Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Vendimi, sa rriten pagat për gjithë administratën Empty Vendimi, sa rriten pagat për gjithë administratën

Fri 19 Jul 2013 - 10:21
Efektet nga 15 korriku. Ndryshime edhe për bashkitë dhe prefekturat.

Tabela me shtesat për buxhetorët, arsimtarët dhe infermierët.
Vendimi, sa rriten pagat për gjithë administratën Berisha-rrigat-300x172
Qeveria ka rritur pagat për administratën, duke lënë jashtë këtij vendimi deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë të shtetit. Në mbledhjen e djeshme, kreu i qeverisë bëri me dije se rritja kapte një mesatare prej 5.4 përqindësh për institucionet. Në vendimin e qeverisë përcaktohet se rritja hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 15 korrik.
Kategoritë me prioritet
Rritja mesatare prej 5.4 përqindësh e pagesave, sipas Berishës, është dy herë më e lartë se inflacioni. Të marra në detaje, sipas vendimit të qeverisë përfitojnë 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve, të cilëve paga iu rritet me 6 për qind dhe nga 35 122 lekë shkon në 37 199 lekë. Një kategori tjetër që përfiton dhe që çdo vit është trajtuar me prioritet, është ajo e arsimtarëve, të cilëve paga nga 53 300 lekë iu shkon në 54 828 lekë, duke tejkaluar kështu edhe pagesën mesatare në vend. Një tjetër kategori e trajtuar me prioritet ndër vite ka qenë edhe ajo e infermierëve. Vendimi i qeverisë rrit pagën mesatare të tyre nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Të vetmit që janë përjashtuar nga rritja e pagave janë zyrtarët e lartë, dhe kjo, sipas Berishës dje në mbledhjen e qeverisë, bëhet në mënyrë që raporti i pagave të ngushtohet.
Administrata qendrore
Administrata e punësuar në institucionet shtetërore, apo siç njihet ndryshe në shërbimin civil, ka përftuar rritje pagash nga vendimi i fundit i qeverisë, i cili përfshin edhe prefekturat. Rritje e barabartë bëhet për prefektët në të gjitha qarqet e vendit, të cilët tashmë do të marrin 110 500 lekë, me përjashtim të atij të Tiranës, që trajtohet në mënyrë të diferencuar dhe paga që do të marrë tashmë është 118 500 lekë. Ndërkohë, rritja a pagave ndryshon për nënprefektët sipas qarqeve, të cilët janë grupuar sipas madhësisë që kanë. Tabela e miratuar nga qeveria parashikon rritje page për këshilltarët e ministrave, sekretarët e Kryeministrit, të Kuvendit apo Avokatit të Popullit. Për pozicionin sekretar, në vendim shtohet gjithashtu pika ku thuhet se shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet sekretar jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 lekë.
Bashkitë
Pushteti vendor nuk është lënë jashtë rritjes së pagave, dhe sipas vendimit të qeverisë, përcaktohen edhe rritjet respektive për çdo pozicion. Kryetarit të Bashkisë së Tiranës paga i ka mbetur sipas vendimit të vjetër, duke mos pësuar rritje. As për kryetarët e Bashkive me më shumë se 100 mijë banorë nuk ka ndryshim të pagës. Më tepër fokusi ka qenë te bashkitë e vogla, nga 50-100 mijë banorë. Kryetarët e këtyre bashkive kanë një rritje me gati një mijë lekë. Për bashki të tjera edhe më të vogla, me më pak se 50 mijë banorë, rritja për pagën e kryetarit është me po një mijë lekë. Për të gjithë ata të punësuar pranë institucioneve të pushtetit vendor, por që nuk kanë arsimimin e lartë, pagat e tyre rriten nga 33 mijë lekë në 34 mijë lekë, ndërsa për punonjësit mbështetës pagat që fillojnë nga 21 mijë lekë bëhen 22 mijë lekë dhe gradualisht deri në 34 mijë lekë për ata që maksimalen e kanë pasur 33 mijë lekë.

Paga mesatare sipas kategorive
Punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve buxhetore

Ishte 35 122 lekë
Bëhet 37 199 lekë

Arsimtarët
Ishte 53 300 lekë
Bëhet 54 828 lekë

Infermierët
Ishte 35 897 lekë
Bëhet 37 854 lekë

RRITJA E PAGAVE
Administrata qendrore

• Prefekti i Tiranës Ishte 118 000 lekë Bëhet 118 500 lekë
• Prefekti në qarqet e tjera Ishte 110 000 lekë Bëhet 110 500 lekë
• Nënprefekti në Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë Ishte 94 500 lekë Bëhet 95 000 lekë
• Nënprefekti në Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar Ishte 87 500 lekë Bëhet 88 000
• Nënprefekti Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë Ishte 83 000 lekë Bëhet 83800 lekë
• Këshilltari i prefektit, Tiranë Ishte 66 000 lekë Bëhet 66 500 lekë
• Zëdhënësi i prefektit, Tiranë Ishte 56 000 lekë Bëhet 56 500 lekë
• Sekretari i Presidentit, i Kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit, i kryetarit të Gjykatës së Lartë, i prokurorit të Përgjithshëm, i zëvendëskryeministrit, i nënkryetarit të Kuvendit dhe Avokatit të Popullit Ishte 69 000 lekë Bëhet 70 000
• Sekretari i ministrit, sekretari i këshilltarit të Presidentit, sekretari në zyrën e Avokatit të Popullit, sekretari i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, sekretari i organit kolegjial drejtues, sekretari në Kryeministri, në aparatet e ministrive të linjës dhe në institucionet e pavarura Ishte 57 700 lekë Bëhet 59 000 lekë

Pushteti vendor
Bashkia e Tiranës nuk ka ndryshim
• Njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë nuk kanë ndryshim
Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001-100 000 banorë
• Kryetari Ishte 60 000-116 000 lekë Bëhet 60 600-117 500 lekë
• Nënkryetari Ishte 49 000-91 000 lekë Bëhet 49 500 - 92 500 lekë.
Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001-50 000 banorë
• Kryetari Ishte 51 000-91 000 lekë Bëhet 51 500- 92 500 lekë
• Nënkryetari Ishte 41 000-78 000 lekë Bëhet 41 400-79 500 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001-20 000 banorë
• Kryetari Ishte 41 000-78 000 lekë Bëhet 41 4000-79 500 lekë
• Nënkryetari Ishte 28 000-69 000 lekë Bëhet 28 300-70 500 lekë
Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë
• Kryetari Ishte 37 000 – 55 000 lekë Bëhet 37 400 – 56 100
• Nënkryetari Ishte 27 000-43 000 lekë Bëhet 27 300 – 43 900 lekë
Për Këshillin e Qarkut:
• Kryetari Ishte 87 000 – 132 000 lekë Bëhet 87 900-133 000 lekë
• Nënkryetari Ishte 57 000-91 000 lekë Bëhet 57 600-92 000 lekë

Rritja për Policinë, ushtarakët
Qeveria ka miratuar dje edhe rritjen e pagave për punonjësit e Policisë, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe gjithë strukturave të tjera të kësaj natyre. Në detajimin që iu bë në mbledhjen e qeverisë, kreu i saj tha se paga e forcave të rendit rritet nga 55 944 lekë në 57 344 lekë. Gjithsesi, ai solli edhe një herë në vëmendje premtimin që Policia të trajtohet me paga më të mira, e barabartë me atë të deputetëve. Po kështu vendimi për rritjen e pagave përfshin edhe Forcat e Armatosura, të cilëve paga mesatare iu shkon nga 42 400 lekë në 43 472 lekë. Në vendim përfshihet edhe rritja për nivelin e pagave në strukturën e Aviacionit Civil dhe çdo kategori ushtarakësh të tjerë që sot punojnë në struktura të ndryshme. Rritja e pagave për këtë kategori nga ana e kësaj qeveria është konsideruar si shumë e rëndësishme. Gjithsesi, në mbledhjen e djeshme Berisha pranoi që për ushtarakët dhe Policinë e Shtetit nuk është bërë e mundur të arrihen synimet dhe premtimet e bëra lidhur me trajtimin e tyre financiar me paga të larta.
/Panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi