Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dashnor Diko rikthehet pas në kohë: “Trendi që e solla unë dhe Sandri” Empty Dashnor Diko rikthehet pas në kohë: “Trendi që e solla unë dhe Sandri”

Tue 13 Aug 2013 - 15:29
Intervista me Dashnor Dikon. Historia e vajzës si Banania dhe pasditet tek Liqeni Artificial. Rikthehet në modë pikniku me kitare, tendenca e atyre kohëve
Dashnor Diko rikthehet pas në kohë: “Trendi që e solla unë dhe Sandri” Aleksandergjoka%201
Luela Myftari
-Kush nuk e mban mend këngëtarin e “Bananes”? Ai ka kënduar pak, por të gjitha këngët e tij janë bërë hite. Atë kohë askush nuk mendonte se vajza si Banane e Dashnor Dikos do të bënte bujë. Sot, pas më shumë pesëmbëdhjetë vjetësh kjo këngë dëgjohet e këndohet ende po me atë entuziazëm të kohës në të cilën lindi. Pas një mungesë të gjatë në median e shkruar dhe atë televizive, Dashnor Diko vjen në këtë intervistë tek “Shekulli” për të na sjellë ca kujtime nga koha kur këndonte me kitarë tek Liqeni Artificial. Ai do të na rrëfejë një udhëtim që rrugës e bëri një ndër këngëtarët më të paharrueshëm të skenës shqiptare, një Bob Marley shqiptar. Edhe pse me një rrugë të shkurtër artistike, ai rrëfen se më mirë të jetosh pak në skenë, por të mbahesh mend gjatë, se sa të jesh në skenë aq shumë dhe aq shpesh sa, sapo të dalësh nga kjo skenë të mos kujtohesh më fare. E në fakt, Dashnor Diko ka ditur ta zgjedhë çastin e largimit nga skena që me siguri e thërret herë pas here. E meqenëse këto kohë, ka filluar ndjeshëm të ndiqet një trend i ri, Nori, siç e thërrasin miqtë, na shfaqet për të thënë se këto kohë i ka kaluar edhe ai, madje me një shoqëri ndryshe, më të pastër dhe më me sfida se sa kjo e sotmja.
Shkoni nga Liqeni këto ditë?
Shkoj, por jo më për të kënduar. Një nga pasionet e mia të mëdha tanimë është peshkimi. Gjuetia gjithnjë e më shumë po bëhet pjesë e jetës sime. Tani nuk dal të këndoj më me kitarë si dikur.
Si ishte dikur?
Ikja thuajse çdo ditë me Sandrin, Aleksandër Gjokën, tek Liqeni për të kënduar me kitarë, ndonjëherë edhe për të bërë thjeshtë lalalalalalala e për të ëndërruar, por gjithnjë me kitarë. Ëndrrat thureshin më bukur me kitarë. Atë kohë, kjo shëtitje e përditshme ishte jo vetëm argëtim, por edhe një formë rebelimi ndaj një realiteti që nuk na pëlqente kush e di se çfarë.
Ëndrrat thureshin më lehtë me kitarë. Po çfarë ëndërronit?
Ëndërronim të jepnin koncerte nëpër stadiume si të mëdhenjtë e rrokut nëpër botë. Atëherë dëgjonim pak muzikë të huaj, dhe fshehurazi. I mësonim këngët ashtu si i dëgjonim. Me Sandrin kam pasur shije të përbashkëta muzikore. Ato na bënim që shembujt të ishin të njëjtë dhe pak a shumë edhe ëndrrat që thurnim për muzikën tonë, për karrierën artistike. Por, atëherë ishim gjimnazistë, nuk e dinim se do të bëheshim vërtet këngëtarë.
Çfarë këndonit më së shumti?
Gjithçka që kishim dëgjuar dhe na pëlqente. Unë për vete adhuroja Bob Marley-n dhe ende e dua muzikën e tij. Përpiqesha të këndoja si ai, por anglishten nuk e dija si ai. (Qesh). Mbaj mend se këndoja shumë edhe këngët e John Lenon. Atëherë mendoja se fëmijët e mi do të quheshin Xhon dhe Bob, nëse do të ishin djem. Dhe në fakt, ashtu quhen. Tani kam dy fëmijë, dy djem që quhen Bob dhe Xhon. Këto ishin ëndrrat tona, këngët tona, koha jonë.
Cilat nga ëndrrat e Liqenit nuk keni mundur të realizoni?
I kam realizuar thuajse të gjitha. Sandri dhe unë diskutonim shpesh për koncertet që zhvilloheshin nëpër stadiume. Dhe kjo ishte një nga ato që u realizua. Fëmijët e mi mbajnë emrat e dy idhujve të mi në muzikë. Unë kam kënduar muzikën që pëlqej, pa bërë kompromise dhe kam qenë i suksesshëm. Nuk dua të mendoj sot për ëndrrat që ndoshta nuk kam mundur t’i realizoj. Më vjen të them se unë bëra mirë që ika në atë kohë. Kam zgjedhur momentin e duhur për të ikur. Kam ikur ashtu si një këngëtar i pjekur, si këngëtari i një hiti që me siguri e gjen të dëgjohet edhe sot nëpër makina, por tashmë me CD.
E keni vënë re që këto kohë tendenca e të rinjve është t’i rikthehen kohës suaj, kohës në të cilën mund edhe të bëje sikur këndoje me kitarë nga Liqeni?
Po, ka filluar të ndiqet sërish një ritual i tillë. Por, në ndryshim nga këto, të rinjtë e sotëm, ne ishim më të unifikuar, më revolucionarë, për shkak të kohës dhe mundësive. Miqtë që na ndiqnin nga pas ato kohë, ishin njerëz të cilët pa ndonjë interes të përshëndesnin me dashamirësi. Të gjithë në fund të ditës bëheshim shokë. Sot, shoqëria nuk ka të njëjtën vlerë. Sot, mund të dalësh me një kitarë dhe të këndosh, por emocioni me siguri nuk është i njëjti. Unë dhe Sandri hasnim çdo ditë vështrimin e një polici që kur të shihte me kitare në dorë, të bënte të mendoje se po thyeje rregullat e një shoqërie tejet të mbyllur. Na shihnin sikur të kishin armë nëpër duar. Kjo të shtonte adrenalinën, dëshirën për të dalë edhe nesër tek Liqeni.
E mbani mend kitarën tuaj të parë?
E mbaj mend. E kam blerë pasi jam bërë këngëtar, pasi kam dalë në skenë, pasi realizova disa nga ato ëndrrat e Liqenit. Nga Liqeni me Sandrin dilnim me kitare të marrë borxh. Nuk kishim mundësi të blinim aso kohe. Ishim gjimnazistë, në fakt, edhe sikur të donim nuk na i jepte njeri paratë për të blerë kitarë.
Peshkimi

Peshkimi është një nga pasionet më të mëdha të Dashnor Dikos, prej kohësh. Gjithmonë e më shumë ky aktivitet i siguron qetësi atij. Këngëtari me kaçurrela tashmë të thinjura, por të thinjura me sportivitetin dhe energjinë e një djaloshi, e ka bërë detin skenën e tij. Nuk del më të këndojë, por të peshkojë po. Në fakt, nëse do të pyesnim në rrethin e këngëtarëve se kush është peshkatari më i mirë në Shqipëri të gjithë do të thonin: Dashnor Diko. E në fakt, me gjithë këtë përvojë dhe eksperiencë në det, mund themi se suksesin me siguri e ka prekur. Moti i keq dhe i ftohtë në stinën e dimrit nuk e pengon atë që të tërhiqet nga ky pasion. Sepse deti dhe varka me grepa e tërheqin aq shumë sa për to nuk ka stinë. Nori, na zbulon se Ksamili është vendi i tij i preferuar. Ai e njeh mirë Shqipërinë, por me Ksamilin ka një lidhje ndryshe, një nga ato lidhjet të cilat nuk mund të shpjegohen. Distanca e këtij vendi, nuk e ka trembur asnjëherë. Qoftë kohë e mirë apo e keqe, qoftë ditë apo natë, nëse Nori dëshiron të qetësohet, niset në skajin jugor të Shqipërisë për të lundruar fillimisht, e më pas për të peshkuar.

Historia

Vajza si Banania

Ja se si lindi ideja e një kënge që këndohet me buzë në gaz, njëlloj si atëherë kur mori jetë

Nuk kishim se si ta lëshonim Dashnorin pa na rrëfyer historinë e këngës “Si banania”. Ai na rrëfen se fillimisht, kjo këngë nuk u pranua si konkurruese në festival. Dukej shumë e butë, me shumë pak art brenda dhe mendohej se nuk do t’i rezistonte kohës. E në fakt, ndodhi e kundërta. Kjo këngë ka sfiduar mijëra e mijëra këngë që lançohen sot në tregun shqiptar. Dashnor Diko, këngëtari që u bë i paharrueshëm bashkëpunoi aso kohe me Alqi Boshnjakun për tekstin e këngës. “Teksti ka lindur gjatë një udhëtimi. Alqi ishte duke udhëtuar për të takuar të bijën në Athinë. Të paktën kështu, mbaj mend që më ka thënë Alqi. Më ka lajmëruar për tekstin e kësaj kënge sapo ka mbërritur në Athinë. Pastaj mezi prisja që t’i jepja jetë këngës. Sepse muzikën e kisha dëgjuar më parë. Ajo këngë më ka pëlqyer që në dëgjimin e parë. Kishte ritme të bukura. Ajo këngë ishte për mua. Dukej se kishte lindur për ta kënduar unë”, na thotë Nori i emocionuar. Ndërsa për realizimin e videoklipit, këngëtari na thotë se erdhi shumë shpejt. Emocioni që shoqëron një këngë të bukur dhe adrenalina e çuan menjëherë në realizimin e një videoklipi. Edhe pse atëherë videoklipet nuk ishin aq cilësore sa ato të sotmet, ai mbetet një videoklip që ta ka enda ta shohësh. Është realizuar tek kodrat e Liqenit Artificial. “Unë nuk e njihja fare atë bionden. Vajza tjetër është bashkëshortja e Edmond Mancakut, i cili më ka shoqëruar në realizimin e këtij videoklipi. Mundëm ta mbyllnim realizimin për dy orë, sepse gjithçka rrodhi shumë spontanisht”, na tregon Dashnor Niko me sportivitetin që e karakterizon dhe me sytë e qeshur nga kujtimet e asaj kohe që të dehte me sukses. I bindur se do të mbahej mend gjatë kjo këngë, Nori e çon materialin muzikor të realizuar në Festivalin e Këngës në RTSH. Fillimisht, kënga nuk iu pranua. Ajo ishte një këngë ndryshe, një nga ato këngët që sfidonte traditën e festivalit. Kënga e lehtë shqiptare nuk kishte qenë kurrë me nota të tilla, pak latine dhe me një mesazh që trajtohej kaq butë.
Ndoshta, askush nuk e ka marrë aq seriozisht mesazhin e një kënge të tillë, por teksti i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos i keqtrajtojnë femrat sepse ashtu si dhe banania e shkelur që të dyja të “hanë kokën”, por t’i zhveshin e t’i prekin ngadalë. Nuk e di se sa i suksesshëm dhe sa i dëgjuar ka qenë mesazhi i Dashnorit, por e vërteta e hidhur është se, në Shqipëri sheh ende plot lëkura bananesh në tokë..shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi