Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sjellje skandaloze e Zv/ambasadorit të Kosovës në Kroaci- VIDEO Empty Sjellje skandaloze e Zv/ambasadorit të Kosovës në Kroaci- VIDEO

Sat 3 Aug 2013 - 0:02
Zv. Ambasadori i Kosovës në Zagreb ka shkaktuar skandal të paparë në Kroaci, kur i dehur, ka vozitur makinën me targa diplomatike dhe ka goditur disa vetura të parkuara.

Jo zyrtarisht mësohet se fjala është është për Urtak Hamitin, djali nënkryetarit të Kuvendi të Kosovës, Sabri Hamiti, nga radhët e LDK-së

Televizioni kroat, Nova TV, i cili ka postuar edhe pamje filmike nga vendi i ngjarjes ka raportuar se “një diplomat i akredituar në Kroaci ka qenë duke vozitur veturë diplomatike nën ndikimin e alkoolit”.
“Duke mos qenë në gjendje që të drejtojë si duhet veturen diplomatike, i ka goditur disa vetura të parkuara dhe ka shqetësuar njerëzit prezentë”.

Sipas dëshmitarëve që i ka cituar televizioni kroat, diplomati ka qenë i dehur dhe ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes është rrëzuar pasi nuk ka qenë në gjendje që të qëndrojë në këmbët e tij.

Ndërsa, pronarët e veturave të dëmtuara e kanë mbajtur diplomatin në fjalë derisa në vendngjarje ka arritur policia.

Mirëpo, ambasada e Kosovës në Kroaci, e kontaktuar nga Koha Vision, e ka demantuar lajmin, duke thënë se e gjitha ka qenë një keqkuptim.
shqipmedia.
VIDEO:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi