Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grekë sapo keni humbur shtëpitë tuaja! – “Zgjidhja përfundimtare”, Asgjësimi i shoqërisë Empty Grekë sapo keni humbur shtëpitë tuaja! – “Zgjidhja përfundimtare”, Asgjësimi i shoqërisë

Mon 15 Jul 2013 - 15:36
Grekë sapo keni humbur shtëpitë tuaja! – “Zgjidhja përfundimtare”, Asgjësimi i shoqërisë Thumb_250x150Mediat greke dalin me titullin “Zgjidhja përfundimtare” për asgjësimin e shoqërisë greke si kundërpërgjigje ndaj termit të ri të linçuar nga qeveria si “Greqia e Re”.

Opinionet, artikujt dita-ditës dhe më të shumtë dhe më pikant!

Të gjithë artikujt paraqesin problemin e madhe ekonomik dhe ndikimin negativ të nënshtrimit total të shtetit grek ndaj huamarrësve dhe kontrollit të ashpër që ata ushtrojnë në financat e vendit për të siguruar kështu kthimin e kësteve ndaj detyrimeve që u ka vendi!

Për artikullshkruesit, citon alb-observer.com, por tashmë edhe shumë opinionisitë, financierë, gazetarë, etj, të cilët ishin pro ardhjes së FMN-së dhe një kontrolli të imtësishëm të financave dhe për një bilanci transparentë, tashmë ata po shprehin pakënaqësinë e tyre dhe dëshpërimin, pasi gjërat jo vetëm që nuk shkuan ashtu siç i paraqitës si një shpëtim i mundshëm i vendit, por ato kanë degjeneruar në ekstrem. Treguesi kryesor, rënia drastike në nivelet më alarmante të imagjinueshme, vetëvrasjet si pasoj e krizës ekonomike, varfëria dhe mostransparenca e duhur që në vend të një lufte të ashpër ndaj korrupsionit, kjo e fundit të lulëzoj edhe më shumë...

Sipas statistikave zyrtare të vendit, një në katër hua janë në të “kuq” dhe shumë shpejtë kjo përqindje e mos shlyerjes së detyrimeve të huave, do të kaloj shifrën e 30%-it!
Dhe pikërisht një këtë nivel hyjnë në fuçinë e... distress funds. Sipas gazetës “ETHNOS”, pak më parë një anëtar i fund-i të jashtëm ka depozituar një propozim në një nga bankat më të mëdha në vend, ku kërkon të blej huat e shtëpive të klientëve të saj, deri në 30% të vlerës së tyre!

Pra në çdo kredi 100 euro, të ofroj 30 euro dhe të marr menaxhimin e portofolit të kredive.

Shqetësues deri dhe alarmantë është fakti se agjencitë e vlerësimit të kredive të shtëpive i vlerësojnë kreditë e dhen në tregun grek dhe që kanë kolateral në 30-40% të vlerës së tyre, ndërsa ato që nuk kanë kolateral arrijnë në 10 % të vlerës së tyre.

Kjo është dhe pika alarmante citon alb-observer.com, që ka shqetësuar specialistët e fushës, pasi agjencitë shumta të botës që kooperojnë në fushën e investimeve të huamarrjeve të shtëpive kanë treguar një interes shumë të madh, por vlera e shlyerjes të ofruar prej tyre nuk i kalon në rastin më të mirë 40% të vlerës totale të një kredie.

Kjo është pika që të gjithë specialistët analistët e fushës japin alarmin, pasi bankat të ndodhura në një ngërç ekonomikë nuk do të llogarisin klientët e tyre të cilët nuk e kanë aftësinë e shlyerjes së kredive, për pasoj këto hua t’u shiten investitorëve të huaj me vlerë shumët ulët me qëllim që bankat të grumbullojnë para në vakt e ta në vakt e te të boshatisura!

Kjo nuk është rastësi, për më tepër, se vetëm këtë javë, siç ka njoftua dhe gazeta mëe madhe në vend, "Proto Thema" kanë ardhur në Athinë përfaqësuesit e gjashtë fondeve më të mëdha në botë, të cilët u takuan me bankierët. Në mënyrë të veçantë, janë anëtarë të Apollo Capital, Monarch Alternative Capital, Oaktree Capital Management, York Capital, Marathon Asset Management, Fairfax.

Dhe këtë ardhje grekët e komentojnë:
- Zoti klient, nesër duhet të shlyeni të gjithë borxhin që i detyroheni bankës, për huan e marrë të shtëpisë tuaj!
-Po nuk mundem, nuk e kamë mundësinë të gjej kaq para të shlyej borxhin, pasi jam i papunë, do të përgjigjet klienti!
- Na vjen keq, sapo humbët shtëpinë tuaj dhe shtëpinë e nënës tuaj që e kishit hipotekuar si garanci!, do t’u thonë ATA!

Ndërkohë sipas marrëveshjes së dytë të firmoje së memorandumit, gjykatat greke nuk kanë asnjë të drejtë të marrin vendime në dëm të investitorëve, pasi ata tashmë i përkasin të drejtës angleze me marrëveshjen e qeverisë greke, për pasoj gjykatat greke janë të mundura dhe të pavlefshme në këtë rast!/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi