Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse tualetet janë akoma të ndara sipas gjinisë?  Empty Përse tualetet janë akoma të ndara sipas gjinisë?

Tue 16 Jul 2013 - 23:38
I jeni drejtuar ndonjëherë një tualeti uniseks dhe në një farë mënyre jeni trembur nga kjo ide? Për çfarë arsye? Ndonëse nuk ka kuptim praktik, bota vijon të jetë seksualisht e ndarë.
Përse tualetet janë akoma të ndara sipas gjinisë?  Bb9cbc74-6841-469a-b094-f3c1e6c2f591---0-
Jemi në shekulli e 21, bota po lëviz shpejt dhe njerëzit nuk janë më ata që kanë qenë dikur. Shoqëria është një qelizë gjithnjë e në rritje dhe në emancipim kulturor e ekonomik.

Shekujt e ndrojtjes gjinore kanë mbaruar. Më në fund dy njerëz të gjinive të ndryshme mund të qëndrojnë së bashku në çdo rrethanë pa asnjë pengesë. Përveçse… në tualet.

Kur të gjitha portat, që ndajnë meshkujt dhe femrat janë hapur, përse ato të tualeteve qëndrojnë të mbyllura? Shenjat e mashkullit dhe femrës në çdo ndërtesë ku ka njerëz, janë të dukshme, ato thonë “qëndroni larg prej njëri-tjetrit”!

Cili është ai zhvillim, që u ka shpëtuar prej duarve shoqërisë sonë dhe cilat janë arsyet e këtij diferencimi?

I jeni drejtuar ndonjëherë një tualeti uniseks dhe në një farë mënyre jeni trembur nga kjo ide? Përtej arsyeve të higjienës duket se fshihen të tjera shkaqe, që kanë çuar në këtë distancim femër-mashkull kur vjen puna për frekuentimin e tualetit. Arsyet përse tualetet janë të ndara diskutohen vazhdimisht prej njerëzve, të cilët japin mendime pro dhe kundër tyre.

Më herët në shekujt mesjetarë dhe në vazhdim, kjo ndarje mund t’i këtë përkitur moralit shoqëror, ku femrat dhe meshkujt mbaheshin thuajse të izoluar nga njëri-tjetri. Kontakti i tyre ishte përgjithësisht pamor dhe në mjedise tepër të populluara.

Por duket se ky nuk është më një problem i ditëve të sotme, pasi njerëzit e kanë fare të thjeshtë të kontaktojnë dhe bota i ka hapur thuajse të gjitha dyert e saj për femrat dhe dëshirat e tyre.

Arsyeja më madhore për këtë ndarje të tualeteve, gjendet më thellë pamjes së parë dhe është një çështje që i përket ndër të tjera krimit. Sot, tualetet janë të ndara, mes shumë shkaqeve edhe për të parandaluar përdhunimin.

Qenia mashkullore priret të jetë shumë pak e përmbajtur ndaj dëshirave seksuale, sidomos në një mjedis aq intim dhe privat sa ç’është tualeti.

Njerëzit ndihen më të sigurt dhe preferojnë t’i ndajnë gjërat delikate, përgjithësisht me njerëz të tjerë që kanë karakteristika të njëjta me ta.

Kështu, femrat ndihen më të qeta dhe të sigurta ta ndajnë tualetin me gjininë e tyre, duke shmangur kështu vëmendjen e panevojshme, në një situatë të panevojshme.

Nga ana tjetër femrat me ose pa të drejtë, shihen si më higjienike kur vjen puna për përdorimin e tualetit. Mbase ky është një favor biologjik i tyre, ose një përkujdesje e edukuar për shkak të seksit që përfaqësojnë. Në shumicën e rasteve tualetet e meshkujve shihen si ‘të ndotur’ dhe aspak të përdorshëm, për standardet femërore.

Por duket se arsyet e sigurisë nuk janë të vetmet që e përforcojnë këtë ndarje. Shumë femra thjesht nuk duan të humbasin magjinë e tyre në sytë e seksit tjetër, kur ato shkojnë në dhomën e kujdesit personal, për të rregulluar pamjen e tyre dhe për të kontrolluar nëse gjithçka është siç duhet.

Është një lloj mbrojtjeje e një grupi sekret grash të panjohura, të cilat fare spontanisht bisedojnë për çështje që, së pari femrat nuk do të donin që meshkujt t’i dinin dhe së dyti, meshkujt nuk do të kishin aspak interes t’i dëgjonin.

Ndër të tjera çështja më kryesore e kësaj dileme gjendet te një fjalë shumë e thjeshtë: privatësia. Njerëzit duan të kenë privatësinë e tyre në një vend aq delikat sa ç’është tualeti. Ato kanë nevojë për një pushim dhe këtë pushim mund ta marrin vetëm në mënyrën sesi gjërat funksionojnë tani: ndarje e hapësirës private të tualetit.

Si çdo gjë tjetër, edhe kjo ndarje nuk është e përhershme, ndryshimet e vazhdueshme të shoqërisë dhe idetë e reja, mund të sjellin një bashkim në vitet e ardhshme, gjë që nuk do të ishte aspak habi.

Në historinë e njerëzimit nuk ka pasur kurrë humnera, thjesht hendeqe që kanë dashur kohë të caktuar për t’u kapërcyer. Asgjë nuk është çudi dhe njeriu duhet të ndalojë së habituri me veten dhe specien e tij.

Historia e tualetit

Mijëvjeçari i tretë para Krishtit ishte “epoka e pastërtisë”. Tualetet dhe kanalizimet ishin shpikur në disa pjesë të botës dhe rreth vitit 2600 p.e.s Mohenjo-Daro, në qytetin Sindth të Pakistanit ishin tualetet më të përparuara të ndërtuara në muret e jashtme të shtëpive.

Këto ishin modelet primitive të tualeteve të stilit perëndimor, të bëra prej tulla druri që luanin rolin e ndenjëses së sipërme. Ato kishin kanale vertikale, përmes së cilave mbetjet kalonin në kanalizimet e rrugëve ose në plehërishte.

Sir Mortimer Wheeler, drejtori i përgjithshëm i arkeologjisë në Indi nga viti 1944 deri në 1948-n, shkruante, “Cilësia e lartë dhe mënyra e ndërtimit të atyre ndërtimeve të moçme, është për t’u pasur zili nga shumë vende të ndryshme të botës sot”.

Tualetet e gjendura në Mohenjo-Daro, përdoreshin vetëm prej shtresës së lartë të njerëzve. Pjesa tjetër e banorëve që ishte e varfër, përdornin gropa të hapura në tokë ose enë të ndryshme.

Tualetet e hershme nëpër të cilat kalonte ujë për të larguar mbetjet gjendeshin në Skara Brae në Orkney, në Skoci, e cila ishte e pushtuar prej vitit 3100-2500 p.e.s.

Rreth shekullit të 18 tualetet filluan të shfaqeshin edhe në Kretë, Egjipt në kohën e Faraonëve dhe në Persinë e lashtë. Ndryshe nga çfarë mendohet tualetet romake nuk e shpikën pozicionin ulur të përdoruesit. Mendohet se ata përdornin një ngritje mbi nivelin e tualetit për të shmangur mbushjen e plotë të gropave.

Tualetet e njohura “tualetet galiç” përdoreshin prej gjithë botës në Arabi, Francë, Kinë, Japoni, Kore, Iran, Indi dhe kudo tjetër, deri në mesin e shekullit 19, kur u shpik tualeti perëndimor që mundësonte uljen.


Arsyeja më madhore për këtë ndarje të tualeteve është një çështje që i përket krimit dhe bëhet në kuadër të parandalimit të përdhunimit Nga ana tjetër femrat me ose pa të drejtë, shihen si më higjienike kur vjen puna për përdorimin e tualetit. Por ato as nuk duan ta humbasin magjinë në sytë mashkullorë, ndaj preferojnë ndarjen. Njerëzit ndihen më të sigurt dhe preferojnë t’i ndajnë gjërat delikate, përgjithësisht me njerëz të tjerë që kanë karakteristika të njëjta me ta. Mijëvjeçari i tretë para Krishtit ishte “epoka e pastërtisë”, kohë kur u shpikën edhe tualetet e para primitive dhe shumë pak higjienike.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi