Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kërçovë, Qendër memoriale për çlirimtarët në Zajaz Empty Kërçovë, Qendër memoriale për çlirimtarët në Zajaz

Tue 9 Jul 2013 - 10:27
Para qytetarëve të shumtë që u tubuan në Qendrën “Arabella” në Kërçovë, Këshilli organizativ i kryesuar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, prezantoi sot projektin ideor të Qendrës memoriale në Zajaz, një vepër që i është besuar arkitektit Bujar Demjaha dhe skulptorit të njohur Thoma Thomai, që përkujton dëshmorët dhe viktimat e rënë gjatë historisë së shqiptarëve të Kërçovës.
Sipas Ahmetit, ideja e ngritjes së memorialit ka për qëllim grumbullimine të rënëve të lirisë dhe viktimat e masakrave në luftërat ballkanike. “Do të lëvizim gur e dru që ti gjejmë dhe identifikojmë eshtrat e të rënëve të lirisë, bëjmë përpjekje maksimale që të gjejmë materiale arkivore dhe dëshmi për të gjurmuar emrat e viktimave dhe lokacionet ku ato janë varrosur”, tha Ali Ahmeti.
Memoriali, sipas tij, do të jetë i koncentruar në veçantitë e popullatës vendase dhe do të përmbledhë sakrificën, dhimbjen, trimërinë dhe krenarinë e këtyre trojeve. Ai ka bërë të ditur se fondet për realizimin e këtij projekti janë siguruar dhe ai pritet të konkretizohet në muajin nëntor të këtij viti.
Pas një debati të thukt u hodhën edhe propozime për zgjerimin e saj, duke konstatuar se në të ardhmen ky projekt mund të begatohet edhe me elemente të tjera të trashëgimisë tonë kulturore.
Çështja e varrezave masive dhe identifikimi i emrave të viktimave është një punë serioze. Do të hapen varrezat masive në Zajaz , Cërvicë dhe në vende të tjera ku do të vendosen pllaka përkujtimore ndërsa eshtrat e tyre do të barten në varrezat e qendrësmemoriale./zhurnal/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi