Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Ingrit Gjoni, rikthehet super seksi: Ja çfarë më mban në formë Empty Ingrit Gjoni, rikthehet super seksi: Ja çfarë më mban në formë

Mon 12 Aug 2013 - 14:22
TIRANE- Ingrit Gjoni, bukuroshja e famshme e skenës shqiptare, pritet të sjellë shumë shpejt në tregun muzikor, boom-in e saj të radhës... Një baladë ritmike, kushtuar dashurisë së humbur, ishte risia që Gjoni kishte rezervuar për t’ua prezantuar fansave të saj gjatë stinës së nxehtë. Joshëse, me linja të vizatuara, Ingriti shfaqet mjaft provokuese në videon e re, duke sjellë përpara nesh imazhin me të cilin u prezantua për herë të parë në publik, atë të një femre super seksi.
Ingrit Gjoni, rikthehet super seksi: Ja çfarë më mban në formë 2hs9raf
Sigurisht që për të arritur format që ka sot, Ingritit i është dashur të mbajë një regjim të fortë, por aspak mundues për të... “Ushtrohem çdo ditë në palestër, për të paktën dy orë, dhe jam përpjekur të eliminoj brumërat nga menyja e ditës. Ha shumë pak bukë dhe konsumoj përgjithësisht ushqime të tokës”, - thotë këngëtarja, e cila, formave të arritura falë palestrës i ka shtuar edhe një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit, duke fituar kështu trupin perfekt, të dëshiruar nga kushdo... Si gjithmonë, edhe në këtë video ajo shfaqet mjaft e kuruar në imazh, duke bërë pjesë të skenave edhe disa vajza të tjera që janë të zhveshura. Por që megjithatë nuk ia marrin vëmendjen, ikonës Ingrit Gjoni, e cila ia del gjithmonë të na habisë. Kënga e realizuar në studiot e kantautorit Stine, pritet të përsërisë suksesin e hitit “Jek e jek”. Edhe këtë herë produksionin e videos këngëtarja ia ka besuar “Max 15 Production”, të cilët, me një profesionalizëm të lartë kanë xhiruar për disa ditë në jug të vendit.

Pushimet
Dihet që për këngëtarët vera është stina e artë, ku ata vjelin të ardhurat më të shumta, si pasojë e axhendës së ngjeshur. Edhe për Ingritin kjo verë ka qenë e mbushur me koncerte përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, ditë të cilat këngëtarja i ka shfrytëzuar edhe për pushime. Por këto nuk kanë qenë të vetmet ditë pushimi për Gjonin. Ajo ka vetëm disa ditë që është kthyer nga Rimini, ku kaloi disa ditë të mira relaksi nën shoqërinë e familjes. “Sapo kam ardhur nga Rimini, ndërkohë që kam bredhur gjithë bregdetin shqiptar nga veriu në jug, si pasojë e koncerteve. I dua shumë diellin dhe detin. Më falin qetësi”, - përfundon këngëtarja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi