Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

VIP-at që u kapën duke gënjyer Empty VIP-at që u kapën duke gënjyer

Fri 9 Aug 2013 - 13:15
Famën botërore e kanë arritur duke luajtur në filma, duke kënduar hitet e njohura, por edhe me aktivitete të tjera plus që kanë qenë pjesë e punës së tyre.
VIP-at që u kapën duke gënjyer Rrttvp
Kështu, ata paraqiten në reklama, spote, marrin pjesë në aktivitete humanitare, por kohë pas kohe edhe e lëshojnë ndonjë gënjeshtër.

Ne ju sjellim disa nga të famshmit që janë kapur duke gënjyer.

Lindsay Lohan kurrë nuk është konsideruar si një yll i sinqertë i Hollivudit. Është e njohur për sjellje të shfrenuar dhe të egër, dehje të shpeshta, por edhe për vjedhje. Ndoshta ju kujtohet kur i ishte caktuar burgu shtëpiak për drejtim makine në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti, ndërsa ajo kishte deklaruar se nuk ka qenë në timon.

Po ashtu, ishte arrestuar për kokainën që i ishte gjetur në xhepat e pantallonave dhe prapë kishte thënë se nuk është i saj. Por ky nuk është fundi i gënjeshtrave të saj, pasi kur është dashur të paraqitet para gjykatës për shkak të akuzës se në Venecia kishte vjedhur një varëse të shtrenjtë, ajo nuk ishte paraqitur, duke u arsyetuar se i ishte vjedhur pasaporta.

Britney Spears me vite të tëra kishte pohuar se është e virgjër dhe se nuk beson në seksin para martesës. Por këto pohime i kishte hedhur poshtë i dashuri i saj në atë kohë Justin Timberlake. “Deklaratat e saj se është e virgjër janë gënjeshtra të pastra, sepse ajo nuk është”, kishte thënë këngëtari Justin Timberlake. Më pas Britney e kishte pranuar se nuk është aq “e pafajshme”.

Paris Hilton shumë herë ka deklaruar se nuk përdor drogë, por gënjeshtra e saj ishte zbuluar pasi disa herë është arrestuar për posedim narkotikësh. “Edhe pse ajo shpesh thoshte se nuk e përdor drogën, faktet dhe fotografitë e dëshmojnë të kundërtën. Shpresojmë që ajo së shpejti të del dhe ta pohojë me gojën e vetë se nuk mundet pa substanca narkotike”, tha një ish-mik i Paris Hilton-it.
/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi