- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Këshilltarja për hakmarrje e Sali Berishës
Fri 12 Jul 2013 - 22:22
Tash ndjej dhembshuri për të. Sali Berisha e ka zbritur nivelin e luftës e së tij nga snajperët, në thika dhe në jataganë klasik. Secili status i tij në facebook është cinik, injorues dhe përfundon me një fjalë të urtë e të kriptë popullore.
E secilin jatagan, edhe thikën më të mrephtë, e ndryshk kripa.
Për të gjetur shkaqet planetare të dështimit të tij të papritur për mua, me 15 Euro ia porosita online kartën natale te Bambalio Ramirus Sharma, astrologu i famshëm indian. Në kartën natale të Sali Berishës është dhënë një hartë me emra të yjeve dhe të planeteve, të vendosura njëra pas tjetrës në radhë, por të pazbërthyeshme për mua.
Sikur ta kisha ditur orën e saktë të ditëlindjes së tij, indiani mundan më siguroi se karta natale do të ishte edhe më precize, e saktë. Astrologu indian e pa që unë nuk jam bash-bash amatore, pa njohuri bazike për astrologjinë, prandaj, në skype, nuk përtoi dhe ma spjegoi se çfarë do të thotë kur një burrë e ka të vendosur planetin e dashurisë-Venerën në shënjën Scorpion.
Është xheloz në dashuri, është tepër xheloz, është jashtëzakonisht xheloz.
Xheloizia erotike ndaj subjektit që e do, është e madhe, sa Shqipëria. Me Venerën në Scorpion, burri mban nën kontroll të plotë dhe absolute gruan e tij.
Çdo lëvizje e saj është e monitoruar, çdo shikim i saj nga anash është i hetuar. Prapa secilit fustan të ri që e ka blerë gruaja e tij, ai e ka kërkuar një motiv. Këta xhelozë janë detektivë të spikartur, hetues, që kurrë askujt nuk i besojnë. E që është më së keqi, nëse besojnë dhe besimi i tyre tradhtohet, nuk falin, edhe po që se toka me qiellin do të bëheshin bashkë, nuk falin.
Kafshimi i një Venere në Scorpion është fatal, vdekjeprurës, një vdekje nga mundimi. Por, përpara se të të mbys, scorpioni të rrah me fjalë e me duar, sa herë që dyshon në besnikërinë tënde. Të ndëshkon me fjalë, me pare, me seks.
Dashuria e Sali Berishës lind nga rrënimi, nga shkatërrimi. Dhe, në momentin që e dashura e tij kujton që ai u zemërua me të, do të ik dhe nuk do t’i kthehet më, Berisha kthehet edhe më i dashuruar, edhe më i dhënë, sepse siç tha z.Ramirus Sharma, dashuria e tij krijohet nga shkatërrimi.
E pabesueshme. Rrezik.
Përveç Veneres, planetit të dashurisë, zoti Ramirus Sharma më tregoi që Berisha edhe planetin e luftës, Marsin, e ka të vendosur po në Scorpion.
Pra, dashurinë dhe luftën e ka të vendosur në shenjën e mllefit, urrejtjes, destrukcionit, hakmarrjes dhe ndëshkimit-në scorpion.
Por, në dashuri dhe në luftë, gjithçka është fer.
Sipas astrologut indian, Berisha është dashnor i keq. Ai kujtoi që jam dashuruar vet në të, dhe më tha, ti je me krah, ti s’jeton dot e kontrolluar, prandaj ik nga ai.
Buzëqesha në vend të mohimit, nuk i tregova drejt se unë po e analizoj edhe nga ky aspekt planetar kryeministrin e larguar, por astrologu i njohur nuk kishte dëgjuar kurrë për emrin e tij.
Kur je humbës- edhe dukesh humbës. Kur dukesh humbës, njerëzit ta bëjnë rrafsh, askush s’të merr seriozisht, dhe askush s’të beson, se ti më as vetes nuk i beson.
Sali Berishën menjëherë e lodhi humbja, siç e lodhin ushtrinë luftërat e gjata. Tani që ka dëshuar në fund të karrierës së tij, kur nga politika del i gjallë dhe i mundur, kur të gjithë ia kthejnë shpinën, unë e prirë nga dashuria për të mundurit, do të pranoja, të bëhem këshilltarja e tij për hakmarrje.
Sepse, koha për të fituar ka shkuar. Tash ka mbetur vetëm një kohë e shkurtër, koha për t’u hakmarrë.
Hakmarrja është art. E ka Zotin e vet që quhet Nemesis. Jo gjithkush mund të hakmerret. Nganjëherë, kur pikëllimi im më duket i madh sa Kosova, dhe kur e shoh që s’jam e zonja ta kthej të keqen me të keqe, mendimi për hakmarrjen e Zotit më qetëson.
Hakmarrja është e ndaluar me ligj, si droga, prandaj është ngritur mbi ligjin. Pa ndihmën e Zotit as nuk mund të hakmerresh. Se, hakmarrja është dije. Është inteligjencë. Edhe arti i shtatë është i ndërtuar mbi hakmarrjen. Edhe Ferri është hakmarrje hyjnore e Zotit mbi njerëzit e lig.
Të dukesh i qetë dhe në paqe me mendimet t’ua, kur në fakt je duke u hakmarrë është një fitore supreme mbi armikun.
Njëherë desha t’ia propozoj të qetësohet me librin e Senekës “Mbi mllefin”, që shqip nuk është perkthyer kurrë. Kur e kam lexuar në serbisht këtë libër, unë për vete, një muaj kam qenë e qetë, njeri i mirë, nuk kam menduar keq për ata që më kanë lënduar, nuk jam zemëruar me askend.
Por, sapo ka kaluar një muaj, është tretur edhe ndikimi i librit mbi karakterin tim melankolik, bashkë me mësimet e mia, dhe kështu prap jam kthyer te vetja dhe kam dal në gjah për ti kërkuar ku janë e ku s’janë armiqtë e mi.
Temperamenti i Berishës është kolerik, dominant dhe autoritativ, prandaj, gjithkush, kush provon ta ngacmoj deri në tërbim, ia del me sukses dhe me lehtësi.
Libri mbi Mllefin (i Senekës), asgjë nuk i ndihmon, prandaj, po ia këshilloj hakmarrjen, duke filluar nga Kosova.
- Për ta mbajtur dashurinë e shqiptarëve të Kosovës, dhe për t’u hakmarrë ndaj atyre politikanëve të Kosovës që tash s’të flasin me gojë, dhe janë bërë me Edi Ramën, trego drejt kush e vrau Ahmet Krasniqin!
Ti e di, ke qenë 8 vjet kryeministër, i ke parë dosjet e vrasjeve:
- Trego kush e vrau gazetarin Ali Uka?
- Kush e vrau Ilir Konushevcin?
- A janë vrasësit e këtyre burrave, të strehuar në pozita të larta në Institucionet e Kosovës?
- Trego drejt. Ti s’ke asgjë më për të humbur. Sepse, atë që e ke dashur-e ke humbur.
- Tash është koha që ta zbulosh dashurinë që nuk e ke njohur kurrë.
- Duke zbuluar vrasësit e këtyre viktimave që u vranë në Shqipëri, ti do ta çlirosh dhe do ta bësh shtet Kosovën;
- Ndërkohë, përpara se të zbulosh vrasësit e vërtetë, eja në Kosovë dhe ndërtoje një shtëpi në Bjeshkët e Nemuna. Kur dëgjon populli se Berisha ka blerë shtëpi në Rugovë, populli çmendet nga gëzimi, zhvillohet turizmi, dhe populli, natën ta ruan shtëpinë nga arushat dhe nga shqiponja.
- Shkruaj pak, fol pak. Kështu do të dukesh edhe mistik, edhe enigmatik, edhe atraktiv. Rivali do të mashtrohet, kur do të kujtoj se je pajtuar me humbjen.
- Kur flet pak, kur shkruan pak, ti ke kohë të dëgjosh veten, intuitën, zërin e shpirtit dhe të Zotit.
- Ti kurrë në jetë nuk e ke dëgjuar Zotin. Dëgjoje çfarë po të thotë;
Planeti i vdekjes, Saturni, tre vjet ka qëndruar në shenjën tënde të Peshores, dhe prandaj, nuk ke qenë i lumtur asnjë ditë, për asnjë çast të jetës tënde tri vjet. Saturni të ka mësuar me zor, t’i ka mësuar kufijt, të ka njoftuar me kufijt e vetvetes, ta ka mësuar me zor atë që nuk ke mundur ta mësosh në mënyrë të natyrshme, si njerëzit e rëndomtë që bëjnë.
Mos ia trego të vërtetën Edi Ramës. Pse ia thua gjithmonë të njejtat mbiemra cilësor: i dështuar, mjeran, shkretan, enver, hitler, don kishot…! Ne i kemi dëgjuar këto epitete që ia thua ti.
Ti tani duhet të na befasosh. Të thuash diçka që nuk e kemi dëgjuar kurrë. E vërteta është armë. Kur ia thua armikut të vërtetën, ia dorëzon armën.
Edi Rama fitoi përmbi injorimin tënd. Sepse, të injorosh rivalin është gabimi më i madh që e bën një strateg. Po ti kishe veç taktika dhe jo strategji, prandaj Edi Rama të mundi.
Si ish-mjek ti e di se veç një i paditur i injoron mikroorganizmat që nuk shihen me sy, por që ta shkatërrojnë edhe kuçedren. Për ironi, ajo që nuk shihet, mikroorganizmi, e shkatërron njeriun, e vdes.
Provo lexoe Talmudin edhe një herë. Për moton hebraike, “Sy për sy-dhëmbë për dhëmbë”.
Kthe gjakun me gjak. Në vazhdim të hakmarrjes do ta shohësh që duhet t’ia thyesh edhe vetes dhëmbët. Sepse, për ta mundur armikun, së pari duhet të bëhesh edhe vet armik.
- Shtiru i dashur tani që je duke urryer;
- Uro me gojë, e mallko me shpirt;
- Shtiru që ka përfunduar lufta me Edi Ramën, derisa stërvit tinëz ushtar të ri që nuk ua dimë emrat;
- Pusho një vit, dhe ktheu pastaj, sepse të kam treguar se një vit Edi Rama e ka përkrahjen e Zotit Jupiter, pastaj do t’i duhet edhe atij një tjetër Zot.http://www.tetovasot.com/

- albgentiAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 56
Anetaresuar : 31/03/2013
Re: Këshilltarja për hakmarrje e Sali Berishës
Fri 12 Jul 2013 - 22:23
trapa jeni ju qe e publikoni
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi