Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trajtimi shfarroses  qe i ka bere Turqia trojeve Shqiptare dhe Shqiptareve ne vecanti. FAKTE. Empty Trajtimi shfarroses qe i ka bere Turqia trojeve Shqiptare dhe Shqiptareve ne vecanti. FAKTE.

Mon 8 Jul 2013 - 12:32
Message reputation : 100% (1 vote)
Trajtimi shfarroses  qe i ka bere Turqia trojeve Shqiptare dhe Shqiptareve ne vecanti. FAKTE. Xhamia+mehmet+fatih
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2 99.Abdyl Frashëri,"Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër",fq.100 .
- Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare 100. Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979, fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979 .
- Në Luftën e vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare. 101. Mr.Kolë Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët",Vjenë 1996,fq.56-58 .

- Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë 102. Ahmet Hamiti,"Çështja shqiptare",Koha,nr.14/1991,fq.26 , ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 - 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë 103. Liman Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu "1912-1918,Zagreb 1991,fq.24 .Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje ME BEKIMIN E TURQISE OTOMANE, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2. 104. Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit",Prishtinë 1979,fq.6.
- Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës ME BEKIMIN E TURQISE OTOMANE më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë 105. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913),shih.FESh.fq.503 . Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2. 106. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12 .
Kryeministri anglez, Gladstone, i shkruante ambasadorit anglez në Istanbul, Granville:
"Si një përpjekje e fundit (për të zgjidhur krizën turko-greke) le t'i ofrojmë Shqipërisë (kufirin) deri në (lumin) Kalamas - aty ku fillon territori i banuar nga grekët, një njohje formale dhe praktike të pavarësisë saj."(28)
Por më 30 shtator 1878, anglezët ndryshuan qëndrimin nën presionin e elementit filohelen britanik. (prap greket pra turqit e fese se krishtere qe fusin hundet ne punet dhe fatet e shqiperise) Ndërkaq, jo vetëm Vjena, por edhe Berlini rishikuan disa pika të qëndrimit të tyre ndaj kësaj çeshtjeje (kërkesave greke). Të dy palët ishin të mendimit se nga tokat që do t'i kalonin Greqisë, duheshin përjashtuar viset shqiptare, d.m.th. Çamëria, duke përfshirë edhe Prevezën. Kancelari gjerman Bismarck deklaroi se: "e ardhmja e Greqisë do të ishte e kërcënuar po të përfshinte ajo (Greqia) një pjesë të konsiderueshme të kësaj race luftarake të panënshtruar të shqiptarëve, që ajo as do t'i nënshtronte, as do t'I asimilonte."(29)

Më 5 shkurt 1879, filluan negociatat e para greko-turke në Prevezë. Pra greko –turke dhe jo shqiptaro-greke!! . Pasi ishte Turqia qe fliste dhe jo Shqiperia!!Pse duhet te perfaqsohej Shqiperia nga turqia kur dihej shume mire se perandoria turke nuk i njhte shqiptaret si komb faktik me gjuh, traditat dhe zakonet e tyre, por thjesht si musluman??


Më 18 mars 1879, Turqia i ofroi Greqisë një rrip toke paralel me kufirin ekzistues te sotem te shqiperise!! Kjo ishte oferte e bere nga Turqia! Turqia po i shiste greqise toka shqiptare!! Prap ketu turqia shet toka shqiptaresh pa marre parasysh se tokat qe po shiste tek greku nuk ishin te sajat por te shqiptareve!!

Ndërkohë, Abdyl Frashëri e Mehmet Vrioni u nisën për Europë për të mbrojtur tezën shqiptare. Argumenti i tyre ishte se Epiri është i një rëndësie jetësore për të ardhmen e Shqipërisë së Jugut, për arsye të porteve të Prevezës, Artës, Gumenicës dhe Pargës, si dhe për kullotat. Ata përfundonin duke thënë se "Shqiptarët ishin të betuar të vdesin para se t'i dorëzonin Greqisë territoret e Prevezës, Artës, Janinës, dhe distriktet e tjera të Shqipërisë."(31)

Më 15 qershor 1880, Konferenca e Ambasadorëve në Berlin i dha Greqisë gjysmën e Çamërisë, duke përfshirë edhe Janinën. Grekët e pranuan menjëherë. Turqia e refuzoi. Në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, ishte Abedin Pashë Dino. ..."

Keto rripa tokash te shkembyer ishin ne kuadrin e shkembimeve Perandori Otomane - Greqi dhe jo Shqiperi-Greqi, pra me gjithe se keta "patriote" u munduan t'ia shkepusnin "rripat e tokes" grekerve ata ne fakt do t'ua jepnin otomaneve . Kush ishte Abedin Pashë Dino? Nje shqiptar musluman turkoshkal. Keto jane gafat e shqiptareve musluman te shekullit te 19-te sepse jane munduar ta levizin problemin shqiptar nepermjet politikes se jashteme te Turqise, dhe jo te paraqiteshin si shtet me vehte per te mbrojtur interesat e kobit shqiptar, sepse thelle Brenda vehtes nuk ishin dhe nuk ndiheshin shqiptar por TURQ!


Është interesant komenti i fletores londineze "The Times", në lidhje me situatën në Epir:

"Pikësynimi që grekët (turqit e krishtere) ndjekin është helenizimi i Shqipërisë. E tërë Shqipëria e Jugut bën tregtinë e saj nëpër Janinë, dhe se banorët e shikojnë këtë qytet si kryeqytetin e tyre. Ata jetojnë më së miri me grekët. Deri në këtë moment, aspiratat e tyre për të formuar një kombësi të dalluar besohet të jenë të dobëta dhe të papërcaktuara mirë; kështu, grekët shpresojnë së marrja e Janinës do të ndihmojë në shkrirjen e dy racave dhe do të jenë në gjendje të helenizojnë racën më të bukur dhe më luftarake të Europës juglindore."(32)


Menjëherë mbas ripushtimit të Çamërisë, mars 1918, me një Dekret të Qeverisë greke, çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, megjithëse
Dekreti ishte një shkelje e Nenit 6 të Traktatit të Paqes në mes Turqisë dhe Greqisë, të 14 nëntorit 1913. Si rrjedhim, "Popullsia shqiptare e Çamërisë, jo vetëm që u detyrua me dhune të emigrojë në mënyrë masive në Turqi, por u detyrua të emigrojë pa asgjë dhe të lërë pronësitë dhe arat e bukës që për shumicën janë pasuria e vetme që kanë." (36).
Prap ketu me nxjerr koken Turqia ne punet e shqiperise dhe te shqiptareve!! Kush ua jep turqise kete te drejte te flasi ne emer te shqiptareve ne vitin 1918 kur dihet boterisht se shqiperia eshte shpallur shtet i pavarur dhe sovran me 1912???
Më 24 prill 1924, Ministria e Puneve te Jashteme Tiranë merrte këtë mesazh ku në mes të tjerash thuhej: "Shqiptarët e Karbunarës në Çamëri kanë mbetë në rrugë të madhe në Selanik, sepse nuk duan të shkojnë në Turqi. Gjendja e tyre është e mjerueshme e janë për t'u dhembsur; rrinë nëpër llamarina të lënë nga Inglizët në rrugë të Perëndisë, askush nuk u del zot; nga papasja lypin nëpër xhamia, e rrugës"(37)

Këshilli i Ministrave në Tiranë, me 29 nëntor 1923, (kryeminister ishte Ahmet Zogu) vendosi të bëhen përsëri demarshe pranë Lidhjes së Kombeve (L.K.) për veprimet e sipërtreguara "duke kërkuar këmbimin (e shqiptarëve) me grekofonët e Shqipërisë, dhe në qoftë se edhe prej demarsheve të bërë nuk do të shihet fruti i dëshiruar, atëherë të autorizohen autoritetet shqiptare për të marrë masat e sipërpërmendura (regjistrimi i shtëpive, i arave, i gjithë mallit etj) reciproke
kundër grekofonëve që ndodhen në Shqipërinë Jugore."(40)

Ne kete kohe konsulli shqiptar në Gjenevë, B. Blinishti, i shkruante qeverisë shqiptare me 2 janar 1924: "Pas një mendimi të pjekur, zgjidhja e vetme që shikoj për të rregulluar këtë çështje të pasurive është hyrja në marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me qeverinë greke, dhe duke i kërkuar asaj të
kryejë shkëmbimin e detyrueshëm të popullsisë shqiptare-greke, duke marrë si bazë për këtë këmbim marrëveshjen për këmbimin e popullsisë greko- turke të 30 janarit 1923.

Vetëm duke ia shtruar qeverisë greke problemin në këtë mënyrë mundet, ndoshta në rast se kjo nuk do të dëshironte këtë këmbim, t'a detyrojmë atë të pranojë kërkesat tona që 1)të mos dëbohet elementi shqiptar nga Greqia; dhe 2)ligji mbi shpronësimet e tokave të mos zbatohet për ata."(41)


Më 5 janar 1924, MPJ Tiranë i drejtohej Legatës shqiptare në Athinë: "Mbasi nuk mundemi të lamë çamët tonë t'ikur nga Greqia të marrin rrugën e arratisë në Turqi ose gjetkë, do të jemi, doemos të
shtrënguar t'i vendojmë në vend të grekofonëve, po në atë porcion, si nga numri edhe nga pasja gjer ku të mundet."(42)

Dhe më 12 mars 1924, MPJ Tiranë i drejtohej Mehmet Konicës në Londër: "Sikur që bëmë të ditur telegrafisht, Qeveria Shqiptare për të shpëtuar nga shkëmbimi 60.000 shqiptarë që rrojnë në Greqi, ka vendosur të marrë masa raprezalje kundër grekofonëve që rrojnë në Shqipëri."(43)

"Një ditë në fjalë e sipër, " shkruan Mithat Frashëri, "Z. de Marcilly, Ministër i Francës (në Athinë) më tha këto fjalë: "Grekët e dinë mirë cilët janë turq dhe cilët janë shqiptarë. Po duan të grabisin pasurinë e shqiptarëve. Prandaj, duan edhe t'i përzënë."(44).
Ministri shqiptar në Athinë, Mithat Frashëri, shkruante nga Parisi, më 15 dhjetor 1924:
"Domethënë se Greqia, Turqia dhe Komisioni Mikst i shikojnë shqiptarët si plaçkë pa vlerë, i dëbojnë nga shtëpitë e tyre, u grabisin pasurinë, dhe tani i trajtojnë si robër dhe duan t'i mbajnë
me pahir në Anadoll që të vdesin."(45) Sbesoj se Mithat Frasheri i ka nxjerre kot keshtu nga bytha keto akuza ndaj Turkut dhe Grekut (turq te fese se krishtere) .


Duket se kërcënimet e Qeverisë shqiptare bënë një lloj efekti në Qeverinë greke dhe Komisionin Mikst. Me 14 mars 1924, "Komisioni vendosi që nënshtetasit grekë të besimit mysliman me origjinë
shqiptare, të vendosur në Epir, janë te përjashtuar nga shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë, i paraparë nga Konventa (turko-greke)"(47) Prap ketu del konventa turko-greke !

Më 7 tetor 1924, kryeministri i Shqipërisë, Imzot F. S. Noli, firmosi një deklaratë mbi të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, dhe kërkoi që pakicës çame në Greqi t'i njihen të gjitha të drejtat ashtu si pakicës greke në Shqipëri. Neni 7 i Traktatit të sipërpërmendur në lidhje me mbrojtjen e pakicave në Greqi parashikon: a) Një sistem zgjedhor që mban parasysh të drejtat e përfaqësimit të pakicave etnike. b) Që dasia e fesë ose e kombësisë nuk duhet të dëmtojë asnjë shtetas grek për pranimin e tij në punët publike...... Pra Noli u njohu te drejtat minoritareve grek, sllav, dhe vllehe me firmosjen e kesaj deklarate. Ne kete pik te lindin disa pikepyetje mbi Nolin dhe Revolucionin e Qershorit te mbeshtetur nga komunistet Rus qe ne aspektin juridik dhe legjislativ ishte nje GRUSHT SHTETI pasi ardhja e Nolit ne pushtet per ato 6 muaj u be pa zgjedhje elektorale!

Me rekomandimin e ambasadorit italian, Imperiali, delegati britanik Fisher, kërkoi nga përfaqësuesi grek, nëse ai mund t'i shkruante qeverisë së tij që të zbatojë për çamët klauzolat e Traktatit të Sevrës (traktati greko-turk i vitit 1923) Delegati grek tha se nuk ka kompetenca për këtë veprim.(49)

Vetem ne Kosove kopntributi anti-shqiptar turk ne bashkepunim me serbet ka qene katastrofik, ku 24 programe të ndryshme janë hartuar e zbatuar për dëbimin e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe kolonizimin e trevave që ata i popullonin me serbë. Dëbimi ishte i heshtur në kohë paqeje kur kryhej përmes diskriminimit, persekutimit dhe represionit, ndërsa ishte masiv dhe i shpejtë në kohë luftërash kur kryhej përmes pastrimit etnik, masakrave dhe terrorit.

Programet kryesore famëkëqija ishin: - "Naçertanja" nga viti 1844 i Ilija Garashaninit,

- Projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit "Shpërngulja e Arnautëve" nga viti 1937
- Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll nga viti 1938,- Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit nga viti 1939,
- Projekti "Serbia homogjene" i Stevan Molevacit i vitit 1941,
- Projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit "Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re" nga viti 1944,
- Marrëveshja Xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986 dhe Programi Jugosllav për Kosovën i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi, Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te Slobodan Milosheviqi veçse zbatonin këto projekte e programe.


Korespondenti i gazetës daneze ”RIGET” të vitit 1912 ka qenë vëzhgues i drejtëpërdrejtë i luftës ”sllavo-turko-shqiptare”. Ja si i përshkruan ai disa ditë të luftës:
”... atë që pashë unë sot në qytetin Vranje ishin vetëm Arnautët (Shqiptarët) të burgosur...urejtja e sllavëve ndaj tyre është shumë e madhe. Sot me një dekret të ”mbretit serb Petar” u kërkua të lirohen turqit e burgosur, ndërkaq për Arnautët( Shqiptarët) u dha urdhëri që të ekzekutohen".
Turqit lirohen me dekret te mbretit serb, ndersa shqiptaret ekzekutohen!!!
”RIGET” 02.11.1912 – shkruan:
” Nga korespondenti ynë - Vranje 26 tetor 1912
...Sot e takova një paramilitar serb vullnetar i cili kishte punuar 8 vjet në Berlin. Ai më rëfente për luftën e përgjakshme në Kumanovë. Serbët në këtë qytet kanë masakruar gra e fëmijë me bajonetat e tyre...caku i tyre nuk kanë qenë ”nizamët” turq por ”arnautët”...”
Pra shqiptaret!!


"Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe në Split nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u ripërtëri konventa shtetërore jugosllavo-turke e vitit 1938 për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve ... në Turqi... Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë.. ndërsa gjate periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellë në heshtje 63.000 kolonë sllav...Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 për ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Cfare pune kishin turqit te rinovonin me Serbet ne 1968 traktatet per shpernguljen e shqiptareve ne Turqi??
gazetavotra
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trajtimi shfarroses  qe i ka bere Turqia trojeve Shqiptare dhe Shqiptareve ne vecanti. FAKTE. Empty Re: Trajtimi shfarroses qe i ka bere Turqia trojeve Shqiptare dhe Shqiptareve ne vecanti. FAKTE.

Mon 22 Jul 2013 - 22:15
Kane per t'u pergjigjur...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi