Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja Empty Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja

Sun 4 Aug 2013 - 13:18
Krimet e Rënda nisin hetimet për një tjetër rast trafikimi të një vajze jashtë vendit dy vjet më parë.
Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja 23ur14i
Tiranë, vëllai denoncon në Polici: Dyshoj se e kanë trafikuar.

Një vajzë 20-vjeçare rezulton e zhdukur prej pesë ditësh në Tiranë. Familja e saj ka dyshime të forta se ajo është rrëmbyer me qëllim që të shfrytëzohet për prostitucion. Prej datës 31 korrik, prindërit e vajzës me iniciale I.H. nga Puka dhe banues në Paskuqan të Tiranës kanë humbur çdo kontakt me të bijën dhe nuk kanë marrë asnjë lajm për vendndodhjen e saj. Dy ditë më parë, pasi ka humbur çdo shpresë për gjetjen e motrës, vëllai i saj, B.H., 26 vjeç, ka vendosur ta denoncojë rastin në zyrën e Antitrafiqeve në Policinë e Tiranës.

“Motra ime është rrëmbyer për qëllime trafikimi e shfrytëzimi për prostitucion, me qëllim fitimi nga persona të paidentifikuar”, ky ka qenë denoncimi i vëllait të 20- vjeçares, i cili ka argumentuar në Polici edhe arsyet se përse ka këto dyshime. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se kallëzuesi pretendon se ka kryer disa verifikime në mënyrë private, gjatë ditëve që motra e tij humbi kontaktet me familjen dhe nuk kthehej në shtëpi dhe ka siguruar disa informacione që e kanë drejtuar te dyshimet për shfrytëzim prostitucioni. Sipas tij, nuk ka arritur të mësojë asgjë rreth 2 personave që e kanë marrë jashtë dëshirës së saj, por është i bindur që ky informacion që ai ka siguruar, është i saktë. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke përdorur metodat speciale të hetimit. Nga ana tjetër, nëpërmjet verifikimit në sistemin TIMS, ka rezultuar që vajza e “zhdukur”, e ka kaluar kufirin drejt Italisë, disa ditë më parë.

RASTI NE HETIM
Përveç rastit që u denoncua dy ditë më parë nga vëllai i 20-vjeçares, që dyshohet se është trafikuar për prostitucion, Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe një tjetër rast të ngjashëm që e kishte në hetim prej disa muajsh. Sipas burimeve nga Policia mësohet se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit me iniciale E.Dh., 35 vjeç, me akuzën “trafikim të femrave”. Ai dyshohet se ka trafikuar për qëllime shfrytëzimi për prostitucion shtetasen me iniciale N.H. jashtë shtetit, për periudhën 2011 – 2013.

Prej disa muajsh, pas denoncimit që bëri në Policinë e Tiranës familja e vajzës, oficerët e Antitrafiqeve nisën hetimet me metodat speciale, derisa arritën të identifikojnë personin që dyshohet të jetë tutori i saj, edhe pse sipas burimeve, i dyshuari me iniciale E.Dh. është një prej autorëve, pasi dyshohet të ketë edhe bashkëpunëtorë. Të njëjtat burime thanë se për këtë rast po bashkëpunohet ngushtë edhe me Policinë e Prokurorinë e një shteti fqinj, dhe për arsye hetimore nuk tregohet se në cilin shtet dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion vajza 22-vjeçare. Nga ana tjetër, hetimet vazhdojnë edhe për zbulimin e bashkëpunëtorëve të këtij rasti trafikimi dhe arrestimin e tyre.

Etleva Delia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi