Traditat dhe Zakonet
+2
Panjohura
Vigani
6 posters
Traditat dhe Zakonet
Fri 22 Jan 2010 - 21:55
Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.
Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.
Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.

Sat 23 Jan 2010 - 19:04
C'jane traditat dhe c'jane zakonet?A ka ndryshim ne mes tyre nqs ka,ku qendron?
- PanjohuraKomplet
- Gjinia :
Postime : 242
Hobi : Prrall me tupan!
Anetaresuar : 16/03/2010
Re: Traditat dhe Zakonet
Tue 30 Mar 2010 - 15:09
Tradita jan gjera kombtare qe gjyshrit tan na kan nesuar per to ! Zakonet jan besa bes fjal fjal po lujti fjal a po besa sipas zakoni kerset revolja, Po kan ndryshuar te gjitha ska me tradita ska zakone jan modernizu te gjitha
- VizitorVizitor
Nje Nder Traditat Shqipetare,
Mon 27 Dec 2010 - 17:02
PERSHNDETJE MIQ TE MENDIMIT TE LIRE!
Po hap nje teme , ndoshta pak interesante.Deri ku kemi arritur te trashegojme traditen shqipetare,
meqe jemi te shperndare anembane botes(arsyen e dini te gjithe)!
KAFEJA NE MENGJES,-kafe turke, e sapo pjekur ne xhezven e inoksit.
Sa nga ju e trashegon kete tradite,
sa nga ju miq i pershtateni mendimit tim,
sa nga ju miq, jeni kundra mendimit tim....
Jemi vertet nje shoqeri shqipetare, ndonese na ndajne brezat, mosha,
intelekti...
Jemi teper te kundert ne mendime, teper te afert ne vepra,
teper larg realitetit,
tradites dhe kultures shqipetare!
Ne duhet te ndihemi thelle ne shpirt Shqipetare,
mos te harrojme traditen apo zakonet,
ndryshe nuk do quheshim "Shqipetare!"
Ne jeten tone familjare, kafeja ze nje vend dhe nje moment teper te rendesishem.
Zgjohem ne mengjes(ndonese une personalisht se pi kafene, per arsye shendeti, s eme ben dem),
dhe bej kafe per prinderit.Ky gjest i imi i gezon tejmase.
E lexoj ne te qeshuren e syve te tyre,
ne respektin qe me shprehin"Te lumshin duart e vogla vajze!"
Ndihem vertet mire.
Ndodhe e njejta gje me juve?!
Paksa jashte normalitetit, si mendoni ju miq?!
Nuk kemi arritur akoma deri aty,
sa te vetkenaqemi me nje kafe,
dhe pas kurrizit te marrim "ofendime njerezore) si psh.."Pse e martova djalin?-Pse sollem nusen ne shtepi?!"
Ju lutem, brenda sinqeritetit tuaj miqesor,
pasi "forum " do te thote"Bashkim",
te jepni nje koment rreth temes, rreth tradites, shqipetare,
pse jo-dhe kundershtimet tuaja i mirepres!

- kosovarAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 32
Hobi : historia,arti,dhe psikologjia
Anetaresuar : 28/03/2012
Re: Traditat dhe Zakonet
Wed 25 Apr 2012 - 20:36
Tradita dhe zakonet shqiptare jane nje burim dhe nje element qe na ka mbajtur te gjalle dhe na dallon nga popujt tjere.Eshte per te ardhur keq qe kete margaritare qe asnje popull nuk e ka pasur mjerisht ka filluar shume te zbehet,dhe tjetra mungesa dhe pjekuria e elites politike shqiptare ben qe popujt e rajonit e shfrytezojne kete vakum dhe i pervetesojne adetet tona ne dobi te kulturave sllave,
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Traditat dhe Zakonet
Sun 7 Oct 2012 - 9:02
"Traditat dhe Zakonet"
me
"Traditat ne Shqiperi"
temat u bashkun
me
"Traditat ne Shqiperi"
temat u bashkun
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Traditat dhe Zakonet
Sun 7 Oct 2012 - 9:03
"Traditat ne Shqiperi"
me
" Nje Nder Traditat Shqipetare,"
temat u bashkun
me
" Nje Nder Traditat Shqipetare,"
temat u bashkun
- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: Traditat dhe Zakonet
Sun 7 Oct 2012 - 13:05
Ku i dijme ne te gjithe traditat tona ........dijme vec 1 a 2 dhe pastaj si dijme vet............
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi