Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Agjerimi

Mon 8 Jul 2013 - 12:52
First topic message reminder :



Ramazani po afrohet veq se po troket ne dere, po i pret muslimanet t'ia hapin deren : Kush eshte ajo familje qe e pret me gezim ? Kush eshte ajo familje qe e pret me sinqeritet ? Kush eshte ajo familje qe e pret per Ibadet ?
Dyert e pendimit jane qele Pendohu para se te pendohesh kur te vdesesh.
Allahu, azze ue xhel, thotë: "O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
( Surja Tahrim :Cool


E hapa ket tem kush ka deshir mundet me postu rreth Muajit te madhrushem te Ramazanit

Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mon 8 Jul 2013 - 13:21
Shkaqe që e bëjnë mashkullin të humbë ramazanin




1. Moskryerja e namazit me xhemat në xhami, harresa e tij, për arsye se ka disa prej agjëruesve që nuk dinë tjetër nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes.

2. Futbolli. Nëse është patjetër, atëherë le të jetë dy orë, pastaj le t'i japë përparësi leximit të Kuranit dhe mësimit të tij përmendësh.

3. Pushimet dhe uljet e ndryshme janë bërë prej shkaqeve të humbjes së ramazanit.

4. Bredhja nëpër rrugë a tregje pa qëllim të caktuar, nënçmimi i njerëzve, përqeshja me ta dhe ulja nëpër trotuare.

5. Kundërshtimet, pa marrë parasysh se ato a bëhen në treg, telefon apo internet.

6. Ulja me shokët të këq*j, të cilët merren me gjëra të këqija.

7. Duhani, i cili është prej gjërave të ndaluara.

8. Ngrënia e haramit, si: kamata, vjedhja, apo tradhtitë e ndryshme.

9. Falsifikimi (i të hollave), tradhtia dhe betimi i rrejshëm.

10. Preokupimi i tepërt me tregti dhe grumbullim të pasurisë, deri në atë shkallë saqë i ka harruar obligimet fetare.

11. Plogështia në punën profesionale, si vonimi i shkuarjes në orarin e punës dhe dalja para kohës nga ajo.

12. Ndyrja e gjuhës si: fyerja, përgojimi dhe gënjeshtra.

13. Toleranca në mospërfilljen e obligimeve fetare, mungesa e sinqeritetit.

14. Padrejtësia, pa marrë parasysh si është bërë. Kujtojmë se keni të mira nëse nuk e veproni atë.

15. Mungesa në veprimin e disa punëve vullnetare si: lëmoshat e ndryshme, leximi i Kuranit, përdorimi i misvakut, falja e dy rekateve pas lindjes së diellit nga zeniti, ngritja për namaz të natës, teravitë, të ushqyerit e agjëruesit etj.

16. Harresa ndaj përfitimeve të mëdha si: përmendja e Allahut, lutjet e ndryshme për mëkatet e bëra, por shumë njerëz janë ndaluar prej këtyre punëve të mira.

17. Mosrespektimi i prindërve, gruas, fëmijëve dhe mospërfillja e të drejtave ndaj tyre, të cilat janë prej gjërave më të rëndësishme që shkaktojnë humbjen e ramazanit.

18. Injoranca ndaj vlerave të mëdha të ramazanit.

19. Harresa e përkujtimit të vdekjes.


Nëse dëshironi ta dini shërimin nga këto atëherë, përgjigjuni këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë:

- A lexon Kuran dhe a e bën atë hatme, të paktën një herë?

- A kujdesesh në kryerjen e namazeve në qetësi, frikrespekt dhe me xhemat?

- A i falë sunetet para dhe pas namazit?

- A mendon gjatë përgatitjes së ushqimit ndaj familjes se po e bëj për hir të Allahut?

- A ke dhënë lëmoshë dhe a e ke ushqyer të varfrit? Nëse thua po, atëherë, a meriton kjo që të lavdërohet?

- A kujdesesh në kryerjen e namazit të teravive me rregullat e tij?

- Sa orë fle në ramazan?

- Sa kaseta dhe CD të dobishme i ke dëgjuar?

- Sa orë ke ndenjur pa gjumë dhe çfarë ke vepruar gjatë këtyre orëve?

- Sa minuta i ke kaluar në falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij?

- A je vetmuar në ndonjë vend dhe i ke ngritur duart tua në dua (lutje)?

- A ke prezantuar në ndonjë ligjëratë, në të cilën ka këshilla fetare, çështje të fikut dhe thirrje në rrugë të Allahut?

- A mundohesh ta respektosh gruan tënde dhe t'i ruash fëmijët në këtë muaj?

- A e ke pastruar shtëpinë tënde prej gjërave të urryera dhe, a e ke pastruar pasurinë tënde prej kamatës dhe harameve të ndryshme?

Ende vazhdon në jetë e hapur dera e pendimit, ndaj pendohu sa më herët se më vonë nuk të bëjë dobi pendimi.


Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mon 8 Jul 2013 - 13:21
Shkaqe që e bëjnë femrën të humbë ramazanin


Po përmendim njëzet shkaqe që kanë të bëjnë me femrën, por ndoshta edhe mashkulli merr pjesë në disa prej tyre.

1. Harresa e bërjes nijet (vendosshmërisë) e cila shkakton humbjen e shpërblimit, pasi për atë qëllim e ke lënë ngrënien, pijen dhe je larguar nga kënaqësitë, vetëm për hir të Allahut, siç ka ardhur në hadithin kudsij: "Agjërimi është i Imi dhe vetëm unë shpërblej për të."

2. Pakujdesia ndaj namazeve, vonimi i kohës së tyre dhe kryerja me përtaci.

3. Pagjumësia, e cila është prej shkaqeve më të mëdha që shkakton humbjen e ramazanit. Disa gra rrinë me motrat e tyre duke u marrë me thashetheme, e ndoshta kjo bisedë zgjat deri në kohën e syfyrit, pesë orë a më tepër duke bërë biseda të kota.

4. Shumimi i plogështisë- harresës, gjumit, dhe përtacisë. P.sh: Nëse fle natën orë të tëra, pastaj ulet pas namazit të sabahut në xhami duke e përmendur Allahun, gjoja është bërë shpirtmirë dhe e zellshme.

5. Humbja e kohës duke përgatitur ushqimin. Gruaja është e falënderuar dhe e shpërblyer për atë që ua përgatit agjëruesve, mirëpo mundet ta shkurtojë kohën e saj në kuzhinë gjatë përgatitjes së ushqimit.

6. Dëgjimi i muzikës duke agjëruar. Si ka mundësi që nuk ndien shijen e dëgjimit të Kuranit, por dëgjon muzikën e shejtanit?!

7. Shikimi i televizorit dhe filmave serial, sa që ka harruar netët e vlefshme të ramazanit.

8. Leximi i gazetave apo revistave të ndryshme, kur dihet se selefët (të parët tanë) e kanë lënë shkencën e hadithit dhe kërkimin e diturisë në muajin e ramazanit.

9. Vonimi i punëve dhe lënia e tyre pas dore. Kjo sëmundje na i ka këputur jetët edhe në muajin më të vlefshëm, madje edhe në natën e kadrit nuk shërohemi nga ajo. P.sh: Femra dëshiron që të lexojë Kuran pas namazit të sabahut, por e ndjen veten të lodhur gjatë qëndrimit natën, gjithashtu edhe pas drekës e lodhur, e pas ikindisë e zënë në kuzhinë duke përgatitur ushqimin, e përsëri natën ulet me të afërmet e saj në bisedat që ato i quajnë të ‘domosdoshme’.

10. Dalja në tregje në të cilat ka provokime të epshit dhe me këtë rast i humb të mirat të cilat i ka grumbulluar dhe vepruar gjatë ditëve të ramazanit.

11. Zbulesa, kozmetika, veshja e hollë dhe e qëndisur me fije ari ose argjendi, perçja e gjerë ku sytë janë të zbuluar, si dhe aromat e ndryshme të parfumit. Atëherë ç'mendon në pranimin e agjërimit të saj?

12. Telefoni dhe për fat të keq edhe interneti. I sheh disa motra që humbin kohë të gjatë duke biseduar biseda të kota.

13. Përgojimi dhe thashethemet. Ruaje gjuhën motër dhe mos e prish agjërimin tënd. A agjëron ajo e cila ka ngrënë mishin e njerëzve (me përgojim) dhe ka marrë nëpër këmbë nderin e tyre?!

14. Plogështia në punë duke u argumentuar se jam e lodhur.

15. Mos edukimi i fëmijëve, ku gjithë natën luajnë e ditën flenë dhe ju humb namazi.

16. Sjellja jo e mirë e disa prej motrave. Tek to vërehet hidhërimi i shpejtë dhe fyerja, e me këto vepra e humb agjërimin e saj dhe shpërblimin e tij.

17. Lakmia dhe koprracia e tepërt, si dhe mosdhënia lëmoshë në ramazan, pasi veçimi i tyre është vlera e kohës dhe u ndihmon agjëruesve në respektim më të mirë ndaj Allahut, sepse bashkimi i agjërimit dhe lëmoshës janë dy cilësi që nëse i posedon, e meriton xhenetin.


18. Namazi i teravive. Mos u çudit që ky namaz mund të jetë shkak në humbjen e ramazanit. Po i përmendim disa shkaqe:

- Dalja e disa grave të zbuluara.

- Hipja në veturë (taksi) dhe vetmia e saj me shoferin, i cili e ka sjellë deri në xhami.

- Shoqërimi i fëmijës, i cili është në gji, gjë që u shkakton zhurmë të pranishmëve të cilët janë duke u falur.

- Ulja pas faljes së dy rekateve për biseda të ndryshme të dynjasë, derisa është afruar rukuja, atëherë ngrihet dhe e bën rukunë me xhemat.

- Rreshtimi i safit të grave dhe mos drejtimi i tij.

- Përzierja e burrave dhe grave gjatë daljes nga xhamia.

19. Menstruacionet, nga të cilat nuk ka dyshim se gruaja lirohet nga namazi, por jo nga përmendja e Allahut, falënderimi i tij, si dhe shërbimi ndaj agjëruesve.

20. Pëlqimi i vetvetes se ajo është më e bukur dhe më e vlefshme se gratë e tjera.

Nëse dëshironi ta dini shërimin nga këto atëherë, përgjigjuni këtyre pyetjeve me sinqeritet të plotë:

- A lexon Kuran dhe a e bën atë hatme, të paktën një herë?

- A kujdesesh në kryerjen e namazeve në qetësi, frikrespekt dhe me xhemat?

- A i falë sunetet para dhe pas namazit?

- A mendon gjatë përgatitjes së ushqimit ndaj familjes se po e bëj për hir të Allahut?

- A ke dhënë lëmoshë dhe a e ke ushqyer të varfrit? Nëse thua po, atëherë, a meriton kjo që të lavdërohet?

- A kujdesesh në kryerjen e namazit të teravive me rregullat e tij?

- Sa orë fle në ramazan?

- Sa kaseta dhe CD të dobishme i ke dëgjuar?

- Sa orë ke ndenjur pa gjumë dhe çfarë ke vepruar gjatë këtyre orëve?

- Sa minuta i ke kaluar në falënderimin e Allahut dhe madhërimin e Tij?

- A je vetmuar në ndonjë vend dhe i ke ngritur duart tua në dua (lutje)?

- A ke prezantuar në ndonjë ligjëratë, në të cilën ka këshilla fetare, çështje të fikut dhe thirrje në rrugë të Allahut?

- A mundohesh ta respektosh burrin tënd dhe t'i ruash fëmijët në këtë muaj?

- A e ke pastruar shtëpinë tënde prej gjërave të urryera dhe, a e ke pastruar pasurinë tënde prej kamatës dhe harameve të ndryshme?

Ende vazhdon në jetë e hapur dera e pendimit, ndaj pendohu sa më herët se më vonë nuk të bëjë dobi pendimi.


Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mon 8 Jul 2013 - 13:22
Nata e Kadrit

All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):

1. Ha, Mimë. [Këto shkronja janë prej mrekullive të Kur’anit dhe askush tjetër pos All-llahut (të Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]

2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.

4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.

5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.

6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]

All-llahu dërgoi Kur’anin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Transmetohet prej një grupi të Selefit – duke përfshirë Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerë – se nata në të cilën është shpallur Kur’ani ka qenë Lejlet ul-Kadr.

Shprehja Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë don të thotë, në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm. Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron All-llahu atë vit.

Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Lejlet ul-Kadr është – e All-llahu e din më së miri – se në Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: “Mund të shifni një njeri i cili furnizon shtëpinë e tij ose e punon token e tij, dhe ai është prej atyre të cilët do të vdesin,” dmth., është urdhëruar në Lejlet ul-Kadr se ai është njëri prej tyre të cilët do të vdesin (në vitin e ardhëshëm). Dhe poashtu është thënë se në këtë natë, fati i njerëzve ju tregohet melaikeve.

Kuptimi i “Kadr” është nderim ose respektim, dmth. ajo është natë e cila nderohet për shkak të karakteristikave të saja të veçanta, dhe pasi që personi i cili rrin i zgjuar gjatë kësaj nate bëhet njeri i nderit. Dhe është thënë se Kadr don të thotë shtrëngim, në kuptimin se dituria kur është saktë kjo natë, është e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thënë: është quajtur Lejlet ul-Kadr pasi që bota shtrëngohet nga numri i madh i melaikeve në këtë natë, dhe Kadr don të thotë shtrëngim. All-llahu thotë (përkthim i kuptimit):

“Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrënguar ose zvogëluar furnizimin e tij.

Dhe është thënë se Kadr don të thotë Kadar, dmth., se në këtë natë vendosen urdhërat për vitin e ardhshëm, siç thotë All-llahu (përkthim i kuptimit):

“Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [ed-Duhaan 44:4]

dhe pasi që urdhërat e All-llahut vendosen dhe shkruhen në këtë natë.

Ashtu që All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, për shkak të vlerës së madhe të saj dhe statusit të lartë me All-llahun, dhe pasi që aq shumë mëkate falen dhe aq shumë të meta fshehen gjatë kësaj nate. Pasi që ajo është nata e faljeve, siç është përcjellur në el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e falë natën e Kadrit me besim dhe shpresim i falën mëkatet që i ka bërë më parë” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).

All-llahu i ka dhënë kësaj nate karakteristika speciale të cilat e bëjnë ate unike:

ثshtë nata në të cilën është shpallur Kur’ani, siç përmendëm më lartë. Ibn ‘Abbaas dhe të tjerët kanë thënë: “All-llahu dërgoi Kur’anin në një kohë prej el-Leuh el-Mahfuuz në Bejt el-‘Izzah në qiellin e parë, dhe mandej ju shpall të Dërguarit të All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) në periudha sipas ngjarjeve gjatë njëzet e tre vjetëve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

All-llahu e ka përshkruar atë duke qenë më e mire sesa një mijë muaj, siç ka thënë Ai (përkthim i kuptimit): “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” [el-Kadr 97:3].

All-llahu e ka përshkruar si të bekuar, siç ka thënë Ai (përkthim i kuptimit): “Ne e zbritëm ate (këtë Kur’an) në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].

Në këtë natë, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, “dmth., shumë melaike lëshohen poshtë në këtë natë pasi që është shumë e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtë kur bekimi dhe mëshira e All-llahut vijnë poshtë, posikur atëherë kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnë qarqet e dhikrit (tubimet ku përkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahët e tyre për atë i cili sinqerisht kërkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] është Xhibrili (alejhi selam), i cili veçanërisht përmendet në këtë mënyrë si shenjë respekti ndaj tij.

Kjo natë përshkruhet si paqë, dmth., është e sigurtë, pasi që Shejtani nuk mund të bën asnjë të keqe ose të shkakton dëm në këtë natë, siç ka thënë Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Në këtë natë, shumë njerëz shpëtohen prej dënimit për shkak të veprave të tyre për të adhuruar All-llahun, Qoftë i lartësuar.

“Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” [ed-Duhaan 44:4 – përkthim i kuptimit], dmth., punët e atij viti dërgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve të cilat shënojnë urdhërat; e atyre të cilët do të jetojnë, dhe atyre të cilët do të vdesin, çfarë furnizimi do t’ju jepet, çka do të ndodhë deri në fund të vitit, çdo çështje e paracaktimeve urdhërohet, dhe ajo nuk mund të ndryshohet apo të ndërrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tëra kjo i është e njohur All-llahut para se ajo të shenohet poshtë, por Ai ja bën të njohur melaikeve se çka do të ndodhë, dhe i urdhëron të kryejnë atë për të cilën janë besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).

All-llahu i falë gabimet e mëparme të atij i cili qëndron i zgjuar dhe falet gjatë natës me besim dhe shpresë për ta përfituar shpërblimin nga Ai. Transmetohet në hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Cilido që agjëron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tija të mëparme do të falen, dhe cilido që rrin i zgjuar gjatë Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tija të mëparme do të falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja “nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim” don të thotë, besimi në premtimin e All-llahut për këtë vepër, dhe kërkimi i shpërblimit, pa asçfarë synimi ose qëllimi tjetër, siç është kryerja e saj me qëllim që të tjerët të shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).

All-llahu ka shpallur një sure që ka të bën me këtë natë e cila do të përsëritet deri në Ditën e Ringjalljes, në të cilën Ai përmend nderin dhe vlerën e madhe të kësaj nate. Kjo është sureja në të cilën Ai thotë (përkthim i kuptimit në gjuhën shqipe):

“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadër: 1-5).

I dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kërkonte këtë natë, me shpresë se do të përfiton të mira prej kësaj nate, dhe ai është shembull për këtë Ummet.

ثshtë mustehabb që të kërkohet ajo gjatë Ramazanit, e sidomos gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit.

Lejlet ul-Kadr është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, siç është përmendur në hadithin e Ebu Sa’iid të përmendur më lartë, dhe siç është përmendur në hadithin e ‘Aa’ishes, dhe në hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thënë se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkoni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”.

ثshtë më e mundëshme të jetë njëra prej netëve me numër tek, për shkak të hadithit të ‘Aa’ishes e cila ka thënë se i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkoni natën e Kadrit në ditët tek nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)

Duhet sidomos ta kërkojmë në netët me numër tek, dmth., me njëzet e një, njëzet e tre, njëzet e pesë, njëzet e shtatë dhe njëzet e nëntë. Transmetohet në el-Sahiihejn se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkoni natën e Kadrit në ditët tek nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.” (rrëfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrëfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).

Në Sahiih ul-Buhaari rrëfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thënë: se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli të na tregon se kur është Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanëve grindeshin. Ai tha: “Dola të ju tregoj se kur është Lejlet ul-Kadr, ndërsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur është Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo është më mirë për ju. Pra kërkojeni me të nëntin dhe të shtatin dhe të pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., në netët me numër tek.

Ky hadith tregon se sa keq që është të grindet dhe të përleshet, e sidomos me çështje të cilat kanë të bëjnë me fenë, dhe se kjo është shkak për largimin dhe fsherjen e të mires.

Lejlet ul-Ladr është më e mundëshme të jetë në shtatë ditët e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se një njeri prej shoqëruesve të Dërguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin në ëndërr, dhe se ajo ka qenë njëra prej shtatë netëve të fundit. I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Si duket ëndërrat e tua janë dakorduar se është njëra prej shtatë netëve të fundit, ashtu që kush dëshiron ta kërkon, le ta kërkon në shtatë netët e fundit.” (rrëfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).

Më e mundëshmeja është që të jetë në natën e njëzet e shtatë. ثshtë transmetuar në një hadith të rrëfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe një hadith të rrëfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Lejlet ul-Kadr është nata e njëzet e shtatë.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).

Këndvështrimi se është nata e njëzet e shtatë është mendimi i shumicës së Sahabeve dhe shumicës së dijetarëve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftë i kënaqur me të) e kërkonte, duke mos thënë “inshaAll-llah”, se është nata e njëzet e shtatë. Zurr ibn Hubejsh tha: Unë thash: اka të bën ta thuash këtë, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anë të cilave i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind në atë mëngjes pa rreze të dukshme. (Rrëfyer nga Muslim,2/268).

Fakti se zakonisht ajo është nata e njëzet e shtatë – e All-llahu e din më së miri – nuk don të thotë se ky është gjithmonë rasti. Mund të jetë nata e njëzet e një, siç është përmendur në hadithin e Ebu Se’iid, ose mund të jetë e njëzet e treta, siç është përmendur në rrëfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftë i kënaqur me të). Sipas një hadithi të rrëfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftë i kënaqur me te), i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkojeni në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, atëherë kur kanë mbetur nëntë ditë, dhe kur kanë mbetur shtatë ditë, dhe kur kanë mbetur pesë ditë.” (Rrëfyer nga el-Buhaari, 4/260).

All-llahu ka fshehur këtë natë ashtu që robërit e tij do të përpiqen ta kërkojnë, dhe do të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orën e xhum’asë, e ashtu me rradhë. Ashtu pra besimtari duhet të përpiqet me këmbëngulësi gjatë ditëve dhe netëve të këtyre dhjetë ditëve, duke kërkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke përcjellur shembullin e të Dërguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet të përpiqet të bën du’a dhe të kërkon afrimin ndaj All-llahut.

Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thënë: “Unë thash, ‘O i Dërguar i All-llahut, çka mendon nëse e dëshmoj-përjetoj Lejlet ul-Kadr, çka duhet të them?’ Ai tha:


“All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”

‘“All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj më fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij është sahiih).

E treta: vlerë më e madhe i përvishet I’tikaaf-it në këtë natë në dallim prej të gjitha netëve gjatë vitit.

Nuk është thelbësore për atë i cili e “zenë” Lejlet ul-Kadr të din se e ka “zënë”. Qëllimi është të përpiqet shumë dhe të jetë i sinqertë në adhurimin e tij, pa marrë parasysh se a e din ai se a e ka “zënë”. ثshtë e mundur që disa prej tyre të cilët nuk e dinë këtë mund të jenë më mirë me All-llahun dhe në pozitë më të lartësuar sesa ata të cilët dinin se cila është kjo natë, pasi që të parët u përpoqën shumë. Ne lusim All-llahun të pranojë agjërimin tone dhe namazin tone gjatë natës, dhe të na ndihmon të përkujtojmë Atë dhe të falënderojmë Atë dhe të adhurojmë Atë ashtu siç duhet. All-llahu e bekoftë të Dërguarin tone Muhammedin.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mon 8 Jul 2013 - 21:44
te pergezoj dassa per kete teme per agjerim
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mon 8 Jul 2013 - 22:45
Valla sipas gjithe ketyre pikava, atehere nuk do duhej te agjerojme fare, paska shume pika qe disa prej tyre eshte e pamundur te evitohen...
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Tue 9 Jul 2013 - 0:52
Legjenda shkruajti:te  pergezoj  dassa  per   kete  teme  per  agjerim
Flm
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Tue 9 Jul 2013 - 0:53
BeSaa shkruajti:Valla sipas gjithe ketyre pikava, atehere nuk do duhej te agjerojme fare, paska shume pika qe disa prej tyre eshte e pamundur te evitohen...
Qka ka te pa arritshme ktu
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Tue 9 Jul 2013 - 13:02
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Wed 7 Aug 2013 - 12:40
Sot eshte dita e fundit e Ramazanit!
Sot eshte syfyri fundit !
Sot eshte iftari fundit !
Sot nuk ka teravi !
Sot eshte dita e fundit ku një veper e mirë te shumfishohet shprëblimi !
...Dhe sot RAMAZANI na thote : ''LAMTUMIRË''Merzitur 
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Wed 7 Aug 2013 - 23:55
Agjerimi perqendron vemendjen tek te varferit dhe skamnoret si dh elehteson trupin nga gjera te ushqimi te tepruar dhe nga duhani!
Sponsored content

Agjerimi  - Faqe 2 Empty Re: Agjerimi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi