që t'ju japim dashurinë e Zotit. Ne punojmë me të krishterë dhe jo të krishterë, si dhe me myslimanë dhe budistë, të gjithë së bashku, një".56
Dialogu ekumenik në mes të të krishterëve katolikë dhe ortodoksë shqiptarë duhet të jetë hapi i parë i takimit, afrimit dhe bashkimit, si të krishterë dhe si shqiptarë, që dukshëm do të përgatiste, ndihmonte, begatonte dhe frymëzonte edhe dialogun ndërfetar krishtero – mysliman ndër shqiptarët.
Nëpërmjet dialogut në mes të krishterëve kemi arritur deri te vetëdija se kjo është së pari kërkesë, dëshirë, urdhër i Jezu Krishtit, si dhe nevojë, domosdoshmëri, përplotësim dhe dëshmi e krishterë para botës.
Këtë e ka shprehur fuqimisht edhe Papa Gjon Pali II me enciklikën "Ut unum sint" mbi angazhimin ekumenik të Kishës Katolike ndaj të krishterëve të ndarë.57
Papa thekson së pari uratën e përbashkët si "Shpirtin e brendshën të lëvizjes ekumenike"58, si dhe ripërtrirjen shpirtërore dhe kthimin e plotë kah Zoti dhe kah njëri–tjetri, solidaritetin ndërnjerëzor, rizbulimin e përbashkët të Fjalës së Zotit – Biblës, si ballafaqim me porosinë e tij për kohën tonë.59 Vend të spikatur ka dialogu në mes Kishës katolike dhe Kishave lindore, si Kisha motra, jo me theksim se janë të ndara, por pjesërisht jo të bashkuara, apo jo me bashkim të plotë dhe të përsosur.60
Duke sintetizuar punën dhe angazhimin e gjertanishëm, rrugimin apo shtektimin e përbashkët në kërkimin e bashkimit të plotë, Papa ndër të tjera shkruan kështu: "Në agimin e mijëvjetorit të ri, si mos të kërkojmë prej Zotërisë, me vrull të përtrirë dhe me përgjegjësi më të plotë, hirin që t'na aftësojë të gjithëve në flijimin e bashkimit?"61, dhe pohon se angazhimi ekumenik "është një ndër përparësitë baritore" të pontifikatit tim"62, si parakusht për ungjillëzimin e ri. Papa vazhdon: "Ekumenizmi nuk është vetëm çështje e brendshme e Bashkësisë së krishterë. Ai i përketë dashurisë që Hyji e ka caktuar në Jezu Krishtin mbarë njerëzimit, dhe pengimi i kësaj dashurie është fyerje ndaj Tij, si dhe ndaj planit për t'i bashkuar të gjithë në Krishtin".63

IV. Dialogu ndërfetar shqiptar

Me dialogun ndërkishtar shqiptar mes katolikëve dhe ortodokësve i përgjigjemi thirrjes së vetë Jezu Krishtit, të Kishës së përgjithshme, dokumenteve zyrtare konciliare, ftesës së Papës Gjon Palit II, por edhe nevojave tona specifike kishtare dhe kombëtare. Dialogu ndërfetar shqiptar mes të krishterëve dhe myslimanëve "mund të ndikojë pozitivisht në përpjekjen për ripërtrijen e filluar"64, për ta ruajtur dhe kultivuar edhe më tepër vëllazërinë e përbashkët kombëtaro – fetare në baza të fesë, shpresës dhe dashurisë.
Dekreti i Koncilit të Dytë të Vatikanit "Nostra Aetate" ndër të tjera thotë kështu: "Kisha e sheh me nderim myslimanët, që besojnë në një Zot të vetëm, të gjallë dhe të amshuar, të mëshirshëm dhe të gjithëpushtetshëm, krijusin e Qiellit e të Tokës, që u ka folur njerëzve".65
Popujt e ndryshëm përbëjnë një bashkësi të vetme. Ata kanë një orgjinë të vetme, sepse Zoti e ka vënë të banojnë gjithë racën njerëzore mbi krejt faqen e tokës; ata kanë edhe të njëjtin qëllim të fundit, Zotin, provania e të cilit, dëshmia e mirësisë dhe plani i shpëtimit shtrihet mbi të gjithë, deri kur, si të zgjedhur do të bashkohen në Qytetin e Shenjtë, që do të ndriçohet nga lavdia e Hyjit dhe ku njerëzit do të ecin nën dritën e tij.66
"Feja e krishterë dhe ajo islamike, kanë, në këtë drejtim, një detyrë të përbashkët. Deklarata e Koncilit II Vatikanas mbi fetë jo të krishtera, e parasheh qartë këtë detyrë: "Nëse, gjatë shekujve, kanë lindur jo pak mospajtime ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, Koncili i Shenjtë u kërkon të gjithëve të harrojnë të kaluarën dhe të zbatojnë me sinqeritet mirëkuptimin e anasjelltë, si edhe të mbrojnë e të përkrahin së bashku, drejtësinë shoqërore, vlerat morale, paqen e lirinë për të gjithë njerëzit".67
Kjo vlen edhe më shumë për ne, edhe si popull i vogël dhe në kërkim të rrugëve dhe mundësive të reja për përparim, demokraci dhe përtrirje të vërtetë shpirtëroro–fetare, edhe si porosi dhe begati historike, sepse kurrë s'ka pasur luftime apo mospajtime të rrepta në baza fetare.
Këtë të vërtetë fatlume e ka theksuar edhe Imzot Frano Illia në fjalën përshëndetëse Papës Gjon Palit II në Shkodër duke thënë: "Ne shqiptarët, për rrethana tona historike, jemi dy besimesh, por vllaznimin kurr s'e kemi ndarë, si nji popull i lashtë, ne jemi nji komb i lidhur ndër shekuj. Lotët e gzimit kemi pasë të përbashkta kurdoherë dhe kshtu do të vazhdojmë në t'ardhmen tue pri kurdoherë na n'emën të Zotit".68
Këtë e ka theksuar edhe Papa Gjon Pali II: "Populli shqiptar, dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këtë çast, është për t'u marrë si shembull në këtë pikëpamje. Që të tre komunitetet fetare mbajnë një raport respekti reciprok të një bashkëpunimi të njerëzishëm. Qëndroni në këtë pikëpamje, Vëllezër dhe Motra!… Kështu ju mund të ndërtoni një bashkim kombëtar të urtë dhe të qëndrueshëm… Duhet mësuar arti i dialogut dhe i të dëgjuarit, qoftë edhe kur ky art është i mundimshëm. Ky është çmimi i lirisë, kjo është fshehtësia e progresit të vërtetë moral dhe civil.69
"Ky fakt lehtëson mirëkuptimin e përzemërt midis të krishterëve dhe myslimanëve shqiptarë për një bashkëpunim më të ngushtë me qëllim përparimin e përbashkët të vendit. Dialogu dhe bashkëpunimi janë dy udhëzime konkrete që vijnë nga Koncili II Vatikanas".70
Ne si shqiptarë, fatkeqësisht, fetarisht jemi të ndarë, por fatbardhësisht jo edhe të përçarë. Kjo do të thotë se kemi pasur urti, mençuri dhe nuk e kemi humbur kurrë vetëdijen se jemi vëllezër, se kemi shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë. Tash na nevojitet vetëdijësimi kombëtar gjithnjë e më i madh në bazë të vlerave moralo–shpirtërore historike, por edhe vetëdijësimi fetar, si element i rëndësishëm për vëllazërin tonë, si faktor historik dhe aktual, si mundësi e bashkëpunimit gjithnjë e më të mirë për të ardhmen tonë të përbashkët. Jemi të afërt me njëri–tjetrin dhe duhet t'i japim dëshmi botës se feja jo vetëm nuk ndan dhe përçan, por nëse është e jetësuar, na afron dhe bashkon me Zotin dhe me njëri – tjetrin. Ky është shembulli i tolerancës fetare ndërshqiptare për t'i evituar ekstremizmat e çdo lloji. Toleranca fetare dmth. e bart, e duroj vëllaun tim shqiptar mysliman, e kjo më duket se është tepër pak, vetëm shkalla e parë e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës së përbashkët në baza kombëtare, kulturore, morale, fetare.
Vetëm kështu mund të dëshmojmë se jemi për një krishtërizëm dhe islamizëm të matur, të hapur, kundër çdo sundimi apo rrënimi të tërë asaj që është e përbashkët historike dhe aktuale.
"Bota e sotme është gjithnjë e më tepër pluraliste, në shumë aspekte, pra, edhe në lëmin fetar, si mozaik apo bashkim në dallime. Edhe bota shqiptare është dhe duhet të jetë pluraliste në shumëçka, por e njësuar sidomos në dashurinë vëllazërore, në shërbim të njeriut, popullit, kulturës, përparimit, të tashmes dhe ardhmërisë sonë sa më të mirë për të gjithë".71
"Prandaj e tashmja dhe e ardhmja e jonë është ekumenizmi, dialogu ndërfetar, strategjia paqësore dhe bamirësia – DASHURIA".72
E rëndësishme është vetëdija se dikur të gjithë kemi qenë të krishterë. Këtë fakt fatbardhësishtë sot e pranojnë të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh besimin apo botëkuptimin njerëzor. E dyta, sot duhet ta pranojmë faktin se jemi edhe myslimanë. Këtë duhet ta përmendim, sepse edhe shqiptarët e besimit mysliman janë vëllezërit tanë – shqiptarë, mesdhetarë, europianë, me kulturë dhe traditë të lashtë të krishterë. Prandaj krishtërizmi nuk është për shqiptarët fe e huaj, e panjohur, e imponuar prej romakëve, siç pohojnë disa pseudoshkencëtarë shqiptarë, por për shumë shekuj fe e përbashkët, e tani feja e vëllezërve tanë.
Kjo vlen edhe për islamizmin, i cili s'është më fe e huaj, turko-otomane, por edhe e vëllezërve tanë shqiptarë, të cilët së bashku me ne kanë pësuar me shekuj sundimin turk, së bashku kemi luftuar, jemi flijuar, jemi munduar aq sa kemi pasur mundësi ta ruajmë kombin, gjuhën, traditën, kulturën dhe fenë tonë të moçme, krishtërizmin.73
Gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, sipas elementit fetar të krishterë, edhe fetarisht, ne jemi Evropë, me traditë, kulturë, qytetërim europian. "Shqiptarët i takojnë qarkut evropian, domethënë perëndimor të qytetërimit. Për këtë ishin të vetëdijshëm edhe krijuesit shqiptarë të shekujve të shkuar, sidomos të shekullut XIX, pavarësisht të cilës fe ishin. Lindorja, islamikja, në qytetërimin shqiptar është diçka e shtuar, e rëndësishme, por megjithatë, e mëvonshme dhe e shtuar…"74
Mendoj se sot, ndoshta më tepër se kurrë, më parë ne, si shqiptarë, duhet t'i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës, pa kushtëzime, paragjykime, anime, me guxim, të vërtetës historike dhe aktuale, mbi të gjitha me frymëzim dhe përcaktim të vëllazërisë dhe të dashurisë.
Në bazë të përvojës shumëshekullore kombëtaro–fetare dhe të gërshëtimit historik krishtero–mysliman, mund të pohojmë këtë: krishtërizmi ynë është deri diku i "islamizuar" nëpërmjet ndikimeve fetare, kulturore dhe shoqërore lindoro–islamike, sidomos sa i përket disa sferave të jetës, si psh: botëkuptimi apo mentaliteti grumbullor, ku s'ka aq individ, person, njeri si njësi, por më tepër grup, grumbull, mori, turmë njerëzish. Kjo mori mbështetet në parimin tonë, tashmë të njohur dhe mjaft të zbatuar në jetën e përditshme: si të gjithë të tjerët! Kështu është në veprim një lloj "diktature" apo kontrollimi horizontal i të gjithëve, mbi të gjithë – opinioni publik, i cili është kontrollimi i pa mëshirshëm i rrethit. Kush nuk i përmbahet normave apo ligjeve të tilla, traditës – anatemohet, përjashtohet, leçitet, izolohet, përbuzet dhe kështu asgjësohet. Mu për këtë, shumëkush ose fare, s'ka ndonjë mendim apo përcaktim personal, që mund të themi e ka kryet "për hijeshi ose për turrshi", ose s'ka guxim të jetë vetvetja, atë ta shprehë dhe komunikojë para tjerëve. Njerëzit e tillë nuk e kanë krijuar të menduarit, personalitetin bazor, kurrizin, personalitetin, por më tepër shkrihen në anonimitet, mundohen doemos t'i përshtaten rrethit për t'u mbuluar me sjellje dhe veprime si të gjithë të tjerët.75 . Kjo ka pasoja të rënda edhe në sferën shpirtërore, morale, fetare, sepse edhe feja mund të jetë vetëm tradicionale, sipërfaqësore, gurmbullore, popullore, pa vetëdije, përcaktim, thellim, e kjo domethënë edhe pa angazhim të tërë përsonit në jetën dhe verpimet fetare.
Rreziku tjetër, apo skajimi në drejtim të kundërt, do të ishte individualizimi i tepruar ose bajraktarizmi, ku çdokush dëshiron të sundojë mbi të tjerët me mënyra përjashtuese: vetëm si të them unë!. Në këtë këndvështrim, të tjerët trajtohen si të paaftë, prandaj objektivizohen, vegëlsohen, shtresohen në forma të ndryshme: si p.sh. diktatura familjare, sidomos ndaj botës femërore, politike, shoqërore, kulturore, deri edhe te diktatura fetare, në emër të Zotit, të fesë, të vlerave fetare!
Këto dy skajime dëmtojnë dukshëm aftësinë e njeriut që të jetë vetëvetja, mundësinë e bashkëpunimit, bashkëjetesës, dialogun, mbi të gjitha bashkësinë që thadrohet në dallime dhe përplotësime. Këtë mendim dhe analizë unë e kam shprehur me një thënie deri diku ironike, sadopak e tepruar, por disi të vërtetë, të hidhët: dy shqiptarë, personalisht të mirë, "së bashku" bëhen dy shqiptarë të kqinj, sepse si duket nuk e kemi mësuar dhe përvetësuar sa duhet artin e dialogut, kërkimit dhe gjetjes së bashkimit shi në dallime, fundi i fundit artin e dashurisë, pranimin e tjetrit ashtu si është, e jo si do të doja unë të jetë.76
Këtë mentalitet e ka potencuar edhe më tepër komunizmi ateist duke përjashtuar dhe privatizuar fenë nga jeta shoqërore dhe kulturore.
"Shqiptarët pas rrënimit të komunizmit kanë nevojë të ridefinojnë identitetin e tyre si dhe marrëdhëniet e tyre komplekse… Tani janë të ndarë në shumë kuptime: jetojnë në pesë shtete, janë të ndarë në shumë parti politike, pastaj ka edhe ndasi të vjetra si ato fetare, gjuhësore… Nuk mjafton gjuha e përbashkët për t'i bashkuar shqiptarët, duhet pasur ideale të përbashkëta për të mbijetuar dhe për t'iu shmangur tendencave shkatërrimtare të ndarjeve. Dëshiroj ta përkrah tezën sipas të cilës si feja, po ashtu edhe ideja e Europës mund të ofrojnë modele shpirtërore për përtërirjen e shqiptarëve. E para na ofron traditën, për më tepër traditat e shumta të mbështetura në trashëgiminë e ndryshme fetare, ndërsa e dyta e lidh fatin tonë me ardhmërinë nën çadrën e qytetërimit sinkretik i cili shpresoj se do të zhvillohet në Europën e Bashkuar".77
Kështu mund të themi se edhe islamizmi ynë është i "krishtërizuar dhe i europianizuar", sepse ndikimi shumëshekullor krishtero–europian në popullin tonë s'është zhdukur tërësisht as me sundimin 5-shekullor turk, as me islamizimin e popullit shqiptar. Gjurmët, shenjat, shtresimet e krishtera janë të pranishme në çdo sferë të jetës, në të kaluarën e përbashkët traditoro–kanunore, në kulturë, në gjuhë, në letërsi, në çdo hap. Kjo dukuri sjell deri te "pagëzimi kulturor" për shqiptarët myslimanë, të cilët së pari për të kuptuar vetveten, historinë, traditën, kulturën, letërsinë e vjetër, gjuhën…, me një fjalë të gjithë atë që ishte boshti i shqiptarizmit, doemos takohen me krishtërizmin. Mu për këtë krishtërizmi për shqiptarët e islamizuar nuk është më fe e huaj, e pa njohur, armike, e popujve të krishterë të Evropës, por "feja jonë e vjetër", bartësja dhe vazhdimi dymijëvjeçar i traditës dhe vetëdijes sonë, sidomos gjatë sundimit turko–otoman. Nëpërmes "pagëzimit kulturor" shqiptarët myslimanë rizbulojnë dhe rivlerësojnë historikisht të kaluarën tonë të përbashkët, rrënjët, por edhe mundësinë e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë.
Kështu, me "pagëzimin kulturor" më lehtë, më mirë dhe më thellë e kuptojmë vetveten, të kaluaren tonë, por njëkohësisht kemi në dorë edhe çelësin për kuptimin, pranimin dhe bashkëpunimin me traditën, kulturën dhe qytetërimin evropian dhe botëror, që kryesisht është me karakter bibliko–krishterë.
Ky zbulim na ofron, pra, edhe mes vete në mënyrë të dyfishtë: dhe si shqiptarë, edhe si fetarë, në mundësinë e vëllazërimit dhe përkatësisë së përbashkët kombëtaro–fetare; ndihmon dialogun tonë ndërfetar, hap mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërfetar edhe me popujt tjerë të Europës dhe të botës.78
Mendim të ngjajshëm ka edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadareja, i cili thotë se islamizimi i popullit shqiptar ishte në një mënyrë bashkëpunim me sundimtarët, lëshim dhe dobësi e madhe, kompromis me okupatorin. Ai vazhdon: "Mendoj se te shqiptarët nuk ka fundamentalizëm islamik. Nëse duhet kërkuar ndonjë fundamentalizëm, atëherë do të duhej fundamentalizmi katolik, sepse fundamentalizëm domethënë kërkimi i rrënjëve… Mendoj se jo te një rikthimi tek feja e krishterë (nuk do ta formuloja kështu), por në rikthim në kulturën e krishterë, është rruga objektive e të ardhmes së kombit tonë. Dhe jo vetëm objektive, por është rruga e tij e vetme që i mbetet drejt qytetërimit. Kjo ka kuptim, ka vlerë kombëtare, kulturore, por edhe vlerë gjithashtu politike dhe ka vlerë gjithashtu deri te mbrojtja e tij për ekzistencën e vet".79

V. Krishtërizmi paqësoro–jodhunor

Krishtërizmi gjatë tërë historisë është përpjekur për krijimin e shoqërisë njerëzore të mbështetur në paqe dhe në drejtësi, mbi të gjitha në dashuri.80 Pikërisht për këtë drejtësia dhe dashuria mundësojnë paqen e vërtetë, të qëndrueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë njerëzit.81
Prej porosisë së krishtërizmit lindi po ashtu edhe strategjia paqësore–jodhunore, si luftë humane, bujare për paqe dhe liri me mjete jodhunore. Jezusi, në Fjalimin e Malit – Lumturitë – i vuri themelet e reja për njeriun, familjen, shoqërinë, duke shpallur haptas: "Lum ata që kanë etje dhe uri për drejtësi, sepse do të ngrihen"82 dhe duke urdhëruar dashurinë edhe ndaj armiqëve: "Duani armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë, për t'u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë diell e tij mbi të këqij e mbi të mirë e të bjerë shi për të drejtë e për të pa drejtët".83
Këtë fuqi të madhe, hyjnore, për të dashur dhe falur edhe armiqtë, e ka dëshmuar edhe populli shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera të ish–Jugosllavisë gjatë pajtimeve të gjaqeve në vitin 1990, si dhe gjatë sundimit diktatorial serb në Kosovë (1989–1999). Kështu u krijua strategjia paqësore - jodhunore, lëvizja e bamirësisë, sidomos nëpërmjet Shoqatës humanitare – bamirëse "Nëna Tereze", dhe lufta kundër analfabetizmit, për ta ndërruar kulturën e "kriposur" ideologjike, me kulturë dhe qytetërim të dashurisë, që do të jetë në shërbim jo të ideologjisë, partisë, diktaturës, por të mbarë popullit.84
Këtë fuqi e ka dëshmuar historia botërore, si p.sh. Gandi i madh, apo martiri i strategjisë jodhunore, atë Martin Luther King-u, Mandela…, si dhe ajo shqiptare, veçmas me Nënën e Paqes, Nënën Tereze, Prof. Anton Çettën, Imzot Nikë Prelën, dr. Ibrahim Rugovën dhe me shumë të tjerë. Kështu ju kemi shmangur luftës qytetare serbo–shqiptare, kemi shpëtuar jetën e njerëzve, të popullit dhe kemi internacionalizuar çështjen tonë kombëtare, gjë që u dëshmua edhe me ndërhyrjen e NATO–s në Kosovë. Kjo është fitorja e gjithë shqiptarëve, liria e dhuruar dhe e fituar, së pari në planin informativ, formativ, pastaj atë moral dhe kulturoro-shpirtëror. Gjendja jonë u bë çështje e ndërgjegjes ndërkombëtare, gjithënjerëzore, e mbështetur në të mirën, të drejtën, të vërtetën për të gjithë.85
Kjo është fuqia dhe mundësia e madhe e krishtërizmit tonë, që të angazhohet edhe më tepër për paqe, drejtësi dhe demokraci ndër shqiptarët, por edhe në botë. Tani gjendemi para një sprove të ndërlikuar, para Zotit, para bashkësisë ndërkombëtare, para vetvetes se do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë të gjithë për paqe me mjete paqësore–jodhunore, për pluralizmin tonë kombëtar dhe ndërfetar.
S'ka krishtërizëm dhe qytetërim të dashurisë pa falje, pa mposhtjen e hakmarrjes, e cila më as s'duhet të quhet hakmarrje, por më mirë të themi vëllavrasje dhe vetëvrasje. Në kushtet e reja në të cilat gjendemi si popull dhe si krishtërizëm, duhet t'i bashkojmë të gjitha fuqitë moralo–shpirtërore–kulturore për një luftë kaq fisnike, trimërore, për të dëshmuar se tashmë e kemi kuptuar dhe pranuar strategjinë tereziane – të Nënës së Madhe – kundër dhunës, për marrëveshje, dialog, falje dhe bashkëjetesë vëllazërore.

VI. Bamirësia – detyrë për çdo të krishter

Qysh në hebraizëm flitet për bamirësi, por theksohet sidomos ndaj hebrenjve, bashkatdhetarëve, e deri diku, në përmasa më të vogla, edhe ndaj jo hebrenjve.86
Mirëpo fjala ishte për të huajt që kryesisht jetonin në Palestinë, në mes popullit të Zotit, e jo për të gjithë njerëzit. Pse ishte ky dallim apo qëndrim? Sepse popujt e huaj ishin gjithnjë rrezik për ta, prandaj kishin përvoja të hidhëta dhe mjaft negative me popujt e huaj.87
Krishtërizmi, si fe e dashurisë ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit, përfshin dhe tejkalon dukshëm Ligjin dhe Profetët, urdhëron dashurinë dhe bamirësinë ndaj të gjithëve.88
Dashuria ndaj të afërmit ka dy kuptime burimore:

Ndaj çdo njeriut – në mënyrë parimore;


Ndaj të afërmit – bashkëvendasit, njeriut konkret me të cilin jetojmë.
Në pyetjen: Cili është urdhëri i parë dhe më i madhi, vetë Jezusi përgjigjet kështu: "Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde! Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. I dyti është i barabartë me të:
"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët".89
I afërmi për Jezu Krishtin është çdo njeri, bile edhe kundërshtari, armiku. Në pyetjen: Kush është i afërmi im? Jezusi na përgjigjet me shembëlltyrën e Samaritanit të mirë, i cili kujdeset për hebreun, anëtarin e bashkësisë armike.90
Bashkësia e parë e krishterë e ka kuptuar dhe zbatuar këtë udhëzim-urdhër-mësim mjaft mirë dhe më shumë përkushti.
"Të gjithë ata që besuan, qëndronin së bashku dhe gjithçka kishin të përbashkët".91
"Në bashkësinë e besimtarëve mbretëronte një përkim i plotë. Askush nuk e quante të veten çkado që kishte, por ndër ta gjithçka ishte e përbashkët".92
Për shërbime bamirëse u themelua edhe xhakonati.93 Kisha gjatë shekujve është munduar për t'i ndihmuar të gjithë nevojtarët, sidomos të varfërit, të dëbuarit, të sëmurët me themelimin e rregujve të ndryshëm bamirës apo karitativ.
Ungjilli i solidaritetit është ungjilli i dashurisë së përgjithshme dhe vepruese, sepse si thotë edhe Shën Pali: "Detyrimi ynë që të duam njëri – tjetrit, sepse ai që e do tjetrin e ka plotësuar Ligjin… Dashuria, pra, është zbatim i përsosur i ligjit".94
Karitasi i krishterë nuk është çfardo ndihme apo shërbimi naj nevojtarëve, por fryt feje dhe shprehje dashurie ndaj Zotin nëpërmjet të afërmit.
Shën Jakobi qartas pohon: "Kështu dhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete".95
Tradita dhe kultura shqiptare e mikpritjes, bujarisë, kujdeset ndaj të mjerëve, duhet të kultivohet edhe më shumë edhe me motive ungjillore, sidomos tani kur konkurrenca e tregut të lirë pa mëshirë varfëron edhe më tepër të mjerët, të sëmurët, të pambrojturit. Mësimi shoqëror i Kishës katolike është mjaft i pasur dhe duhet të jetë vendimtar edhe për krishtërizmin tonë.96
Nga kjo traditë dhe prej krishtërizmit tonë doli edhe Bamirësja më e madhe e shekullit – Nëna Tereze – si përfaqsuese e denjë e jona.
Krishtërizmi ynë ishte i privatizuar dhe penguar në shumë fushëveprime, pra, edhe në atë shoqërore. Nga kjo vetëdije, si dhe nga nevoja e gjallërimit dhe angazhimit kishtar edhe në çështje shoqërore, por edhe nga zbrazëtitë dhe mangësitë e mëdha të shoqërisë shqiptare, duhet sa më parë të përcaktohen drejtimet e veprimit bamirësoro–shoqëror.

VII. Kultura dhe qytetërimi i jetës – dashurisë

Fjala e urtë popullore shqiptare thotë kështu: "S'ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë". Ose: "Mjerë ajo shtëpi që s'ka pleq dhe fëmijë".
"Pranimi i jetës së pambrojtur, të fëmijës së palindur, dhe i jetës së rrezikuar në pleqëri, për mua është një ndër veçoritë më të larta dhe më të bukura të traditës dhe kulturës shqiptare lidhur me botëkuptimin e jetës. Kjo gjë sidomos vlen sot kur "bota moderne", në çdo mënyrë dhe në çdo masë lufton kundër fëmijëve dhe kundër pleqëve. Ky, pra, është dhe do të jetë boshti ynë për ta ruajtur, kultivuar dhe mbrojur jetën në çdo kohë, periudhë jete, si dhuratë, dhanti shenjte".97
Perëndimi sot është i rrezikuar nga vetëvrasja, sepse i frigohet jetës së re – fëmijës, si dhe pleqërisë – vdekjes, prandaj jeton në ethe, "seleksionon" vetëm pjesën më të bukur të jetës, rininë dhe pjekurinë, kurse pjesët skajore, fillimin dhe mbarimin e saj rrënjësisht e dëbon. Ky qëndrim absurd, johuman, edhe më tepër jokristian, ka dy drejtime: "dëbimin – mospranimin dhe shkatërrimin e jetës së re – abortusin (dështimin), si paaftësi e njeriut për komunikim të jetës dhe të dashurisë frtyëzdhënëse; Dëbimi, mospranimi dhe largimi i të moshuarve".98
Këtë krim e ka dënuar gjithmonë Kisha katolike, në veçanti Papa Pali VI me enciklikën "Humanae vitae" (1968).99
Papa Gjon Pali II ia ka kushtuar kësaj problematike letrën baritore "Evangelium vitae" (1995), duke mbrojtur në emër të Zotit, në emër të Kishës katolike, në emër të mbarë njerëzimit, jetën e njeriut në çdo fazë jetësore si dhuratën më të lartë të Zotit, si mision që ai ia ka besuar njeriut, familjes, shoqërisë.
"Ungjilli i jetës nuk është vetëm për të krishterë: ai është për të gjithë… dhe dëshiron përkrahjen e shtetit human. Puna në dobi të jetës është kontribut për ripërtrirjen e shoqërisë nëpërmes së mirës së përbashkët… Tekembramja, s'mund të ketë demokraci të vërtetë, nëse nuk pranohet dinjiteti i çdo personi dhe nëse nuk nderohen të drejtata e tij.
Nuk mund të ketë as paqe të vërtetë, nëse nuk mbrohet dhe përkrahet jeta, siç e përkujtonte Pali VI, "Çdo krim kundër jetës është atentat kundër paqes, sidomos nëse sulmohet tradita e popullit…"100
Nëna jonë Tereze, nga katedra e paqes në Oslo, iu drejtua mbarë botës me këto fjalë tronditëse: "Flasim për paqe. Ka shumë gjëra që e shkatërrojnë paqen, mirëpo, mendoj unë që sot shkatërruesi më i madh i paqes është dështimi (abortusi), meqë ai është luftë direkte, është vrasje e dejtpërdrejtë, krim i bërë me duart e vetë nënës.. Nëse një nënë mund ta mbytë fëmijën e vet, ç'mund të thuhet për krim kur vritemi në mes nesh, nëse nëna është në gjendje ta mbysë fëmijën e vet.."101
Prandaj me krishtërizmin tonë dymijëvjeçar martir, me dialogun ndërkishtar dhe ndërfetar shqiptar, me strategjinë paqësore – jodhunore, me bamirësi dhe me kulturë të jetës dhe të dashurisë, mund ta përfundojmë fatbardhësisht dymijëvjetorin, e me ndihmën e Zotit, të bashkësisë ndërkombëtare, veçanarisht me bashkëpunimin dhe vëllazërimin tonë, ta fillojmë sa më mirë tremijëvjetorin e ardhshëm. Këto janë mundësitë, gjasat, rrugët tona të cilat na i ka dhuruar historia dhe provania hyjnore.



Summary
The Current State of Religion among the Albanians:
A Psychologico-social Examination.
The Current State of Religion among the Albanians, examined on the psychologico-social plane, is divisible into 7 parts.
Martyrdom, as a free, total and conscious sacrifice of one's life, out of love and loyalty for God and the Church, has been part of the Illyro-Albanian experience since apostolic times, beginning with the Roman imperial persecutions of Christianity. Four Dardanian Martyrs are known to us: Sts. Florian, Laurus, Procus and Maximus. The names of the first two are recorded in the Roman Martyrology. Unfortunately, we know very little of the Christianity of antiquity and of ancient tradition, nor do we value it or explore it enough. It is almost entirely absent from our national and religious consciousness. It has often been subject to damage, mutilation, abuse and appropriation, and has been hidden under a veil of neglect and oblivion, especially during the five centuries of Turkish-Ottoman occupation, as also during the fifty years of recent communist persecutions. In this condition it is not sufficiently strong fully to meet the new challenges posed by the modern world.
Ecumenical Christianity implies mutual understanding in the reciprocal relations between Christian ecclesial communities; it is an acknowledgement of the essential need to search for rapprochement, and someday even for full unity between all Christians. Pope John XXIII, Pope Paul VI, and especially the Ecumenical Patriarch of Constantinople, the Albanian Athenagoras I (1886-1972), all gave great impetus to the ecumenical movement. Ecumenical relations between the Catholic Church and the Orthodox Church in Albania have always been of importance for Christianity among the Albanians. It was in 1937 that the first steps towards the establishment of these relations were taken by the founder of the Albanian Autocephalous Church, the Orthodox Archbishop Fan Stilian Noli, and by the universal Ecumenical Patriarch of Constantinople, Athenagoras I, who also fought for the unity of Christians on a global level.
Inter-religious dialogue in Albania, according to the official documents of Vatican II, and the repeated invitations of Pope John Paul II, is of great importance, especially when viewed in the light of our specific ecclesial and national needs. People of many different types may constitute a single community. This is very true in the case of our own people. It is important to acknowledge that once we were all Christians.
We belong to Europe geographically, historically and culturally: our Christian faith brings with it a series of cultural traditions that are part of European civilization. As Albanians, we must look at ourselves and look at the truth, without conditions, prejudices or partialities, so that we may be able to discern the real truths of history and of the modern world. Our judgement must be inspired and guided above all by ideals of brotherhood and love. Once we have undergone this "cultural baptism", we will understand ourselves and our past more easily, more fully and more deeply. Simultaneously, we will obtain the key to understand, to accept and to cooperate with the principally Biblico-Christian tradition, culture and civilization of Europe and of other parts of the world.
The great, supernatural, power to love and pardon even enemies is a contemporary witness that has been given by Albanians living in Kosova -- in the cancellation of blood vendettas in 1990, as also during the dictatorial Serbian administration in Kosova (1989-1990). In this way the strategy of peace/non-violence was born, as were charity movements, led by the humanitarian association "Mother Teresa", and campaigns against illiteracy. Christianity and the civilization of love cannot be conceived of without forgiveness, without the defeat of the tradition of vendetta, which does not deserve the name of revenge: better, rather, to call it fratricide or suicide.
Charity is a duty for every Christian, and it has two meanings: charity to all, according to Christian principles, and charity to our neighbor, to the real people with whom we live. The first Christian community understood and applied this guideline/rule/teaching well enough, and with great dedication. From this tradition, and from our own Christian culture, emerged the greatest example of charity of the century, Mother Teresa. She is a worthy ambassador for us.
The 'modern world', in every possible way, and by all possible means, is waging war against children and against old people. We must therefore have as our first principle the safeguarding, cultivation and defense of life, at all times and at every stage of its existence; it is a gift that is both sacred and sacrosanct. The Catholic Church has always denounced violations of life in principle and in practice, especially Pope Paul VI in his Encyclical Humanae Vitae of 1968. There can be no real peace unless life is defended and supported, as Paul VI recalled: "Every crime against life is an assault against peace, especially when the tradition of a people is attacked."
Therefore, with our two thousand year-old history of faith and martyrdom, with ecumenical and inter-religious dialogue, with a strategy of peace and non-violence, with charity, and with a culture of life and love, we shall be able to close the Second Millennium happily. Then, with the help of Our Lord, of the international community, and especially with the co-operation of our own brothers, these same elements of Christian life will help us to begin the approaching Third Millennium in the best possible way. It is these possibilities, these signposts and roads ways that history and Divine Providence have given to us
.gazetavotra
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare Empty Re: Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare

Tue 30 Jul 2013 - 14:57
Nje nder cudite me te medha njerezore eshte NJERIU...

Vazhdimisht studijoj mbi gjuhen Shqipe dhe fjalet e saj dhe gjithmone dal i bindur per lashtesine dhe origjinen qe njeriu ka patur filluar prej saj, gjuhes Shqipe te ciles sot nuk i njihet kjo e vertete...

Te shumte jane shembujt ne te cilet shfaqet deformimi i gjuhes Shqipe...

Ne mundimin tim te zbuloj kuptimin dhe prjardhjen thurrese te fjales "Islam", shpjegimet e dhena tregonin se eshte feja perdrejt Zotit dhe se profetet e saj ishin Abraami, Noja, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi...
Ndersa vete fjala ka lidhje me fjalen "Allah", por qe nuk shfaqej me qarte sqarimi i dhene...

Me beri cudi qenia renditese po e vertete te profeteve dhe ndarja e feve, kur mbi shpjegimin e fjales "Islam" qendron bindja e besimit ndaj Zotit, ndersa shume fe e kane kete drejtim...

Per me qarte i mbeshtetur mbi gjuhen Shqipe per te arritur kuptimin qe si gjithmone ai del i pagabuar, shume kohe kam kushtuar per te zberthyer prejardhjen thurrese te fjaleve "Islam", "Allah" dhe "Kuran"...

Fjala "Allah" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton "Zotin", ne shprehjen arabe ajo perdoret si "Al i lah" po me te njejtin kuptim, por mbi bindjen e pamposhtur se gjuha Shqipe e ka krijuar njohurine qe njerezimi sot e trashegon ne shume menyra (gjuhe) te deformuara (shqipe), zbulohet me se SHQIP (FMORMIMI) i fjales "Allah"...
-ALLAH = AL I LAH = A I LA = Asht i La = At i La = Zot i La
Pra, fjala Shqip e thurrur Zot i Larte eshte deformuar ne fjalen Al i lah...

Fjala "Islam" qe ne shpjegimin e thjeshte shprehet mbeshteur mbi fjalen "Allah", i pergjigjet thurrjes se saj prej gjuhes Shqipe...
-ISLAM = IS LAM = ISH LAM = Esh i Lamt = Eshte i Larte = Zot i Larte...
Pra, fjala Shqip e thurrur Zot i Larte eshte deformuar po ashtu ne fjalen Islam...

Fjala "Kuran" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton "Ligjeraten e Zotit", eshte po ashtu e thurrur nga gjuha Shqipe...
-KURAN = KERYN = Kryer = Qe eshte = Qartesim = Qortim = Sqarim = Shquarim = SHQUAR = SHQIP...

Atehere, pse te demtohet e verteta?!
Atehere, pse te demtohet gjuha Shqipe?!
Sepse dikush pajtohet me shume me profetin Jezus se sa me profetin Muhamed, apo e kunderta?!

Fjala "Fe" qe ne shpjegimin e thjeshte kupton tregimin ndaj besimit te thurrur, eshte plotesishte Shqipe...
-FE = FEJA = FEJALA = BEJA = BETIMI = BESIMI = BESA...

Atehere, cila eshte feja e shqiptarit dhe e mbare njerezimit?!

Gjuha Shqipe, e cila na drejton ta kuptojme Zotin...

Pra o Vellezer Shqipetare, t'i Nderojme njeri-tjetrit Krenarine e mbrojtur nga Lashtesia e me Zot, qe te mund te Cmohemi prej Zotit Shqip ashtu si Ai na krijoi...

(E.J.K)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi