Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Luftëtarët shqiptarë në Siri kthehen në atdhe të vdekur Empty Luftëtarët shqiptarë në Siri kthehen në atdhe të vdekur

Thu 8 Aug 2013 - 21:36
Luftëtarët shqiptarë në Siri kthehen në atdhe të vdekur AlbaniansDhjetëra shqiptarë iu bashkuan kryengritësve sirianë, duke dhënë jetën në luftën ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad, thekson agjencia franceze AFP në një reportazh të saj, duke pohuar se shumë shqiptarë kthehen në shtëpi në qese najloni. Sipas agjencisë, familjarët e dinë se ata u janë bashkuar kryengritësve në luftën siriane.

Që nga muaji nëntor shqiptarja Migena Maliqaj nuk ka dëgjuar asgjë nga i burri i saj, Halili. Asokohe, ai i tha se do të largohej nga shtëpia e tij, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi.

Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur telefonik, përmes të cilit u njoftua se Halili ishte vrarë në Siri. Maliqaj nuk pranoi të fliste për AFP-në.

Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për shkuarjen e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35-vjeçarit u kthye në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai i kishte thënë se po shkonte të punonte në Turqi , thekson AFP në reportazh.

Sipas agjencisë franceze, ‘luftëtarët e xhihadit’ po vërshojnë drejt Sirisë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Assad dhe regjimin e tij, që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që t’i ndihmojmë sirianët”, citon AFP fjalët e një 40-vjeçari nga Podujeva, i cili po bëhej gati të nisej drejt Sirisë.

/Shekulli Online/E.D/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi