Peshëngritësit Ramadani-Sula, me bursë olimpike
Sun 28 Jul 2013 - 13:26
Kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes zyrtarizon emrat e sportistëve që do të përfitojnë bursë olimpike. Ndryshe nga programet e kaluara, në kriterin e vendosur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kësaj here si prioritet kanë qenë moshat e reja. Kështu, pas verifikimit të rezultateve të arritura nga të gjithë sportistët kandidatë, Ekzekutivi i shtangës u besoi sportistëve të perspektivës, 12-vjeçarit Kristi Ramadani dhe 17-vjeçarit Sopot Sula.
Publikim i emrave u bë për “Panorama Sport” nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Muharrem Berisha. “U morën në shqyrtim mjaft kandidatura dhe në zbatim të afatit të vënë nga KOKSH-i, kryesia nuk humbi kohë duke përzgjedhur Kristi Ramadanin, një talent të shtangës shqiptare, të cilin përse jo do ta cilësoja Luan Shabanin e ardhshëm, si dhe Sopot Sulën, edhe ky një sportist i suksesshëm dhe me perspektivë. Po këta dy sportistë do të jenë pjesëmarrës në Europianin për U15 dhe U17 që zhvillohet nga 1-8 shtatori në Klaipeda të Lituanisë”, – deklaroi për gazetën zyrtari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Ramadani debutoi në arenën ndërkombëtare në Botërorin për grupmoshën e tij, në Tashkent të Uzbekistanit, pesha 50 kg. I riu kuqezi e mbylli me 54 kg në shkëputje, 75 kg në shtytje dhe 129 kg në dygarësh. Ndërsa Sula në turneun ndërkombëtar “Andrija Malec” në Bosnjë-Hercegovinë në fund të muajit prill fitoi medaljen e artë në peshën 75 kg.
Botërori i Polonisë Në qendër të vëmendjes së federatës do të jetë pa dyshim kampionati botëror për të rritur në Vroklav të Polonisë nga 16-27 tetori. “Në rendin e ditës të mbledhjes së kryesisë ka qenë edhe pjesëmarrja në Botërorin e Polonisë. Mund t’ju konfirmoj konkurrimin. Kryesia nuk doli në emra konkretë me faktin se do të ketë edhe teste të tjera deri në tetor në përzgjedhjen finale të kombëtares. Mund të shkojnë dy, tre ose katër shtangistë. Në shtator janë planifikuar në kalendar kupa dhe kampionati, gara që do të jenë përcaktuese në listën përfundimtare të Botërorit”, – saktësoi Berisha.
OLGERT SERANI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi