Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A bën të gënjehet ndonjëherë? Empty A bën të gënjehet ndonjëherë?

Mon 15 Jul 2013 - 15:47
Gënjeshtrat shumë herë paraqiten për shkak të grindjes, mosmarrëveshjes apo gjërave tjera, dhe ndonjëherë edhe si pasojë e përfundimit të shoqërimit me ndonjë person të caktuar. Nga ana tjetër, sinqeriteti është një nga virtytet më të çmueshme, pasi që na shërben si bazë për raporte të caktuara.Por, çka kur të gjendemi në situata në të cilat gënjeshtrat nuk na rrezikojnë miqësinë apo lidhjen tonë, por na ndihmojnë që situata e caktuar të zgjidhet më lehtë dhe çka është më e rëndësishme, mos t’i lëndojmë ndjenjat e personit të afërt. Shembujt e këtillë janë të shumtë, që nga situatat me kolegët nga shkolla, deri te mosmarrëveshjet me të dashurin/të dashurën si dhe me mikun/miken.

Bie fjala, shoqja më e mirë e juaj e ka stilin e flokëve, e cila fatkeqësisht sipas mendimit të shumicës, nuk ka qenë zgjidhja më e mirë, por që mos ta lëndoni, kur ju pyet a ju pëlqen, përgjigjeni me “po”. Ajo ndoshta do të hidhërohej me ju nëse do t’i thoshit se nuk i rrinë flokët mirë apo do të lëndohej. Kështu ndoshta edhe ju do të reagonit.

Është e mundshme që për ju është normale që edhe në situatat e këtilla të jeni plotësisht të sinqertë, pasi që në këtë rast, komenti juaj për stilin e keq të flokëve mund të shërbejë që shoqja juaj ta ndryshojë atë dhe ta gjejë atë që i rri më mirë. Kështu mund të përfundojmë që sinqeriteti varet se si është raporti jonë, por edhe në atë se çka dëshirojmë me komentimet tona të arrijmë. Pasi që nëse, për shembull, e dimë shoqja jonë ka probleme me vetëbesimin, komenti jonë negativ mund të kontribuojë që ajo të ndihet më keq, dhe me këtë nuk i kemi ndihmuar aspak.

Në jetën e përditshme ballafaqohemi me situata të këtilla të shumta në të cilat nuk e themi të vërtetën, dhe shumë herë edhe me qëllim heshtim. Të pavërtetat e këtilla “të imta”, të cilat shpesh quhen “gënjeshtra të bardha”, shumica i konsiderojnë të dobishme. Por neve na mbetet të vendosim a do t’i përdorim ndonjëherë këto “gënjeshtra të bardha” dhe kujt do t’i drejtohemi, dhe a ndihmojnë këto në zgjidhjen e situatës së caktuar.

Çka mendoni për këtë? A vlen ndonjëherë të gënjehet? A thoni edhe ju “gënjeshtra të bardha”?shqipmedia
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

A bën të gënjehet ndonjëherë? Empty Re: A bën të gënjehet ndonjëherë?

Mon 15 Jul 2013 - 20:18
Gënjeshtra (apo rrena gegërisht), është një lloj mashtrimi në trajtën e një të pavërtete të shprehur me qëllim mashtrimin, shpesh me qëllim të mëtejshëm mbajtjen e një sekreti apo namit (famës), apo për të shmangur një ndëshkim. Gënjimi është shprehja e diçkaje kur njeriu e di se është e rremë me qëllim që të pranohet si e vërtetë nga dikush tjetër. Gënjeshtar është njeriu që gënjen, ka gënjyer, apo gënjen vazhdimisht.

Gënjimi zakonisht lidhet me mashtrimin gojor apo komunikimin me shkrim. Forma të tjera të mashtrimit, si maskimi apo falsifikimi, përgjithësisht nuk quhen si gënjeshtra, megjithëse qëllimi kryesor mund të jetë i njëjtë; sidoqoftë, edhe një shprehje e vërtetë mund të quhet gënjeshtër nëse personi që bën këtë shprehje e bën atë të mashtrojë. Në këtë rast, është qëllimi i të qenit i pavërtetë sesa vërtetësia e pohimit vetë që merret parasysh.

Shpesh njerëzit gënjejnë për të arritur një përparësi apo për të mbuluar një gabim apo një veprim të ndaluar me qëllim shmangien e kritikës apo dënimit. Gënjehet poshtu edhe nga mirsjellja, turpi, frika, në mbrojtje të personave të tjerë apo për të asgjësuar planet e kundërshtarit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi