Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës Empty Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës

Mon 12 Aug 2013 - 18:02
Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës K18j



Valter Gjoni rinxjerr nga arkivat karikaturën politike. Shqipëria si një vajzë e bukur lufton kundër një leopardi, një majmuni dhe një gjarpri.
Plot 100 vite më parë, një karikaturë ka bërë xhiron e botës. Është botuar në Amerikë, Francë, Rumani… ishte viti 1913.
Shqipëria ishte veçse një shtet motak, që në konferenca ambasadorësh po copëtohej çika-çika për t’u mbyllur gojën ballkanasve poteremëdhenj. Ishte atëherë kur një ambasador amerikan idealist hedh në qarkullim një karikaturë apo një grafikë politike. Tepër provokuese. Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gërsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht “Grekut”, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi.
Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet “Serbi”. I apasionuar pas arkivave, studiuesit Valter Gjoni i ra në dorë kjo karikaturë. Rruga për të deshifruar firmën në skaj të karikaturës e çoi te tri personalitete: ambasadori amerikan George F. Williams, fotoreporteri frankozviceran, Robert Vaucher dhe ish-kryeministri rumun, Nikolla Jorga (Nicolae Iorga).
I pari që e ka përdorur këtë karikaturë në shkrimet në shtypin e kohës dhe botimet tij mbi çështjen shqiptare, ishte ambasadori amerikan në Greqi e Shqipëri, George F. Williams. Janë të gjitha gjasat që ai të jetë edhe autor i kësaj karikature. Më pas, kjo karikaturë është përdorur edhe nga fotoreporteri i luftës, Robert Vaucher, si dhe politikani rumun, dashamirës i shqiptarëve, Nikolla Jorga. Sipas Gjonit, kjo karikaturë nuk ka përse të mbahet e fshehur… (Gazeta Panorama)
Shtuar më 02/05/2013, ora 09:49
Tage: karikature shqiperia amerikan williams fotoreporteri

___
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës Empty Re: Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës

Mon 12 Aug 2013 - 18:46
Message reputation : 0% (1 vote)
.nga Turqia paska qen e lire...!!? "cudi "
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës Empty Re: Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës

Mon 12 Aug 2013 - 19:15
Princo shkruajti:.nga Turqia paska qen e lire...!!? "cudi "
Nese dikush te mere ty pasurine dhe ja jep dikujt tjeter, ti kujt do tja kerkosh pasurine, atij qe ta mori apo atij qe e ka?!

Se keshtu edhe me Shqiperine mo i nderuar Princo, e pati Turqia (Perandoria Osmane) nen kontrroll dhe ne renien e saj veproi tregetite qe e favorizonin si ashtu i mbeten trojet e Kosoves per 100 vjet Serbise dhe si Iliria ende e zaptuar nga sllavet e ne Malesi gjithashtu, ku te njejtet fate pati edhe Cameria prej grekeve te cilet i mbeshteste tregetia turke...

Pa me thuaj, kujt i takon kerkesa?!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës Empty Re: Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës

Wed 6 Aug 2014 - 5:15
Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës 51vct3
Sponsored content

Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës Empty Re: Karikatura kundër copëtimit të Shqipërisë që bëri xhiron e botës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi