Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E arrestuan, sepse nuk donte të kontrollohej gruaja e tij që kishte veshur burka Empty E arrestuan, sepse nuk donte të kontrollohej gruaja e tij që kishte veshur burka

Tue 23 Jul 2013 - 18:34
E arrestuan, sepse nuk donte të kontrollohej gruaja e tij që kishte veshur burka Thumb_250x150Një i ri u plagos gjatë episodeve që u shënuan natën e djeshme jashtë rajonit të policisë së Trap, në periferi të Parisit. Shkak i këtyre episodeve u bë arrestimi i një burri i cili kundërshtoi kontrollin e policisë për bashkëshorten e tij të veshur me burka.

Ishte pikërisht kjo ngjarje që “ndezi gjakrat” mes policisë dhe shoqërisë myslimane në Francë. Rreth 200-400 njerëz ishin mbledhur para rajonit të policisë dhe protestonin ndaj vendimit të policisë për të mbajtur nën arrest burrin.

Por burime nga rajoni i policisë bëjnë me dije se ky bashkëshort u arrestua pasi goditi një prej policëve. Tashmë situata në zonë është e qetë.

Një ligj që u vu në zbatim në prill të vitit 2011, ndalon femrat në Francë të qarkullojnë edhe me fytyrë të mbuluar në mjediset publike. Nëse shkelin ligjin, gjobiten deri në 150 euro. Veshjet që ndalohen janë nikab dhe burka. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi