Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakrohet me thikë 28-vjeçari shqiptar: “Po vdes poshtë një ure” Empty Masakrohet me thikë 28-vjeçari shqiptar: “Po vdes poshtë një ure”

Mon 12 Aug 2013 - 14:21
“Po vdes poshtë një ure”. Janë këto fjalët e fundit të një 28-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vdekur nga policia italiane në Grosseto.

Viktima i identifikuar si 28-vjeçari Klevis Kuço, u gjet i masakruar me thikë poshtë një urë në dalje të Grosseto.

Policia ishte lajmëruar nga shoku i Klevis Kuços, ku ky i fundit kishte lajmëruar shokun e tij me telefon dhe i kishte pëshpëritur fjalët e fundit teksa po vdiste.

Si përgjegjës për ngjarjen nga hetimet e policisë italiane u ndalua një 21-vjeçar nga Grosseto i identifikuar si Mirko Fiorini, i cili fillimisht mohoi gjithë ngjarjen. Por ishte një plagë e mjekuar në dorën e tij sinjali që provoi fajësinë, pasi i riu kishte shkuar për t’u mjekuar në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së dielës ku Fiorini kishte qëlluar disa herë më thikë në fyt dhe në shpatull 28-vjeçarin shqiptar, i cili u gjet nga policia i vdekur mes një pellgu me gjak poshtë një ure.

Kuço i lindur në Tiranë, qëndronte me dokumente të rregullt në Grosseto prej afro 5 vjetësh, ishte i papunë dhe herë pas here punonte në ndërtim.

Shenja e parë për kapjen e autorit ishte një thikë e përgjakur e gjetur vetëm pak metra larg kufomës dhe motori me të cilin viktima kishte shkuar drejt “takimit me vdekjen”.

Nga hetimet paraprake të policisë, thuhet se pista ku bien dyshimet është ajo e prishjeve të pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Mësohet se viktima e njihte vrasësin e tij, por se Kuço nuk e priste sulmin duke qenë se kishte shkuar i vetëm dhe i pa armatosur në vendin e takimit.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi