Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"2.2 milion eurot që fitova ishin mallkimi im" Empty "2.2 milion eurot që fitova ishin mallkimi im"

Wed 17 Jul 2013 - 12:12
Kur ishte vetëm 16 vjeç, në vitin 2003, Callie Rogers ishte fituesja më e re e jak pot në një llotari dhe fitoi plot 2.2 milion euro. Rogers la punën dhe pjesën më të madhe të parave i shpenzoi në party, për drogë, operacione plastike, pushime dhe dhurata. Pas më shumë se 10 vjetësh, asaj i kanë mbetur në bankë vetëm 2.300 euro. Ka filluar studimet për infermiere dhe të vetmin luks që i toleron vetes, është të porositë ushqim nga jashtë mbrëmjeve të së premteve.Por edhe pse mund të duket e çuditshme, ajo ndjehet tani më e lumtur, pasi paratë nuk i sillnin lumturi, madje e çuan në prag vetëvrasjeje.

Tashmë ajo ka filluar një jetë të re me partnerin e saj 34-vjeçar dhe fëmijën e tyre, ndërsa ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhja e saj e mëparshme. Akoma nuk e beson dot që kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga koha që mbante në duar çekun gjigand.

“Më duket sikur ka kaluar një shekull. Isha shumë e vogël dhe ishin shumë para për një vajzë në moshën time. Edhe pse beson se jeta nuk do të të ndryshojë, sigurisht që ndryshon dhe jo çdo herë për mirë. Pasuria e papritur mua më shkatërroi, por për fat të mirë tani jam më e fortë. Përpiqem të harroj çdo gjë dhe të bëj një jetë normale”.

Gjatë kohës që ishte e pasur, bënte jetë të frenuar. Kishte shumë “miq” dhe i harxhonte paratë me ta, duke organizuar party çdo natë. Ajo i qeraste të gjithë pa përjashtim, por në jetën e saj nuk kishte ndonjë qëllim. Tani thotë se gjërat kanë marrë për mirë dhe qëllimi i saj është familja. /alb-observer.com/
"2.2 milion eurot që fitova ishin mallkimi im" Parate1_580x696
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi